Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

Ministri serb në Moskë: Nuk heqim dorë nga Kosova, partneriteti me Rusinë dhe Kinën mbetet strategjik

The Geopost November 17, 2026 1 min read
Share the news
Ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë në mandat teknik, Nenad Popoviq, ka rikonfirmuar qëndrimin e Beogradit kundër pavarësisë së Kosovës, duke theksuar njëkohësisht afërsinë politike me Rusinë dhe Kinën gjatë një vizite në Moskë.

Popoviqi, duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Lëvizjes Ndërkombëtare “Për Lirinë e Kombeve”, deklaroi se Serbia nuk do të heqë dorë nga Kosova.

Në këtë tubim, ku morën pjesë përfaqësues të partive politike dhe organizatave nga 75 vende të botës, zyrtari serb vuri në pah rëndësinë e marrëdhënieve tradicionale me Rusinë dhe partneritetit strategjik me Kinën.

Ai gjithashtu bëri thirrje për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me vendet e BRICS-it, duke e vendosur këtë partneritet në mesin e prioriteteve të politikës së jashtme të Serbisë.

Pjesëmarrja e Popoviqit në këtë aktivitet në Moskë vjen në një kohë kur Serbia po përballet me pritshmëri nga Bashkimi Evropian për përafrimin e politikës së saj të jashtme me qëndrimet e bllokut evropian, veçanërisht në raport me Rusinë.

Deklaratat e tij rikonfirmojnë orientimin e një pjese të udhëheqjes politike serbe drejt Moskës dhe Pekinit, pavarësisht synimit të shpallur të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

 The Geopost

Tags: Rusia Serbia

Continue Reading

Previous: REM gjobit televizionet Informer dhe B92: Ndalohen emisionet dhe reklamat, arrestohen gjashtë persona për kërcënime ndaj gazetares
Next: Stradner ironizon ashpër Vuçiqin: Do ta çmontoja gjithë strukturën e kalbur të inteligjencës serbe dhe do ta ndërtoja nga fillimi

Fetoshi: Dëshpërimi ‘paralajmërues’ i Vuçiqit 3 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Fetoshi: Dëshpërimi ‘paralajmërues’ i Vuçiqit

The Geopost November 17, 2026
Stradner ironizon ashpër Vuçiqin: Do ta çmontoja gjithë strukturën e kalbur të inteligjencës serbe dhe do ta ndërtoja nga fillimi 3 min read
  • Ballkan

Stradner ironizon ashpër Vuçiqin: Do ta çmontoja gjithë strukturën e kalbur të inteligjencës serbe dhe do ta ndërtoja nga fillimi

The Geopost November 17, 2026
REM gjobit televizionet Informer dhe B92: Ndalohen emisionet dhe reklamat, arrestohen gjashtë persona për kërcënime ndaj gazetares 2 min read
  • Lajme

REM gjobit televizionet Informer dhe B92: Ndalohen emisionet dhe reklamat, arrestohen gjashtë persona për kërcënime ndaj gazetares

The Geopost November 17, 2026
Bajraktari: BE-ja shpesh aplikon standarde të dyfishta ndaj Kosovës, aleati më i besuar mbetet SHBA-ja 2 min read
  • Ballkan

Bajraktari: BE-ja shpesh aplikon standarde të dyfishta ndaj Kosovës, aleati më i besuar mbetet SHBA-ja

The Geopost November 17, 2026
Spanja thotë se nuk do të jetë pengesë për afrimin e Kosovës me BE-në 3 min read
  • Ballkan

Spanja thotë se nuk do të jetë pengesë për afrimin e Kosovës me BE-në

The Geopost November 17, 2026
Studentët në Serbi publikojnë programin politik: Kosovën e duan pjesë të Serbisë, kundërshtojnë pavarësinë dhe aspiratat ndërkombëtare 4 min read
  • Ballkan

Studentët në Serbi publikojnë programin politik: Kosovën e duan pjesë të Serbisë, kundërshtojnë pavarësinë dhe aspiratat ndërkombëtare

The Geopost November 16, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.