Kompania e mbrojtjes Baykar ka bërë të ditur se dronët luftarakë të Turqisë kanë realizuar me sukses uljen dhe ngritjen nga një autostradë gjatë një stërvitjeje emergjente, transmeton Anadolu.
Stërvitja demonstroi aftësinë e mjeteve ajrore luftarake pa pilot (UCAV) të prodhimit vendas, Akinci dhe Bayraktar TB2, për të operuar pa ndërprerje në rastet kur pistat tradicionale të fluturimit nuk janë të disponueshme.
Tre mjete ajrore u ngritën nga baza të ndryshme, përkatësisht një Bayraktar TB2 nga Kesani, një Akinci nga Çorlu dhe një Bayraktar TB2 i Forcave Tokësore Turke nga Izmiri, për t’u bashkuar në autostradën Manisa-Balikesir.
Të tre mjetet ajrore realizuan me sukses uljen dhe ngritjen nga ky segment i autostradës, i cili ishte përzgjedhur pas studimeve në terren në vende të ndryshme të Turqisë.
Baykar planifikon ta zgjerojë konceptin e operimit pa pista në të gjitha platformat e saj të prodhimit vendas, përfshirë avionin luftarak pa pilot Kizilelma dhe Bayraktar TB3, i cili është projektuar për operim nga anije dhe mund të përdorë pista të shkurtra.
Stërvitja u zhvillua në koordinim me Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Autostradave ndërsa ekipet e zjarrfikësve dhe ambulancat qëndruan në gatishmëri. /AA/

Hungaria gjen afro 20 milionë dollarë të fshehura në pyje dhe depo, në hetime ish-ministri i Viktor Orban
Britania dhe BE-ja drejt një marrëveshjeje, Burnham: Fitore për të dyja palët
“A është sulm terrorist?” – Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare deklarohet pas ndalimit të fluturimeve
Rutte: Turqia ka një nga ushtritë më të mëdha në Evropë, është aleate kyçe e NATO-s
Përpjekjet e SHBA-së për paqe në Ukrainë – çfarë ka ndodhur dhe cilat janë zhvillimet e reja diplomatike?
Milan Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s