Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Natasha Kandiq vë në pikëpyetje kredibilitetin e Konventës Kombëtare për BE-në pas skandalit të melodisë nacionaliste kundër Kosovës

The Geopost November 21, 2026 2 min read
Share the news

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka kritikuar publikisht koordinatoren e Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian në Serbi, Bojana Selakoviq, për qëndrimin e saj ndaj këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, e cila u interpretua në Forumin e Zgjerimit të BE-së në Bruksel.

Në një reagim në rrjetin social X, Kandiq ka vënë në pikëpyetje kredibilitetin e Konventës Kombëtare për BE-në, duke ngritur dilema se çfarë rekomandimesh mund t’u propozojë kjo organizatë institucioneve të reja të Serbisë për integrimin evropian dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, kur koordinatorja e saj nuk sheh problem në përmbajtjen e një kënge që shpreh pretendime territoriale ndaj Kosovës.

Reagimi i Kandiqit erdhi pasi Selakoviq, e cila ishte e pranishme në koncertin ku u interpretua kënga, deklaroi se nuk e kuptonte pse teksti i saj duhej të përbënte problem për shqiptarët apo për këdo tjetër. Ajo kishte argumentuar se kënga nuk përmban thirrje për urrejtje, vrasje apo spastrim etnik.

Në reagimin e saj, Kandiq ka rikujtuar edhe vargjet e këngës: “E gjithë Serbadia brohoret: Nuk ta japim Kosovën. Ajo ka qenë gjithmonë e jona, kështu na e kanë lënë të parët”.

Ajo ka kundërshtuar relativizimin e përmbajtjes së këtyre vargjeve, duke rikujtuar pasojat e nacionalizmit serb dhe luftërave në rajon. Sipas Kandiqit, brohoritjet e tilla e kanë çuar rajonin drejt bombardimeve dhe varrezave masive, ndërsa këngët me këtë përmbajtje nuk mund të kontribuojnë në afrimin me fqinjët dhe viktimat e luftërave.

Polemika vjen pas reagimeve të shumta në Kosovë për interpretimin e këngës në një aktivitet të organizuar në kuadër të Forumit të Zgjerimit të BE-së, ku synohej të promovohej bashkëpunimi dhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor.

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, kishte shprehur keqardhje për përzgjedhjen e këngës, duke thënë se interpretimi i saj nuk përfaqëson qëndrimin e Komisionit Evropian.

Kredibilitet Nacionalnog konventa o EU doveden je u pitanje tvit izjavama koordinatorke Selaković povodom izvođenja pesme Oj Kosovo, Kosovo na EU forumu o proširenju.
Koje preporuke o evropskim integracijama i normalizaciji odnosa sa Kosovom novim institucijama može da predloži ako glavna koordinatorka javno kaže “kakve veze ima sa mnom ili sa Srbima” ako se Albancima ne dopada pesma Oj Kosovo, Kosovo, i da ne vidi nikakav problem sa njenim tekstom :
Srbadija kliče cela. “Ne damo te Kosovo”
To je naše uvek bilo od dedova ostalo”.

— Natasa Kandic (@natasakandic) November 20, 2026

Tags: Kosova Natasha Kandiq Serbia

Continue Reading

Previous: Çfarë di Shesheli për vrasjen e Oliver Ivanoviqit në veri të Kosovës?
Next: Lista Studentore synon t’i rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE-ja thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

Zelensky me mesazh për Putinin: Ura e Krimesë nuk do të ekzistojë 2 min read
  • Botë
  • News

Zelensky me mesazh për Putinin: Ura e Krimesë nuk do të ekzistojë

The Geopost November 21, 2026
Kandiq propozon Kamberin për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë 2 min read
  • Ballkan
  • News

Kandiq propozon Kamberin për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë

The Geopost November 21, 2026
Kërkesat ruse për NATO-n ngrenë alarmin në Azinë Qendrore dhe Kaukaz 5 min read
  • Botë
  • News

Kërkesat ruse për NATO-n ngrenë alarmin në Azinë Qendrore dhe Kaukaz

The Geopost November 21, 2026
Lista Studentore synon t’i rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE-ja thotë se Serbia duhet t’i zbatojë 6 min read
  • Ballkan
  • News

Lista Studentore synon t’i rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE-ja thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

The Geopost November 21, 2026
Çfarë di Shesheli për vrasjen e Oliver Ivanoviqit në veri të Kosovës? 4 min read
  • Ballkan

Çfarë di Shesheli për vrasjen e Oliver Ivanoviqit në veri të Kosovës?

The Geopost November 21, 2026
Policia serbe nuk sqaron nëse Radoiçiq ka kaluar kufirin 3 min read
  • Ballkan
  • News

Policia serbe nuk sqaron nëse Radoiçiq ka kaluar kufirin

The Geopost November 20, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.