Portali Sputnik Srbija ka publikuar më 19 shkurt një artikull me titullin: “Incident në KiM: U sekuestruan vula dhe dokumente serbe në pikën e Bërnjakut pranë Zubin Potokut”.
Titulli sugjeronte një ngjarje serioze të sigurisë, por nga përmbajtja e tekstit rezulton se nuk ka pasur ndonjë incident në kuptimin e përplasjeve, dhunës apo përshkallëzimit të situatës.
Sipas informacionit në tekst, gjatë kontrollit të një automjeti me targa serbe në pikën kufitare Bërnjak, policia ka gjetur një vulë dhe disa dokumente në gjuhën serbe.
Sendet janë sekuestruar me urdhër të prokurorit për procedura të mëtejshme.
Shoferi i automjetit nuk është arrestuar, ndërsa rasti është cilësuar si “në procedurë”.

Policia e Kosovës në njoftimin e saj zyrtar ka saktësuar:
“SPK. Bërnjak 18.02.2026 – 22:25. Gjatë kontrollit në automjetin me targa të Serbisë, drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, janë gjetur: një vulë me shkrim serb, disa dokumente tjetra në gjuhën serbe, një kërkesë nga MB e Serbisë, dy kontrata serbe etj.
Me urdhër të prokurorit vula dhe dokumente i janë konfiskuar, rasti është në procedurë hetimore.”
Në raport nuk përmendet ndonjë incident apo problem sigurie.
Titulli i publikuar nga Sputnik Srbija ka tendencë dhe “clickbait”, pasi dramatizon një veprim rutinë policor dhe sugjeron një ngjarje më serioze sesa ajo që del nga përmbajtja e vet artikullit.

Fakte kundër propagandës: Si Petar Petkoviq manipulon lidhur me marrëveshjen Kosovë–Shqipëri–Kroaci
Balkan Disinformation Summit, Pristina 2025, Alen Musaefendić (EEAS)
Balkan Disinformation Summit, Pristina 2025, Călin Georgia (Romania)
Balkan Disinformation Summit, Pristina 2025, Tommaso Canetta (Italy)
Balkan Disinformation Summit, Pristina 2025, Darko Brkan (B&H)
Balkan Disinformation Summit, Pristina 2025, Jason Steinhauer (USA)