Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza
  • News

Zgjedhjet lokale në Serbi: Vuçiq i dobësuar, alternativa ende nuk ekziston

The Geopost April 2, 2026 4 min read
Share the news

Rezultatet e zgjedhjeve të fundit lokale në Serbi sollën një mesazh të rëndësishëm, por në shikim të parë kontradiktor: pushteti i Aleksandar Vuçiqit nuk është më aq i fortë sa ishte, por alternativa politike që do ta shndërronte këtë dobësi në ndryshim ende nuk ekziston.

Shkruan: Dragan Shormaz

Në fakt, fitorja relativisht e zbehtë dhe jo bindëse e koalicionit qeverisës në zonat që tradicionalisht kanë qenë të prirura ndaj SNS-it tregon për ndryshime tektonike brenda trupit zgjedhor. Megjithatë, këto ndryshime ende nuk kanë marrë një artikulim të qartë politik. Sistemi dukshëm po lëviz, por pa një forcë që do ta drejtonte këtë lëvizje.

Rënia e besimit ndaj pushtetit është e dukshme dhe e matshme. Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2022, rezultatet që ka arritur lista e udhëhequr nga Vuçiqi janë dukshëm më të dobëta, dhe kjo pavarësisht faktit se presidenti insistoi në bashkimin e të gjithë partnerëve të koalicionit nën një “ombrellë” të vetme politike. Kur kësaj i shtohet përdorimi maksimal i të gjithë mekanizmave në dispozicion për mobilizimin dhe kontrollin e votuesve, pamja bëhet edhe më e qartë: bëhet fjalë për një erozion serioz të besimit ndaj pushtetit.

Madje as angazhimi intensiv i aparatit partiak dhe i falangave lojaliste nuk arriti ta fshehë këtë trend. Përkundrazi, përpjekjet për të tërhequr vëmendjen përmes publikimit të aferave të reja, siç janë akuzat ndaj partisë opozitare margjinale Narodna partija për manipulime zgjedhore, duken më shumë si përpjekje për të devijuar vëmendjen dhe si shenjë e nervozizmit politik sesa si një strategji serioze. Veçanërisht shqetësuese për pushtetin janë diferencat minimale në përqindje në zonat që deri tani konsideroheshin të sigurta. Sepse nëse diferenca është e vogël aty ku pushteti është më i fortë, çfarë mund të pritet në qendrat e mëdha urbane ku opozita ka një potencial dukshëm më të madh?

Është gjithashtu e dukshme se në zonat më të varfra SNS ka fituar më lehtë, si në Majdanpek, ndërsa në Kula (Vojvodinë) diferenca është e vogël, pavarësisht të gjitha manipulimeve të cilave iu ka drejtuar regjimi, madje edhe me përdorimin e dhunës dhe frikësimit të hapur. Në disa komuna, SNS me të gjithë partnerët e koalicionit tani do të ketë një avantazh prej vetëm një këshilltari.

Megjithatë, dobësia e pushtetit në vetvete nuk do të thotë edhe zëvendësimin e tij. Këtë e tregon qartë edhe ana tjetër e ekuacionit politik – opozita, përkatësisht e ashtuquajtura listë politike “studentore”, e cila, pavarësisht energjisë së fortë të protestave nga periudha e mëparshme, nuk po arrin ta kapitalizojë pakënaqësinë e qytetarëve.

Ndryshe nga modeli që në vitin 2000 e zbatoi Opozita Demokratike e Serbisë në luftën kundër regjimit të Slobodan Miloševićit, skena e sotme opozitare duket e fragmentuar, programatikisht e paqartë dhe organizativisht e pamjaftueshme. Në epokën e rrjeteve sociale, ku shumica e qytetarëve informohen jashtë mediave tradicionale, teorikisht është më e lehtë të thyhet bllokada informative. Megjithatë, pa një ofertë të qartë politike, as ky kanal komunikimi nuk është i mjaftueshëm.

