Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza

Trump thotë se ka rënë dakord me Putinin për fillim të negociatave për luftën në Ukrainë

The Geopost February 13, 2025 3 min read
Share the news

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka zhvilluar një telefonatë “të gjatë dhe shumë produktive” me homologun e tij rus, Vladimir Putin, dhe se ata kanë rënë dakord që ekipet e tyre të “fillojnë menjëherë negociatat” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Diskutuam për Ukrainën, Lindjen e Mesme, energjinë, inteligjencën artificiale, fuqinë e dollarit dhe tema të ndryshme të tjera”, tha Trump në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social.

Trump shtoi se ai dhe Putini “duan të ndalojnë miliona vdekje që po ndodhin në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës”, ku vlerësimet për viktimat ushtarake nga të dyja palët, duke përfshirë të vrarët dhe të plagosurit, variojnë midis 1 dhe 2 milionë njerëz.

“Ne ramë dakord të punojmë së bashku, shumë ngushtë, duke përfshirë edhe vizitat në vendet e njëri-tjetrit. Gjithashtu, ramë dakord që ekipet tona përkatëse të fillojnë menjëherë negociatat”, tha ai, duke shtuar se ishte gati të telefononte presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyn, “për ta informuar atë mbi bisedën”.

Zyra e Zelenskyt më vonë e konfirmoi se dy liderët kishin folur në telefon.

Vetë Zelensky tha se kishte diskutuar “mundësitë për të arritur paqen” në një bisedë telefonike “të rëndësishme” me Trumpit, gjatë së cilës ky i fundit kishte “ndarë detaje të bisedës së tij me Putinin”.

Pas bisedës, Trump tha se Zelensky “njëjtë si presidenti Putin, dëshiron të bëjë PAQE”.

“Ne diskutuan një sërë temash lidhur me luftën, por kryesisht për takimin që do të mbahet të premten në Mynih, ku zëvendëspresidenti JD Vance dhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio, do të udhëheqin delegacionin”, shkroi Trump në Truth Social.

“Shpresoj që rezultatet e atij takimi të jenë pozitive”, shtoi ai.

Ndërkohë, në telefonatën me Putinin, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, Trump “shprehu mbështetje për një ndalim të menjëhershëm të armiqësive dhe për zgjidhjen e çështjes përmes mjeteve paqësore”.

“Presidenti Putin, nga ana e tij, përmendi nevojën për të eliminuar shkaqet rrënjësore të konfliktit dhe u pajtua me Trumpin se një zgjidhje afatgjatë mund të arrihet përmes negociatave paqësore”, tha Peskov.

Peskov shtoi se Putini e ftoi Trumpin ta vizitojë Moskën dhe se Rusia është e gatshme të presë zyrtarë amerikanë për bisedime.

Telefonata ishte kontakti i parë i drejtpërdrejtë i konfirmuar midis dy presidentëve që kur Trump, i cili është zotuar të ndërmjetësojë një fund të shpejtë të luftës, mori detyrën më 20 janar.

Telefonata u zhvillua përderisa fillimi i luftës në Ukrainë i afrohet trevjetorit të tij dhe përderisa diplomacia intensifikohet përpara Konferencës së Sigurisë në Mynih, që do të mbahet më 14-16 shkurt, ku pritet të marrin pjesë Zelensky dhe zyrtarë të lartë amerikanë.

Në Kiev, Zelensky u takua me sekretarin amerikan të Thesarit, Scott Bessent, për të diskutuar një marrëveshje të mundshme mbi mineralet kritike të Ukrainës dhe tha se shpreson që të dy vendet të arrijnë një marrëveshje mbi këtë çështje në konferencën në Mynih.

Zelensky foli në një konferencë të përbashkët për shtyp me Bessent, i cili i paraqiti një draft fillestar marrëveshjeje gjatë takimit të tyre dhe tha se një marrëveshje për mineralet mund t’i japë Ukrainës një “mburojë sigurie” sapo të përfundojë lufta me Rusinë.

Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara duan qasje në mineralet e rralla të Ukrainës. Zelensky ka theksuar se garancitë e forta të sigurisë nga Perëndimi për Ukrainën, me përfshirjen e Shteteve të Bashkuara, janë thelbësore për çdo marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

Bessent tha se vizita e tij tregoi se administrata Trump është e vendosur për t’i dhënë fund luftës dhe se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Ukrainës kundër agresionit rus./REL/

Continue Reading

Previous: Trupat ruse përdorin gomarët për transportin në fushëbetejë ndërsa lufta po i afrohet vitit të tretë
Next: Një vit pas vdekjes së Navalny në burg, aleatët e tij jashtë vendit vazhdojnë të luftojnë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut dezinformon: Përmirësimin e sigurisë në urën e Ibrit e paraqet si “represion” ndaj serbëve 2 min read
  • Analiza

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut dezinformon: Përmirësimin e sigurisë në urën e Ibrit e paraqet si “represion” ndaj serbëve

The Geopost August 19, 2026
Kur propaganda klonon të vërtetën: Si po shndërrohet Ballkani në fushëbetejën e re të dezinformimit 6 min read
  • Analiza
  • Siguri

Kur propaganda klonon të vërtetën: Si po shndërrohet Ballkani në fushëbetejën e re të dezinformimit

The Geopost August 17, 2026
Përpjekjet e dështuara të Serbisë për spiunazh në Kosovë 8 min read
  • Analiza

Përpjekjet e dështuara të Serbisë për spiunazh në Kosovë

The Geopost August 16, 2026
Si dezinformon Sputnik për tërheqjen e KFOR-it nga ura mbi Ibër 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Si dezinformon Sputnik për tërheqjen e KFOR-it nga ura mbi Ibër

The Geopost August 13, 2026
Si e shndërron Beogradi një incident në Kosovë në instrument të propagandës shtetërore 3 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Si e shndërron Beogradi një incident në Kosovë në instrument të propagandës shtetërore

The Geopost August 12, 2026
Fact-checking: Lista Serbe paraqet si fakt një pretendim të paverifikuar për kinse rrahjen e Nenad Rashkoviqit nga Policia e Kosovës 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Fact-checking: Lista Serbe paraqet si fakt një pretendim të paverifikuar për kinse rrahjen e Nenad Rashkoviqit nga Policia e Kosovës

The Geopost August 12, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.