Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza

Rusia dëmton objektet energjetike të Ukrainës në sulmet që Zelenskyy i quan “çnjerëzore”

The Geopost December 26, 2024 2 min read
Share the news

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të mërkurën se forcat ruse sulmuan vendin e tij me më shumë se 70 raketa dhe se objektivat përfshinin infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

“Sot, Putin zgjodhi qëllimisht Krishtlindjet për një sulm. Çfarë mund të jetë më çnjerëzore?” tha Zelenskyy.

Ushtria e Ukrainës tha se rrëzoi 59 nga raketat, si dhe 54 nga 106 dronët që Rusia përdori në sulmet e saj. Dronët dhe raketat synonin objektet energjetike në rajonet Dnipropetrovsk, Ivano-Frankivsk, Kharkiv, Kiev, Poltava dhe Zaporizhzhia, thane autoritetet nga forcat ajrore të Ukrainës.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha në një deklaratë se goditi objektet kritike të infrastrukturës energjetike që mbështesin ushtrinë e Ukrainës.

Në Ukrainën verilindore, kryebashkiaku i Kharkiv, Igor Terekhov tha se qyteti u vu nën një “sulm masiv raketor” dhe më vonë u godit me një dron rus.

Oleh Syniehubov, guvernatori rajonal, tha se sulmet dëmtuan infrastrukturën civile dhe plagosën të paktën gjashtë persona.

Kompania më e madhe private energjetike e Ukrainës, DTEK, tha se raketat ruse shkaktuan “dëme serioze” dhe ndërprerje të detyruara të energjisë në Dnipropetrovsk, Odesa dhe Kiev.

“Në një sulm që synonte miliona ukrainas që thjesht donin të festonin ditën e shenjtë, Rusia shkaktoi dëme serioze në termocentralet e prodhimit DTEK”, tha kompania në një deklaratë.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se mbrojtja ajrore e saj shkatërroi 58 dronë ukrainas, një numër që është më i lartë se zakonisht në shkëmbimin e përditshëm të sulmeve me dronë midis dy palëve.

Ministria tha se 26 nga interceptimet u bënë mbi rajonin Belgorod dhe 23 mbi Voronezh, me drone të tjerë që u rrëzuan mbi Kursk, Bryansk, Tambov dhe Detin Azov.

Zyrtarët në Kursk thanë se bombardimet ukrainase në rajon vranë të paktën tre persona.

Guvernatori i Voronezhit Aleksandr Gusev tha në Telegram se sulmet e Ukrainës dëmtuan disa shtëpi dhe një linjë elektrike./VOA/

Disa informacione për këtë raport janë dhënë nga Agence France-Presse dhe Reuters./VOA/

Continue Reading

Previous: Rizgjedhja pro-BE e Sandu-së provë e ’dështimit’ të Rusisë, thotë Biden
Next: Propaganda ruse kundër “revolucioneve me ngjyra” si mburojë për Aleksandër Vuçiqin

MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë

The Geopost June 3, 2026
Nga kritikat ndaj SHBA-së te elozhet për Trumpin: Transformimi i Vuçiqit në një servil të rafinuar 5 min read
  • Analiza

Nga kritikat ndaj SHBA-së te elozhet për Trumpin: Transformimi i Vuçiqit në një servil të rafinuar

The Geopost June 2, 2026
Tre vjet nga sulmi ndaj ushtarëve të NATO-s: Roli i drejtpërdrejtë i Vuçiqit përmes Radoiçiqit në destabilizimin e veriut 7 min read
  • Analiza
  • News

Tre vjet nga sulmi ndaj ushtarëve të NATO-s: Roli i drejtpërdrejtë i Vuçiqit përmes Radoiçiqit në destabilizimin e veriut

The Geopost May 30, 2026
Vuçiq në Pekin: Ankohet për BE-në, por e lidh Serbinë gjithnjë e më fort me Kinën 4 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Vuçiq në Pekin: Ankohet për BE-në, por e lidh Serbinë gjithnjë e më fort me Kinën

The Geopost May 25, 2026
Si regjimi i Vuçiqit dhe Lista Serbe po përdorin shantazhet dhe kërcënimet ndaj serbëve në Kosovë 5 min read
  • Analiza

Si regjimi i Vuçiqit dhe Lista Serbe po përdorin shantazhet dhe kërcënimet ndaj serbëve në Kosovë

The Geopost May 21, 2026
RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës

The Geopost May 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.