Problemet kryesore të kësaj grupimi politik janë të dukshme. I mungon një qëndrim i qartë ndaj çështjeve strategjike si integrimet evropiane apo raporti ndaj NATO-s. Organizimi është i dobët, pa liderë të njohur dhe të besueshëm. Programi reduktohet në përgjithësime për luftën kundër korrupsionit, pa politika të detajuara që do ta bënin këtë luftë të mundur. Po ashtu, nuk ekziston një qëndrim i qartë apo model i politikës së re ndaj Kosovës, politikës rajonale dhe trashëgimisë së luftërave të viteve ’90.

Veçanërisht tregues është mungesa e një qëndrimi të qartë ndaj luftës në Ukrainë dhe ndaj sanksioneve që Bashkimi Evropian i ka vendosur Rusisë. Në një hapësirë politike ku çështjet gjeopolitike janë kyçe, paqartësia nuk është neutrale – ajo është një handikap politik.

Ndryshe nga një opozitë e tillë, SNS megjithatë ofron një kornizë të caktuar, ndonëse problematike dhe mjaft të vjetëruar. Politika e saj bazohet në një kombinim të populizmit, retorikës kuazi-patriotike dhe një narrative ekonomike që kryesisht reduktohet në projekte infrastrukturore dhe manipulim të treguesve statistikorë. Ky model është gjithnjë e më i kushtueshëm për Serbinë, por vazhdon të jetë politikisht funksional sepse ofron një mesazh të qartë dhe të dallueshëm.

Problemi i opozitës është se nuk ka as një narrativë të qartë, as një strategji koherente, e as guximin politik për të bërë një shkëputje thelbësore nga modeli i politikës që Vuçiqi e ka “patentuar”.

Megjithatë, këto zgjedhje treguan diçka që nuk duhet neglizhuar: potenciali për ndryshim ekziston. Trupi zgjedhor është në lëvizje, besimi ndaj pushtetit po bie, dhe hapësira politike për një alternativë të re po hapet. Ajo që mungon është artikulimi politik i kësaj hapësire.

Në këtë kontekst, përvoja e partisë hungareze TISZA dhe liderit të saj Peter Magyar mund të jetë më shumë se mësimdhënëse. Shembulli i tyre tregon se edhe në kushte të kontrollit të fortë të institucioneve dhe mediave, një alternativë politike e organizuar mirë, e profilizuar qartë dhe e konceptuar në mënyrë moderne mund të arrijë rezultate serioze.

Me fjalë të tjera, problemi i Serbisë sot nuk qëndron vetëm në dobësinë e pushtetit, por edhe në dobësinë e alternativës. Dhe pa këtë alternativë, çdo ndryshim mbetet vetëm një mundësi, por jo edhe një realitet.

The Geopost

Tags: Aleksandar Vuçiq Dragan Shormaz Serbia

Continue Reading

Previous: Analizë: Beteja për Hormuzin dhe “Prosperity Guardian”
Next: Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”

Nga miliona fitime në humbje: NIS në vitin e sanksioneve të SHBA-së 5 min read
  • News

Nga miliona fitime në humbje: NIS në vitin e sanksioneve të SHBA-së

The Geopost April 4, 2026
Beogradi në sinkron me Moskën, vazhdon narrativën kundër realitetit të Kosovës 2 min read
  • Ballkan
  • News

Beogradi në sinkron me Moskën, vazhdon narrativën kundër realitetit të Kosovës

The Geopost April 3, 2026
Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve” 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”

The Geopost April 2, 2026
Analizë: Beteja për Hormuzin dhe “Prosperity Guardian” 6 min read
  • Analiza

Analizë: Beteja për Hormuzin dhe “Prosperity Guardian”

The Geopost March 30, 2026
FSK-ja gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për vendimin 6 min read
  • News

FSK-ja gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për vendimin

The Geopost March 29, 2026
Gazetari italian zbulon rrjetin e mercenarëve të huaj në rastin “Sarajevo Safari”, ku është i përfshirë edhe Vuçiq 2 min read
  • Ballkan
  • News

Gazetari italian zbulon rrjetin e mercenarëve të huaj në rastin “Sarajevo Safari”, ku është i përfshirë edhe Vuçiq

The Geopost March 29, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.