Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Analistët në Serbi: Vuçiq po përdor struktura kriminale parapolicore për të frikësuar kundërshtarët

The Geopost August 8, 2026 2 min read
Share the news

Analistët politik serbë, kanë akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se qëndron pas krijimit të strukturave parapolicore të përbëra nga persona me precedentë kriminalë, të cilat, sipas tyre, përdoren për të frikësuar dhe sulmuar kritikët e pushtetit.

Reagimet erdhën pas sulmit fizik ndaj regjisorit dhe profesorit të Fakultetit të Arteve Dramatike, Stevan Filipoviq, i cili deklaroi se më 5 gusht u rrah nga persona që, sipas tij, janë të lidhur me Partinë Përparimtare Serbe (SNS), pasi i fotografoi duke shembur një ndërtesë të mbrojtur në qendër të Beogradit.

Filipoviq tha se sulmuesit e rrëzuan përtokë, e goditën me shqelma dhe me një karrige metalike, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe humbje të përkohshme të vetëdijes. Ndërkohë, Zyra e Parë e Prokurorit Themelor Publik në Beograd njoftoi se ka urdhëruar identifikimin e autorëve dhe mbledhjen e provave, përfshirë pamjet nga kamerat e sigurisë.

Pas incidentit, presidenti Vuçiq deklaroi se dënon çdo formë dhune dhe kërkoi që autorët të identifikohen e të mbahen përgjegjës. Megjithatë, ai shprehu dyshime mbi pretendimet e Filipoviçit për identitetin e sulmuesve, duke thënë se shpreson që ato “të mos jenë trillim politik”.

Presidenti i Asociacionit të Mediave të Pavarura Elektronike (ANEM), Veran Matiq, i tha Danas se sulmet ndaj kritikëve të pushtetit nuk janë incidente të izoluara, por pjesë e një modeli të organizuar frikësimi.

Sipas tij, që nga fillimi i protestave studentore dhe qytetare është krijuar një sistem paralel sigurie pranë Presidencës, i përbërë nga persona me precedentë penalë, të cilët, sipas tij, përdoren për të penguar dokumentimin e ngjarjeve publike dhe për të ushtruar presion ndaj kundërshtarëve të qeverisë.

Matiq e krahasoi këtë strukturë me “falangat fashiste”, duke pretenduar se ajo vepron në të gjithë Serbinë dhe gëzon mbrojtje institucionale.

Ai argumentoi se deklaratat publike të Vuçiqit kundër dhunës janë në kundërshtim me veprimet e tij politike, duke përmendur faljen e disa aktivistëve të SNS-së të dënuar për sulme ndaj studentëve dhe mbështetjen publike për persona të përfshirë në incidente të tjera.

Edhe aktivisti qytetar Danijel Dashiq kritikoi presidentin serb, duke deklaruar se klima e pandëshkueshmërisë inkurajon dhunën politike.

Sipas tij, faljet presidenciale dhe mungesa e ndëshkimit për autorët e sulmeve krijojnë bindjen se persona të afërt me pushtetin nuk do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Në analizën e saj, Danas rikujton edhe raste të tjera të sulmeve ndaj gazetarëve, aktivistëve dhe figurave publike, përfshirë ekipin e televizionit N1 dhe shkrimtarin Vladimir Arsenijeviq, duke ngritur shqetësime për trajtimin e këtyre rasteve nga organet e drejtësisë.

The GeoPost

Tags: Aleksandar Vuçiq Serbia

Continue Reading

Previous: Drecun, pa fakte, përsërit narrativat dezinformuese ndaj Kosovës dhe institucioneve të saj
Next: Beogradi nuk shkëputet nga Moska: Deklaratat e Vulinit kundër BE-së tregojnë vazhdimin e politikës pro-ruse të Serbisë

Avokati i Hashim Thaçit: Tre gjykatësit e Speciales e njollosën UÇK-në dhe NATO-n 2 min read
  • Ballkan

Avokati i Hashim Thaçit: Tre gjykatësit e Speciales e njollosën UÇK-në dhe NATO-n

The Geopost September 22, 2026
Pettifer: Kosova duhet ta rishikojë raportin me EULEX-in dhe misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Hagës 5 min read
  • Ballkan

Pettifer: Kosova duhet ta rishikojë raportin me EULEX-in dhe misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Hagës

The Geopost September 22, 2026
Miketiq: Po përgatitet vjedhja e zgjedhjeve në Serbi përmes votuesve të regjistruar në Kosovë 2 min read
  • Ballkan

Miketiq: Po përgatitet vjedhja e zgjedhjeve në Serbi përmes votuesve të regjistruar në Kosovë

The Geopost September 21, 2026
“Kosova si kartë elektorale”: Si RTS po e ndërton narrativën e Vuçiqit para zgjedhjeve 5 min read
  • Ballkan

“Kosova si kartë elektorale”: Si RTS po e ndërton narrativën e Vuçiqit para zgjedhjeve

The Geopost September 21, 2026
Frika e Vuçiqit nga humbja e pushtetit, Rusia i del në mbrojtje para zgjedhjeve 5 min read
  • Ballkan
  • News

Frika e Vuçiqit nga humbja e pushtetit, Rusia i del në mbrojtje para zgjedhjeve

The Geopost September 21, 2026
Sinjal i fortë nga Brukseli për Vuçiqin, von der Leyen anashkalon Serbinë 5 min read
  • Ballkan

Sinjal i fortë nga Brukseli për Vuçiqin, von der Leyen anashkalon Serbinë

The Geopost September 21, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.