Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar vizitën e përfaqësuesve të Listës së Studentëve në Kosovë, ku ata u takuan me peshkopin Teodosije në Graçanicë, duke pretenduar se ndaj tyre është zbatuar një trajtim i ndryshëm nga ai që, sipas tij, u bëhet atij dhe familjarëve të tij.
Vuçiq deklaroi se prej vitesh nuk ka mundësi të hyjë në Kosovë, madje as në cilësinë e një qytetari privat, ndërsa pretendoi se asnjë nga anëtarët e familjes së tij nuk mund ta vizitojë vendin për arsye private, për shkak të vendimeve të kryeministrit Albin Kurti.
“Prej vitesh nuk kam mundur të hyj në Kosovë. As unë si qytetar, e as ndonjë anëtar i familjes sime nuk mund të vijë për vizitë private, sepse Albin Kurti nuk e lejon këtë. Ndërsa ata kanë marrë leje”, deklaroi Vuçiq.
Ai rikujtoi se përfaqësuesit e Listës së Studentëve fillimisht kishin deklaruar se vizita e tyre në Kosovë nuk po zhvillohej në cilësinë e përfaqësuesve politikë.
Megjithatë, sipas Vuçiqit, në një deklaratë të mëvonshme ata kishin bërë të ditur se ishin pritur nga peshkopi Teodosije si përfaqësues të Listës së Studentëve.
“E dinin mirë këtë dhe pikërisht për këtë arsye morën leje”, u shpreh presidenti serb.
Vuçiq u bëri thirrje qytetarëve që, sipas tij, të mendojnë se përse përfaqësuesve të studentëve iu lejua hyrja në Kosovë dhe përse ministri Nenad Rashiq i ka përgëzuar aq shumë.
Ndërkaq, duke komentuar paralajmërimet për ndarjen e pesë për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, Vuçiq tha se mezi pret të shohë se si do të zbatohen në praktikë premtime të tilla.

Propaganda ruse përmes muzikës së gjeneruar nga AI: Mbi 86 milionë dëgjime në platformat perëndimore
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet e kryera në Kosovë, shqiptarët u vranë dhe u zbuluan varreza masive
Janjiq ngre dyshime të reja për Banjskën: Sulmi nuk ishte planifikuar të përfundonte kështu, Radoiçiqi ende ka pushtet
E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: E turpshme ajo që ndodhi në Bruksel
Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos
Estonia mbyll të gjitha pikat kufitare me Rusinë, zbulon arsyen