Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Deputeti serb kërkon shkarkimin e Paunoviqit: Nëse kryeministri nuk ka forcë ta largojë, le të japë dorëheqje

The Geopost July 17, 2026 2 min read
Share the news

Deputeti i Kuvendit të Serbisë, Pavle Grboviq, ka kërkuar shkarkimin e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, pas deklaratave të saj të fundit lidhur me “spastrimin etnik” dhe “deportimin” e shqiptarëve të Kosovës.

Përmes një reagimi publik, Grboviq tha se zhvendosja ose transferimi i detyruar i popullsisë përbën krim lufte dhe krim kundër popullatës civile, duke theksuar se sqarimi i ministres vetëm sa e rëndon edhe më shumë pozicionin e saj.

Sipas tij, deklaratat e Paunoviqit konfirmojnë natyrën kriminale të politikës që ajo mbështet, edhe pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiq, u distancuan nga deklarata e saj fillestare.

“Me këtë shpjegim, ministrja e konfirmoi natyrën kriminale të politikës që mbështet, edhe pasi presidenti Vuçiq dhe kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiq, u distancuan nga deklarata e saj. Ministrja duhet të shkarkohet që nesër. Nëse kryeministri nuk ka forcën politike për ta bërë këtë, atëherë ai vetë duhet të japë dorëheqje”, ka deklaruar Grboviq.

Ai paralajmëroi se, nëse as shkarkimi i ministres dhe as dorëheqja e kryeministrit nuk ndodhin, atëherë do të jetë e qartë se e gjithë pushteti ekzekutiv në Serbi ndan të njëjtat qëndrime si Paunoviq.

“Nëse asnjëra prej këtyre nuk ndodh, atëherë është e qartë se e gjithë pushteti ekzekutiv ndan të njëjtat qëndrime kriminale si ministrja Paunoviq”, u shpreh deputeti serb.

Paunoviq ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë, Serbi dhe ndërkombëtarisht pasi deklaroi se, po të ishte në vend të Slobodan Millosheviqit, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën” në vitin 1998. Më pas, ajo u përpoq ta zbusë deklaratën, duke thënë se kishte dashur të përdorte termin “deportim” dhe jo “spastrim etnik”.

Prinudno raseljavanje ili preseljavanje predstavlja radnju izvršenja krivičnog dela Ratnog zločina protiv civilnog stanovništva (član 272. KZ-a).

Ovim objašnjenjem je ministarka potvrdila zločinačku prirodu politike za koju se zalaže, čak i nakon što su se od njene izjave… https://t.co/yqLo5LhF7A

— Pavle Grbovic (@PavleGrbovic) July 17, 2026

Tags: Serbia Snezhana Paunoviq

Continue Reading

Previous: Ministrja serbe përballet me padi në Kosovë dhe kërkesë për shkarkim në Serbi
Next: Shtohet presioni gjerman pas deklaratës skandaloze për Kosovën të ministres serbe

Gjenden mbetje eshtërore të tre personave në Kalludër të Zubin Potokut 2 min read
  • Ballkan
  • News

Gjenden mbetje eshtërore të tre personave në Kalludër të Zubin Potokut

The Geopost August 15, 2026
Hetimi i NYT: Operativët rusë drejtuan programe trajnimi në Bosnje dhe Serbi që synonin Moldavinë 3 min read
  • Ballkan
  • News

Hetimi i NYT: Operativët rusë drejtuan programe trajnimi në Bosnje dhe Serbi që synonin Moldavinë

The Geopost August 15, 2026
Dosja e prokurorisë: Si fotografoheshin zyrtarët e AKI-së nga Fehim Sali, i dyshuari për spiunazh 2 min read
  • Ballkan
  • News

Dosja e prokurorisë: Si fotografoheshin zyrtarët e AKI-së nga Fehim Sali, i dyshuari për spiunazh

The Geopost August 14, 2026
Matiq: Për pushtetin në Beograd shërbimi sekret rus është autoritet suprem 7 min read
  • Ballkan
  • News

Matiq: Për pushtetin në Beograd shërbimi sekret rus është autoritet suprem

The Geopost August 14, 2026
Gligorijeviq: Dhuna është bërë pjesë e përditshmërisë në Serbi, regjimi i Vuçiqit po shpërbëhet 2 min read
  • Ballkan

Gligorijeviq: Dhuna është bërë pjesë e përditshmërisë në Serbi, regjimi i Vuçiqit po shpërbëhet

The Geopost August 14, 2026
Rusia i bashkohet narrativës së Serbisë: Bashkëpunimin ushtarak Kosovë–Shqipëri–Kroaci e cilëson kërcënim për Ballkanin 3 min read
  • Ballkan

Rusia i bashkohet narrativës së Serbisë: Bashkëpunimin ushtarak Kosovë–Shqipëri–Kroaci e cilëson kërcënim për Ballkanin

The Geopost August 14, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.