Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Belgjika dhe Austria hapin hetime për vrasjet në Sarajevë

The Geopost May 21, 2026 3 min read
Share the news

Zyra e Prokurorit Federal të Belgjikës ka njoftuar hapjen e një hetimi për përfshirjen e mundshme të shtetasve belgë në të ashtuquajturin “safari snajperësh” gjatë rrethimit të Sarajevë në vitet 1990.

Sipas deklaratës së prokurorisë belge, hetimi është nisur bazuar në informacionet e publikuara në media. Autoritetet nuk kanë dhënë më shumë detaje, duke u thirrur në interes të procedurës hetimore.

Ky zhvillim vjen pasi edhe autoritetet italiane në Milano hapën hetime ndaj të ashtuquajturve “snajperë të fundjavës”, persona që dyshohet se paguanin shuma të mëdha parash për të ardhur në pozicionet e Ushtrisë së Republikës Srpska rreth Sarajevës dhe për të qëlluar mbi civilët në qytetin e rrethuar.

Sipas raportimeve, një shtetas italian 80-vjeçar, ish-shofer kamioni nga provinca e Pordenones, tashmë është nën hetim dhe është marrë në pyetje nga autoritetet italiane.

Ndërkohë, edhe Austria ka nisur hetime ndaj dy personave të dyshuar për përfshirje në këto krime lufte. Ministria e Drejtësisë në Vjenë konfirmoi se hetimet janë hapur që nga 25 prilli ndaj një shtetasi austriak dhe një personi tjetër ende të paidentifikuar.

Sipas mediave austriake, ekzistojnë dyshime se një nga të dyshuarit kishte udhëtuar drejt Sarajevës gjatë luftës në Bosnje për të qëlluar mbi civilët si snajperist, ndërsa udhëtimet maskoheshin si “udhëtime gjuetie në Ballkan”.

Ish-ministrja austriake e Drejtësisë, Alma Zadiq, deklaroi se akuzat lidhen me “krimet më të rënda të luftës” dhe kërkoi që ato të hetohen pa lënë hapësirë për mosndëshkim.

Hetimet janë intensifikuar veçanërisht pas publikimit të dokumentarit Sarajevo Safari të regjisorit slloven Miran Zupanič në vitin 2022.

Dokumentari trajton pretendimet se të huaj të pasur paguanin forcat serbe të Bosnjës për të pasur mundësinë të qëllonin mbi civilët në Sarajevë gjatë rrethimit të qytetit.

Në librin “Cecchini del Weekend” (“Snajperistët e fundjavës”), gazetari italian Ezio Gavazzeni shkruan se “turistët e luftës” vinin nga Italia, Franca, Belgjika, Zvicra, Austria dhe Rusia.

Sipas dëshmive të publikuara në libër, udhëtimet organizoheshin nga një kompani me seli në Milano dhe klientët ishin kryesisht persona të pasur mbi 50 vjeç.

Edhe në Gjermani janë ngritur pyetje politike lidhur me këtë çështje. Deputetja e të Gjelbërve në Bundestag, Irene Mihalic, kërkoi sqarime nga qeveria gjermane për informacionet që mund të posedojnë autoritetet gjermane.

Rrethimi i Sarajevës konsiderohet një nga episodet më tragjike të luftës në Bosnje. Nga prilli i vitit 1992 deri në nëntor të vitit 1995, nën bombardimet dhe sulmet e snajperistëve serbë të Bosnjës, u vranë rreth 11 mijë e 500 civilë dhe mbi 50 mijë të tjerë u plagosën.

Sipas të dhënave të organizatave të viktimave dhe vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, çdo fëmijë i dhjetë i vrarë gjatë rrethimit të Sarajevës u qëllua nga snajperët.

Megjithatë, deri më sot, asnjë snajper individual nuk është ndjekur penalisht para gjykatave vendore apo ndërkombëtare.

The GeoPost

Tags: Aleksandar Vuçiq Austria Belgjika Safari Sarajevo

Continue Reading

Previous: Politikani serb në Graçanicë, Jovanoviq: Gruaja ime u largua nga puna pasi nuk e mbështes Listën Serbe
Next: Qytetarja në Graçanicë: U largova nga puna pas 35 vitesh pa asnjë shpjegim – burri im mbështet Rashiqin

Kuvendi i Kosovës miraton në parim Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë 3 min read
  • Ballkan

Kuvendi i Kosovës miraton në parim Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë

The Geopost October 5, 2026
Wilson: Regjimi i Vuçiqit po përpiqet të pengojë votimin e diasporës serbe, njësoj si Georgian Dream në Gjeorgji 3 min read
  • Ballkan

Wilson: Regjimi i Vuçiqit po përpiqet të pengojë votimin e diasporës serbe, njësoj si Georgian Dream në Gjeorgji

The Geopost October 5, 2026
Biljana Pllavshiq, gruaja që pas masakrës e puthi Arkanin dhe boshnjakët i quajti “material gjenetik të prishur” 4 min read
  • Ballkan

Biljana Pllavshiq, gruaja që pas masakrës e puthi Arkanin dhe boshnjakët i quajti “material gjenetik të prishur”

The Geopost October 5, 2026
YouTuberët austriakë depërtojnë në Batajnicë, publikojnë pamje të bazës ku Serbia operon avionë dhe dronë 2 min read
  • Ballkan

YouTuberët austriakë depërtojnë në Batajnicë, publikojnë pamje të bazës ku Serbia operon avionë dhe dronë

The Geopost October 4, 2026
Propozimi për Serbinë “tregon se Kongresi ndjek zhvillimet në mënyrë të pavarur nga Shtëpia e Bardhë” 5 min read
  • Ballkan
  • News

Propozimi për Serbinë “tregon se Kongresi ndjek zhvillimet në mënyrë të pavarur nga Shtëpia e Bardhë”

The Geopost October 3, 2026
“Malit të Zi i kushtëzohet hyrja në BE”, Kroacia i kërkon pasuri me vlerë mbi 2.4 miliardë euro 2 min read
  • Ballkan
  • News

“Malit të Zi i kushtëzohet hyrja në BE”, Kroacia i kërkon pasuri me vlerë mbi 2.4 miliardë euro

The Geopost October 3, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.