Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Zelensky me mesazh për Putinin: Ura e Krimesë nuk do të ekzistojë

The Geopost November 21, 2026 2 min read
Share the news

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se sulmet ndaj urës së Krimesë janë plotësisht legjitime, duke theksuar se Ukraina nuk do ta njohë kurrë aneksimin rus të gadishullit.

Në një deklaratë për këtë çështje, Zelensky tha se Ukraina ishte e detyruar të kundërpërgjigjej ndaj sulmeve ruse dhe se ura e Krimesë ishte një prej objektivave të saj.

Ai kujtoi se Rusia e pushtoi Krimenë në vitin 2014 dhe më pas ndërtoi urën që lidh gadishullin me territorin rus, duke pretenduar se ajo ishte pjesë e Rusisë.

Sipas Zelenskyt, Moska më vonë ndryshoi edhe Kushtetutën dhe legjislacionin e saj të brendshëm, në përpjekje për t’i paraqitur territoret e pushtuara si pjesë të Federatës Ruse.

“Askush në botë nuk e mbështeti këtë. Askush nuk mund t’i njohë këto territore si pjesë të Rusisë. Ato janë territore të pushtuara përkohësisht”, deklaroi presidenti ukrainas.

Në fund, Zelensky dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë për presidentin rus, Vladimir Putin, duke paralajmëruar se ura e Krimesë nuk do të mbetet përgjithmonë në këmbë.

“Putini duhet ta kuptojë se kjo urë nuk do të qëndrojë”, tha Zelensky.

Ndryshe, ura e Krimesë, e njohur edhe si Ura e Kerçit, është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore të Rusisë dhe një objektiv me rëndësi të madhe strategjike në luftën kundër Ukrainës.

Ajo lidh gadishullin e Krimesë me rajonin Krasnodar të Rusisë, duke kaluar mbi ngushticën e Kerçit, e cila ndan Detin e Zi nga Deti Azov.

Ura ka rëndësi të veçantë ushtarake, sepse përmes saj Rusia ka transportuar trupa, armë, municione, karburant dhe furnizime të tjera drejt Krimesë dhe forcave të saj në jug të Ukrainës.

Ajo është gjithashtu një simbol politik i pretendimit të Moskës mbi Krimenë, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014. Ukraina dhe shumica dërrmuese e bashkësisë ndërkombëtare nuk e njohin këtë aneksim.

Tags: Rusia Ukraina Vladimir Putin Volodymyr Zelensky

Continue Reading

Previous: Kandiq propozon Kamberin për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë

Kandiq propozon Kamberin për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë 2 min read
  • Ballkan
  • News

Kandiq propozon Kamberin për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë

The Geopost November 21, 2026
Kërkesat ruse për NATO-n ngrenë alarmin në Azinë Qendrore dhe Kaukaz 5 min read
  • Botë
  • News

Kërkesat ruse për NATO-n ngrenë alarmin në Azinë Qendrore dhe Kaukaz

The Geopost November 21, 2026
Lista Studentore synon t’i rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE-ja thotë se Serbia duhet t’i zbatojë 6 min read
  • Ballkan
  • News

Lista Studentore synon t’i rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE-ja thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

The Geopost November 21, 2026
Natasha Kandiq vë në pikëpyetje kredibilitetin e Konventës Kombëtare për BE-në pas skandalit të melodisë nacionaliste kundër Kosovës 2 min read
  • Ballkan
  • News

Natasha Kandiq vë në pikëpyetje kredibilitetin e Konventës Kombëtare për BE-në pas skandalit të melodisë nacionaliste kundër Kosovës

The Geopost November 21, 2026
Policia serbe nuk sqaron nëse Radoiçiq ka kaluar kufirin 3 min read
  • Ballkan
  • News

Policia serbe nuk sqaron nëse Radoiçiq ka kaluar kufirin

The Geopost November 20, 2026
Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së 1 min read
  • Botë
  • News

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

The Geopost November 20, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.