Përfaqësuesit e Komisionit të Përbashkët për Zbatimin e Marrëveshjes (JIC) të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë takuar me homologët e tyre nga Forcat e Armatosura të Serbisë (SAF).
Takimi është mbajtur në kampin “Film City” në Prishtinë.
Në njoftimin e KFOR-it thuhet se marrëveshjet ekzistuese vazhdojnë të dëshmohen si një kornizë e qëndrueshme për bashkëpunim dhe koordinim.
“Përmes JIC-së, KFOR-i dhe Forcat e Armatosura të Serbisë mbajnë marrëdhënie të bazuara në profesionalizëm dhe respekt të ndërsjellë, duke mundësuar komunikim transparent dhe në kohë për çështjet që lidhen me “Vijën Kufitare Administrative (ABL)” ( siç i referohen ata kufirit Kosovë -Serbi), dhe Marrëveshjen Teknike Ushtarake (MTA)”.
KFOR-i po ashtu theksoi se mbetet plotësisht i përkushtuar në përmbushjen e mandatit të tij, të përcaktuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, në mënyrë të paanshme.
KFOR mban takime të rregullta me ushtrinë e Serbisë, por kryesisht vizitat kryhen në Beograd nga komandanti i KFOR-it.
Një vizitë e gjeneralit serb Lubisha Dikoviq në Prishtinë, më 1 gusht 2014, kishte shkaktuar reagime të fuqishme në Kosovë.

Prelleviq: Dokumentacioni i Sky ECC nga Franca mund të zbulojë lidhjet mes grupeve kriminale dhe zyrtarëve të SNS-së
Lituania kërkon që BE-ja ta shpallë GRU-në ruse organizatë terroriste
Presidenti çek i bën thirrje NATO-s të rrëzojë armët ruse në hapësirën ajrore të Aleatëve
Ku ndodhen Radoiçiq dhe Veselinoviq? “Vakumi politik” si mundësi për t’u larguar dhe përpjekja për kontakt me Vuçiqin para arratisjes
SHBA-ja miraton shitjen e pajisjeve për mirëmbajtjen e F-16-ve të Ukrainës në vlerë prej 621.9 milionë dollarësh
Trump: Dua të shoh Putinin duke i dhënë fund të gjithë agresionit në Evropë