Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Donald Trump uron Kosovën për 18-vjetorin, riafirmon mbështetjen e SHBA-së

The Geopost February 16, 2026 2 min read
Share the news

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka uruar Kosova për 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, duke rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të saj.

Lajmi është bërë i ditur nga Presidenca e Kosovës, e cila ka njoftuar se në letrën e dërguar nga Trump, Kosova përgëzohet për rolin e saj në themelimin e nismës “Bordi i Paqes”, si dhe për mbështetjen ndaj përpjekjeve amerikane për zgjidhjen e problemeve globale, përfshirë luftën në Ukrainë, konfliktin në Gazë dhe çështje të tjera ndërkombëtare.

“Teksa marrëdhënia mes dy vendeve vazhdon të rritet, ne mirëpresim zgjerimin e partneritetit përmes bashkëpunimit tregtar dhe investimeve. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë së bashku me Kosovën për të avancuar paqen dhe stabilitetin për të mirën e përbashkët”, thuhet mes tjerash në letër.

Sipas të dhënave zyrtare, SHBA-ja ka ndarë mbi 2 miliardë dollarë ndihmë për Kosovën që nga viti 1998, duke mbetur një nga mbështetëset kryesore politike, ekonomike dhe ushtarake të vendit.

Udhëheqësit shtetërorë kosovarë kanë theksuar ndër vite se Amerika është partnerja më e rëndësishme strategjike e Kosovës dhe se mbështetja e saj konsiderohet jetike për zhvillimin dhe konsolidimin e shtetësisë.

Në këtë kuadër, Kosova së fundmi i është bashkuar nismës së Trumpit, “Bordi i Paqes”, përmes së cilës SHBA-ja synon të kontribuojë në përfundimin e konflikteve në botë dhe forcimin e stabilitetit ndërkombëtar.

Megjithatë, marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Uashingtonit kanë kaluar edhe periudha tensioni. Në disa raste, zyrtarë amerikanë kanë shprehur shqetësime për veprime të Qeverisë paraprake të kryeministrit Albin Kurti, të cilat kishin të bënin me çështje që preknin minoritetin serb dhe që, sipas tyre, ishin të njëanshme dhe të pakoordinuara me partnerët ndërkombëtarë.

Si pasojë e këtyre zhvillimeve, SHBA-ja vitin e kaluar kishte pezulluar nisjen e Dialogut Strategjik me Kosovën.

Megjithatë, nga Ambasada amerikane në Prishtinë është bërë e ditur në javët e fundit se Uashingtoni është i gatshëm ta rinisë këtë proces dhe të punojë me Kurtin, i cili javën e kaluar ka nisur mandatin e tretë si kryeministër.

SHBA-ja ka qenë ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008. Deri më tani, shtetësia e Kosovës është njohur nga 121 shtete, ndërsa sfidë mbetet mosnjohja nga katër shtete anëtare të NATO-s dhe pesë vende të Bashkimit Evropian, organizata ku Kosova synon të anëtarësohet në të ardhmen.

Tags: Donald Trump Kosova SHBA

Continue Reading

Previous: Stacionet televizive ruse të ndaluara në BE, por të disponueshme në RS dhe pjesë të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës
Next: 18 vjet shtet: Kosova feston përvjetorin e Pavarësisë

Eksperti gjerman: Serbia mbetet faktori kryesor destabilizues në Ballkan, Vuçiq përdor nacionalizmin për pushtet 6 min read
  • Ballkan

Eksperti gjerman: Serbia mbetet faktori kryesor destabilizues në Ballkan, Vuçiq përdor nacionalizmin për pushtet

The Geopost September 11, 2026
Spiunë kundër popullit: BIA në fushatën zgjedhore si instrument i Vuçiqit 4 min read
  • Ballkan

Spiunë kundër popullit: BIA në fushatën zgjedhore si instrument i Vuçiqit

The Geopost September 11, 2026
Gazeta gjermane FAZ: Durimit të BE-së me Serbinë i erdhi fundi – Vuçiqi nuk duhet të tolerohet më 2 min read
  • Ballkan
  • News

Gazeta gjermane FAZ: Durimit të BE-së me Serbinë i erdhi fundi – Vuçiqi nuk duhet të tolerohet më

The Geopost September 11, 2026
Togeri i Kosovës, Jevtiq, i përcolli BIA-s dokumente dhe plane operative të Policisë 4 min read
  • Ballkan

Togeri i Kosovës, Jevtiq, i përcolli BIA-s dokumente dhe plane operative të Policisë

The Geopost September 10, 2026
Ministri i Jashtëm i Bosnjës u shkruan shteteve të OKB-së të sanksionojnë Serbinë për nderimet shtetërore për Mlladiqin 5 min read
  • Ballkan

Ministri i Jashtëm i Bosnjës u shkruan shteteve të OKB-së të sanksionojnë Serbinë për nderimet shtetërore për Mlladiqin

The Geopost September 10, 2026
Zyrtari rus i futbollit dhe ish-oficeri i inteligjencës bëhet shtetas i ri serb 6 min read
  • Ballkan

Zyrtari rus i futbollit dhe ish-oficeri i inteligjencës bëhet shtetas i ri serb

The Geopost September 10, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.