Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza

RTS kundër ndryshimeve kushtetuese në RMV: Maqedonasit po bëhen pakicë

The Geopost August 29, 2023 3 min read
Share the news

Përfshirja e bullgarëve etnik në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, si obligim nga Propozimi Francez që hoqi veton bullgare për anëtarësimin e Shkupit në BE, nuk ka kaluar pa reagime në Beograd. Televizioni shtetëror i Serbisë RTS ka alarmuar se “me këto ndryshime maqedonasit etnikë po bëhen pakicë ne vendin e tyre”, përcjell The Geopost.

Analiza fillon pikërisht me pyetjen se “a po bëhen pakicë maqedonasit në vendin e tyre, edhe pse sipas regjistrimit të fundit janë më shumë se 58 për qind?”

“Shifrat nuk janë në përputhje me kërkesat e komuniteteve pakicë si dhe me veprimet e grupeve të caktuara etnike. Kështu së fundmi në Tetovë nuk mund të shihej flamuri i Maqedonisë së Veriut, por i Shqipërisë së Madhe. Identiteti i maqedonasve kontestohet nga bullgarët. Dhe grekët i sfiduan, por u zgjidh me marrëveshje”, vijon teksti.

Maqedonia e Veriut mund të ndryshojë edhe një herë kushtetutën e saj, për të nëntën herë që nga fitimi i pavarësisë në vitin 1991, kujton televizioni. “Pesë vite më parë vendi ndryshoi emrin si kusht për të vazhduar rrugëtimin evropian. Në këtë rrugë, Bullgaria tani mban bllokadën dhe kërkon që bullgarët si pakicë kombëtare të futen në preambulë”.

RTS citon analistin politik dhe ish-ministrin e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Maqedonisë, Ivica Bocevski, i cili thotë se nuk bëhet fjalë për kërkesë të pakicës bullgare, por për shantazh nga Sofja.
“Pra, kur të demokratizohemi dhe evropianizohemi, një ditë ndoshta do të shkojmë në shtrat si maqedonas jodemokratë dhe do të bëhemi evropianë, bullgarë demokratë. Kështu mendon afërsisht Sofja“, thekson Ivica Bocevski, analist politik nga Shkupi.

RTS thotë se pakica më e madhe, e cila përbën pothuajse një të katërtën e popullsisë në Maqedoninë e Veriut, janë shqiptarët – të përfaqësuar në Kushtetutë dhe institucione për më shumë se dy dekada.
Televizioni rikujton se “pikërisht në atë pjesë të vendit, në Tetovë, që konsiderohet kryeqyteti i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, së fundmi është mbajtur një tubim pa asnjë shenjë të vendit pritës. Në vend të tyre kanë valuar flamujt e Shqipërisë dhe Shqipërisë së Madhe”.

RTS rikujton se kryetari i komunës së Tetovës dhe kryetari i komunës së Shkupit Çair kanë marrë kallëzim kundërvajtës për mosvendosje të flamurit të shtetit në të cilin jetojnë.
“Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë bërë tashmë lëshime për shqiptarët – në vitin 2019 gjuha shqipe u zyrtarizua së bashku me maqedonishten”, thuhet në analizë.

Ndikimi serb në Maqedoninë e Veriut vlerësohet të jetë i madh. Gati në të gjitha anketat Serbia perceptohet si vend më miqësor i vendit.

Propozimi Francez u miratua vitin e kaluar nga parlamentet e dy vendeve me qëllim që të mundësojë hapjen e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut, pasi më 2020 Bullgaria vendosi veto për shkak të moszbatimit të Traktatit të Miqësisë së Mirë, të nënshkruar në vitin 2017, e që ishte bazë për zgjidhjen mosmarrëveshjeve lidhur me gjuhën dhe historinë etnike maqedonase.

Para një jave në Shkup nisi debati për ndryshimet kushtetuese, që burojnë nga Propozimi Francez, por në votimin e rendit të ditës u pa se nuk ka shumicë prej dy të tretave të votave. Gjatë votimit të rendit të ditës, votuan vetëm 70 nga 120 deputetët në Parlament, ndërkohë që për të kaluar ndryshimet nevojiten së paku 80 vota./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Vuçiq me ambasadorin Harçenko, Daçiq shkon të shohë Lavrovin, rezolutën e socialistëve të Vulin për pranimin e Serbisë në BRICS
Next: Europeanët në shërbim të makinës së propagandës ruse

Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve” 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”

The Geopost April 2, 2026
Zgjedhjet lokale në Serbi: Vuçiq i dobësuar, alternativa ende nuk ekziston 4 min read
  • Analiza
  • News

Zgjedhjet lokale në Serbi: Vuçiq i dobësuar, alternativa ende nuk ekziston

The Geopost April 2, 2026
Analizë: Beteja për Hormuzin dhe “Prosperity Guardian” 6 min read
  • Analiza

Analizë: Beteja për Hormuzin dhe “Prosperity Guardian”

The Geopost March 30, 2026
Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë

The Geopost March 28, 2026
Nga propaganda te ndikimi: Rrjeti global i separatizmit i mbështetur nga Rusia 6 min read
  • Analiza

Nga propaganda te ndikimi: Rrjeti global i separatizmit i mbështetur nga Rusia

The Geopost March 25, 2026
Berlini dhe Tokio në një bosht të ri sigurie 2 min read
  • Analiza
  • Botë

Berlini dhe Tokio në një bosht të ri sigurie

The Geopost March 24, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.