Pos bastionit rus të sigurisë, Beogradi, u bë edhe qendra ekonomike rajonale e Kinës, shkruan ish Ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, në një postim në Facebook.
Sipas Rekës, Serbia e Vuqiqit, sot e zëvendësoi “vëllazërinë kineze” dhe “miqësinë sovjetike” të Enver Hoxhës. “Globsec Policy Institute”, e nxjerr Serbinë- shtetin nën influencën më të madhe ruse dhe kineze. Ndërkaq qytetarët e saj, e shohin Rusinë (94%) dhe Kinën (91%), si aleat kryesor, e më së paku i besojnë BE-së (53%).
“Diplomacia kreditore kineze, pas asaj të vakcinave, po shtrihet shpejtë në së paku tri nga gjashtë shtetet ballkanike. Me kreditë e shpejta miliardëshe infrasturkturore në Serbi, Bosne e Hercegovinë dhe Mal të Zi, këto tri shtete rrëshqitën drejt skllavërisë kreditore të Pekinit. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë pjesë e iniciativës kineze “16+1”, ndërkaq Kosova, fatëmirësisht është jashta ekspanzionit të tillë kreditor kinez,” shkruan Reka.
Ish ministri sqaron se “Kreditë kineze “eksportuan” në rajon edhe modelin qeversisës autoritar. “Center for Study of Democracy”, konstaton se me kreditë kineze vjen edhe qeverisja pa llogaridhënje. Rrjedhimisht, kjo shpie në larje parash dhe kleptokraci institucionale, deri te ajo që ca studjues amerikan e quajnë korrupcion strategjik, si instrument i strategjive nacionale të Rusisë e të Kinës.”
Reka thekson se “paraja kineze, solli edhe autoritarizmin si model qeverisës; e gazi rus Putinizmin- si sundim të individit mbi ligjin. Eksporti i deficitit të tyre demokratik dhe të suficitit autokratik, ushqeu autoritarët lokal ballkanik, për të qeverisur me maksimën se: çdo gjë ndalohet derisa nuk lejohet nga autoritari; në vend se çdo gjë lejohet derisa nuk ndalohet me ligj.“
Reka shton se Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkan imun ndaj eksportit të tillë autoritar lindor, si dhe shteti më përendimor në rajon, i pakushtëzueshëm as nga vakcinat ruso-kineze, as nga gazi rus e as nga kreditë kineze. “Vazhdimi i kursit Euro- Atlantik, është interes shtetëror dhe çështje e sigurisë nacionale, përballë zbarkimit rajonal të autoritarizmit që vjen nga lindja,“ përfundon Reka.

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën
Kush është Konstantin Kosachev, rusi që inicioi mocionin që çoi te raporti i Dick Marty-t për Gjykatën Speciale
Në vend të punës humanitare, vëllazëritë ortodokse po merren me Mlladiqin, Jadranin, Prevlakën, Srebrenicën…
Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu
Propaganda nga Moska: Si i përdorën mediat ruse aktgjykimet e Hagës ndaj drejtuesve të UÇK-së për sulm ndaj Perëndimit
Si e deformuan mediat serbe protestën në Prishtinë