Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza
  • Botë

“Goodbye, Kremlin”, BE përgatit ndalimin e plotë të naftës dhe gazit rus

The Geopost December 30, 2025 2 min read
Share the news

Parlamenti Evropian (PE) ka miratuar rregullore më të ashpra për heqjen graduale të importeve të gazit rus, përfshirë LNG-në dhe gazin nga tubacionet, duke synuar forcimin e sigurisë energjetike të Bashkimit Evropian dhe uljen e varësisë nga Rusia.

Sipas vendimit, nga fillimi i vitit 2026 do të ndalohet LNG-ja ruse në tregun spot, ndërsa më 30 shtator 2027 do të hyjë në fuqi ndalimi i plotë i importeve të gazit rus nga tubacionet.

Kjo periudhë tranzicioni, sipas BE-së, u jep shteteve anëtare kohë të mjaftueshme për të siguruar furnizime alternative dhe për të përballuar dimrin 2027/2028 pa rrezik për sigurinë energjetike.

Çdo kontratë për gaz rus e lidhur ose e zgjeruar pas 17 qershorit 2025 nuk do të konsiderohet më si kontratë ekzistuese.

Për kontratat afatshkurtra të LNG-së, periudha tranzitore përfundon më 25 prill 2026, ndërsa për kontratat afatgjata më 1 janar 2027. Kontratat afatshkurtra për gazin nga tubacionet do të lejohen deri më 17 qershor 2026.

Shtetet anëtare do të duhet t’i dorëzojnë Komisionit Evropian, deri më 1 mars 2026, plane të detajuara diversifikimi, ku të përshkruhen masat konkrete, afatet kohore dhe pengesat e mundshme në zëvendësimin e gazit rus.

Dënime të ashpra për shkelësit

Rregullorja parashikon edhe ndëshkime të rënda për shkeljet. Për kompanitë, gjobat maksimale mund të arrijnë deri në 3.5% të xhiros globale vjetore, 40 milionë euro, ose 300% të vlerës së transaksionit të ndaluar. Për individët, gjobat nuk mund të jenë më të ulëta se 2.5 milionë euro.

Sipas PE-së, këto masa synojnë të jenë “efektive, proporcionale dhe dekurajuese”.

Në raste emergjente, ndalimi i importeve mund të pezullohet përkohësisht, por jo për më shumë se katër javë dhe vetëm për kontrata afatshkurtra.

Vendet pa dalje në det, si Hungaria dhe Sllovakia, do të lejohen të vazhdojnë importet deri më 30 shtator 2027, çka i detyron ato të rindërtojnë zinxhirët e furnizimit brenda dy viteve të ardhshme.

Jo vetëm gaz, por edhe naftë

Eurodeputetët kanë kërkuar gjithashtu ndalimin e plotë të importeve të naftës ruse, duke argumentuar se ato krijojnë varësi strategjike dhe përbëjnë kërcënim për sigurinë e BE-së.

Komisioni Evropian pritet të paraqesë legjislacionin përkatës në fillim të vitit të ardhshëm, me synimin që ndalimi i naftës ruse të hyjë në fuqi jo më vonë se fundi i vitit 2027.

Vendimi i Parlamentit Evropian u miratua me 500 vota pro, 120 kundër dhe 32 abstenime. Rregulloret tani duhet të miratohen zyrtarisht nga Këshilli i BE-së, me shumicë votash, duke anashkaluar kundërshtimet e Hungarisë dhe Sllovakisë.

Sipas vlerësimeve në Bruksel, këto masa përbëjnë një hap vendimtar drejt shkëputjes përfundimtare të BE-së nga energjia ruse dhe një goditje të rëndë ekonomike për Kremlinin./TheGeoPost.

Tags: BE Gazi rus Rusia

Continue Reading

Previous: Shefi i inteligjencës estoneze: Rusia po përpiqet të shmangë përplasjen me NATO-n
Next: Kriminelë kibernetikë rusë dyshohet se qëndrojnë pas vjedhjeve të kriptovalutave nga përdoruesit e LastPass

Britania paralajmëron për Rusinë: NATO-ja duhet të jetë e përgatitur për skenarët më të këqij 2 min read
  • Botë

Britania paralajmëron për Rusinë: NATO-ja duhet të jetë e përgatitur për skenarët më të këqij

The Geopost October 28, 2026
Asnjëri bllok nuk fitoi shumicën – kush do ta udhëheqë tani Izraelin? 6 min read
  • Botë

Asnjëri bllok nuk fitoi shumicën – kush do ta udhëheqë tani Izraelin?

The Geopost October 28, 2026
Nga Moska në Beograd: Lufta e narrativave dhe rreziku i manipulimit të informacionit në Kosovë 11 min read
  • Analiza
  • News

Nga Moska në Beograd: Lufta e narrativave dhe rreziku i manipulimit të informacionit në Kosovë

The Geopost October 27, 2026
Lista Studentore e mposhti Vuçiqin, por a do të ndryshojë politika e Serbisë ndaj Kosovës? 7 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Lista Studentore e mposhti Vuçiqin, por a do të ndryshojë politika e Serbisë ndaj Kosovës?

The Geopost October 26, 2026
Nga propaganda e Millosheviqit te 14 vjet në pushtet: Historia politike e Aleksandar Vuçiqit 4 min read
  • Analiza

Nga propaganda e Millosheviqit te 14 vjet në pushtet: Historia politike e Aleksandar Vuçiqit

The Geopost October 25, 2026
Alarm nga Demokratët Evropianë: Njerëz të lidhur me Vuçiqin mund të provokojnë përplasje sonte në Serbi 3 min read
  • Botë

Alarm nga Demokratët Evropianë: Njerëz të lidhur me Vuçiqin mund të provokojnë përplasje sonte në Serbi

The Geopost October 25, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.