Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Tri organizata serbe ngrenë padi penale ndaj Vuçiqit, Daçiqit dhe Brnabiqit për Kosovën

The Geopost November 15, 2026 3 min read
Share the news

Këshilli Kombëtar Serb (SNV), Forumi Kombëtar Serb nga Graçanica dhe lëvizja “Otadžbina” do të paraqesin të hënën një kallëzim penal në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiq, kryetares së Kuvendit, Ana Brnabiq, shefit të ashtuquajtur Zyre për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, dhe ish-kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq.

Tri organizatat i akuzojnë pesë zyrtarët për tejkalim të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe moskryerje të detyrave zyrtare, duke pretenduar se politika e tyre ndaj Kosovës ka shkaktuar dëme dhe ka cenuar të drejtat e serbëve.

Sipas njoftimit të publikuar nga portali serb KoSSev, kallëzimi penal do të dorëzohet më 16 nëntor, në orën 11:00, në Pallatin e Drejtësisë në Beograd.

Tri organizatat kanë paralajmëruar edhe një konferencë për media, në të cilën do të shpjegojnë arsyet e nismës.

Mbyllja e institucioneve serbe në Kosovë

Në qendër të akuzave të tyre është politika e Beogradit ndaj Kosovës dhe, veçanërisht, mbyllja e institucioneve që kanë funksionuar në territorin e Kosovës në kuadër të sistemit të Republikës së Serbisë.

Këto institucione janë mbyllur nga autoritetet e Kosovës përmes aksioneve të ndërmarra që nga fillimi i vitit 2024, në kuadër të përpjekjeve të Qeverisë për të shtrirë zbatimin e ligjeve dhe autoritetin institucional në të gjithë territorin e vendit.

Autoritetet e Kosovës mbyllën tri komuna paralele serbe në Pejë, Istog dhe Klinë. Më 30 gusht të po atij viti, u mbyllën edhe pesë institucione të tjera paralele në veri të Kosovës.

Ndërkaq, më 15 janar 2025, aksionet u zgjeruan edhe në dhjetë komuna në pjesën jugore të lumit Ibër, ku u mbyllën disa komuna paralele, zyra postare dhe zyra tatimore të Serbisë.

Qeveria e Kosovës i ka konsideruar këto struktura si institucione paralele që funksiononin jashtë rendit juridik të vendit. Ministri i atëhershëm i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kishte deklaruar se ato cenonin kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Sipas raportimit të KoSSev, SNV-ja, Forumi Kombëtar Serb dhe “Otadžbina” e konsiderojnë përgjegjësinë për humbjen e këtyre institucioneve si çështje që duhet t’u atribuohet edhe udhëheqësve politikë në Beograd.

Kallëzimi ishte paralajmëruar pas zgjedhjeve në Serbi

SNV-ja kishte paralajmëruar që më 27 tetor për përgatitjen e kallëzimit penal kundër Vuçiqit dhe Daçiqit, dy ditë pas fitores së Listës së Studentëve në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Duke përshëndetur rezultatin e studentëve, kjo organizatë kishte njoftuar se një grup ekspertësh po punonte për përgatitjen e dokumentacionit lidhur me politikën që Vuçiqi dhe Daçiqi kanë ndjekur ndaj Kosovës gjatë viteve të fundit.

Në atë kohë, SNV-ja kishte akuzuar dy politikanët serbë se gjatë afro 15 vjetëve të qeverisjes kishin shuar institucione të shumta shtetërore të Serbisë në Kosovë.

“Efekti politik i hapave të tillë antishtetërorë, antiserbë dhe antikushtetues është pothuajse i barabartë me bombardimin e Serbisë në vitin 1999”, kishte deklaruar SNV-ja.

Fillimisht, organizata kishte paralajmëruar se kallëzimi do t’i dorëzohej Prokurorisë për Krimin e Organizuar, ndërsa në njoftimin e fundit është bërë e ditur se ai do t’i paraqitet Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd.

Ndryshe, në njoftimin e fundit tri organizatat nuk kanë specifikuar veprimet konkrete të secilit prej pesë zyrtarëve që do të përfshihen në kallëzim dhe as nuk kanë publikuar përmbajtjen e tij.

Tags: Aleksandar Vuçiq Ana Brnabiq Ivica Daçiq Kosovë Serbia

Continue Reading

Previous: Macron: Ukraina ka vendin e merituar në NATO, ndërsa Putini nuk dëshiron negociata të vërteta
Next: Estonia mbyll të gjitha pikat kufitare me Rusinë, zbulon arsyen

Propaganda ruse përmes muzikës së gjeneruar nga AI: Mbi 86 milionë dëgjime në platformat perëndimore 2 min read
  • Botë
  • News

Propaganda ruse përmes muzikës së gjeneruar nga AI: Mbi 86 milionë dëgjime në platformat perëndimore

The Geopost November 16, 2026
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet e kryera në Kosovë, shqiptarët u vranë dhe u zbuluan varreza masive 2 min read
  • Ballkan

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet e kryera në Kosovë, shqiptarët u vranë dhe u zbuluan varreza masive

The Geopost November 16, 2026
Janjiq ngre dyshime të reja për Banjskën: Sulmi nuk ishte planifikuar të përfundonte kështu, Radoiçiqi ende ka pushtet 2 min read
  • Ballkan

Janjiq ngre dyshime të reja për Banjskën: Sulmi nuk ishte planifikuar të përfundonte kështu, Radoiçiqi ende ka pushtet

The Geopost November 16, 2026
E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: E turpshme ajo që ndodhi në Bruksel 2 min read
  • Ballkan

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: E turpshme ajo që ndodhi në Bruksel

The Geopost November 16, 2026
Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos 3 min read
  • Ballkan

Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos

The Geopost November 16, 2026
Estonia mbyll të gjitha pikat kufitare me Rusinë, zbulon arsyen 1 min read
  • Botë
  • News

Estonia mbyll të gjitha pikat kufitare me Rusinë, zbulon arsyen

The Geopost November 15, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.