Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Dënohen dy të akuzuar për barrikadat në veri, për katër të tjerë gjyqi nis më 15 shtator

The Geopost August 31, 2026 3 min read
Share the news

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar Dushan Dobraqin me një vit burgim dhe Millosh Radosavljeviqin me nëntë muaj burgim për vendosjen e barrikadave në Zveçan, në veriun e Kosovës, më 2022.

Ndaj tyre ishte veçuar procedura gjyqësore paraditen e së hënës, pasi gjyqtari kishte njoftuar se kishin arritur marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë Speciale.

Millosh Radosavljeviq u shpall fajtor për veprat penale “Bashkimi në veprimtari kundërkushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues”.

Për të njëtën vepër dhe për “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” u shpall fajtor edhe Dobraq.

Për veprën e parë, ai u dënua me 6 muaj burgim, kurse për të dytën u dënua me 6 muaj burgim, raporton Betimi për Drejtësi.

Ndërkaq është shtyrë për 15 shtator seanca gjyqësore ndaj katër të akuzuar të tjerë për vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës më 2022, pasi në senacën fillestare të caktuar për këtë të hënë mungoi i akuzuari Nenad Orlloviq.

Gjykatësi i rastit, Rrahman Beqiri, tha se në seancë mungon i akuzuari Nenad Orlloviq, për të cilin gjykata ka përsëritur urdhërarrestin.

Ai bëri të ditur se, sipas raportit të Policisë të datës 27 gusht 2026, zyrtarët policorë kanë shkuar për të ekzekutuar urdhërarrestin, por Orlloviq nuk është gjetur në vendbanim.

Fqinjët e tij kanë deklaruar se ai jeton në Serbi.

Ndërkaq, u veçua procedura për të akuzuarit Millosh Radosavleviq dhe Dushan Drobaq, pasi kanë arritur marrëveshje me Prokurorinë për pranim të fajësisë, raporton Betimi për Drejtësi.

Dushan Maksimoviq, Nemanja Jolloviq, Sërgjan Vuçiniq dhe Nenad Orlloviq ngarkohen me veprën penale kundër rendit kushtetues për vendosje të barrikadave në veri të Kosovës më 2022.

Aktakuza ndaj tyre u ngrit më 26 qershor 2026.

Ata dyshohen se më 10 dhjetor 2022 kishin vendosur barrikada në rrugët e komunave veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Barrikadat ishin larguar më 29 dhjetor të po atij viti.

Të akuzuarit, tha Prokuroria, dyshohet se kishin bllokuar rrugët kryesore me mjete të forta, përfshirë kamionë të mbushur me zhavorr, ekskavatorë, autoambulanca, autobusë dhe automjete të tjera.

Çfarë kishte ndodhur dhjetorin e vitit 2022 në veri?

Më 6 dhjetor të vitit 2022, në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut ishin hedhur dy mjete shpërthyese, por vetëm njëri kishte shpërthyer.

Zyrtarët zgjedhorë në atë kohë po organizonin mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, pas tërheqjes së kryetarëve serbë në katër komunat në veri, që vinin nga Lista Serbe – partia kryesore e serbëve që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – në shenjë pakënaqësie ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.

Si pasojë e tensioneve, votimet u shtynë për prillin e vitit pasues.

Për shkak të sulmit ndaj zyrave të KQZ-së, autoritetet kishin arrestuar ish-pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, më 9 dhjetor në pikën kufitare të Jarinjës, e cila e lidh Kosovën me Serbinë.

Arrestimi i tij rriti edhe më shumë tensionet me serbët lokalë që më pas ngritën barrikada.

Në atë kohë, Serbia kishte vendosur në gatishmëri ushtrinë dhe kishte rritur praninë ushtarake në vijën kufitare me Kosovën, përkatësisht në Rashkë.

Tags: Gjykata Themelore në Prishtinë Veriu i Kosovës

Continue Reading

Previous: “Ata e dëgjuan Vuçiqin dhe humbën gjithçka” – Stojkoviq rikthen rolin e tij në luftërat e viteve ’90
Next: Nga Moska te Pekini: Kina po merr rol kyç në energjinë e Serbisë

Kongresi amerikan kërkon masa ndaj Serbisë së Vuçiqit: Në shënjestër lidhjet me Rusinë dhe Kinën 5 min read
  • News

Kongresi amerikan kërkon masa ndaj Serbisë së Vuçiqit: Në shënjestër lidhjet me Rusinë dhe Kinën

The Geopost August 31, 2026
Nga Moska te Pekini: Kina po merr rol kyç në energjinë e Serbisë 13 min read
  • Ballkan

Nga Moska te Pekini: Kina po merr rol kyç në energjinë e Serbisë

The Geopost August 31, 2026
“Ata e dëgjuan Vuçiqin dhe humbën gjithçka” – Stojkoviq rikthen rolin e tij në luftërat e viteve ’90 4 min read
  • Ballkan
  • News

“Ata e dëgjuan Vuçiqin dhe humbën gjithçka” – Stojkoviq rikthen rolin e tij në luftërat e viteve ’90

The Geopost August 31, 2026
Mladiqi vdiq, por ideologjia e tij mbeti gjallë – gazetari britanik me analizë për Serbinë 4 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mladiqi vdiq, por ideologjia e tij mbeti gjallë – gazetari britanik me analizë për Serbinë

The Geopost August 31, 2026
Komiteti i Helsinkit: Vdekja e Mlladiqit nuk i dha fund ideologjisë nacionaliste të Serbisë 4 min read
  • Ballkan

Komiteti i Helsinkit: Vdekja e Mlladiqit nuk i dha fund ideologjisë nacionaliste të Serbisë

The Geopost August 31, 2026
Presidenti i Finlandës: Rusia nuk do të rrezikonte të sulmonte NATO-n, aleancën më të fortë në botë 2 min read
  • Botë
  • News

Presidenti i Finlandës: Rusia nuk do të rrezikonte të sulmonte NATO-n, aleancën më të fortë në botë

The Geopost August 31, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.