Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Aksion i madh policor në aeroportin e Beogradit, arrestohet ish-ministri i Vuçiqit

The Geopost November 11, 2026 2 min read
Share the news
 Ish-ministri i Ekonomisë i Serbisë dhe zyrtari i lartë i Partisë Progresive Serbe (SNS), Rade Basta, është arrestuar të mërkurën në aeroportin e Beogradit, në kuadër të një operacioni të madh policor të urdhëruar nga Prokuroria e Lartë Publike në kryeqytetin serb.

Së bashku me Bastën janë arrestuar edhe disa persona të tjerë, të cilët dyshohen për përvetësim të parave nga ndërmarrja publike “Belgrade Power Plants”, gjatë periudhës kur Basta drejtonte këtë kompani.

Sipas gazetës serbe “Blic”, arrestimi i ish-ministrit është kryer në aeroport, pak para se ai të tentonte të largohej nga Serbia.

Të dyshuarit akuzohen se, përmes veprimeve të tyre, kanë shkaktuar dëme financiare prej dhjetëra milionë dinarësh serbë ndaj ndërmarrjes publike.

Rade Basta ishte në krye të kompanisë “Belgrade Power Plants” përpara se të merrte drejtimin e Ministrisë së Ekonomisë në tetor të vitit 2022.

Ai u bë i njohur për opinionin publik serb në vitin 2023, kur doli hapur në mbështetje të vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Qëndrimi i tij shkaktoi përplasje brenda koalicionit të atëhershëm qeverisës në Serbi, ndërsa në korrik të vitit 2023 ai u shkarkua nga posti i ministrit të Ekonomisë.

Basta e kishte marrë këtë detyrë si përfaqësues i partisë Serbia e Bashkuar, e themeluar nga politikani i ndjerë Dragan Markoviq Palma, e cila ishte partnere e koalicionit me Partinë Socialiste të Serbisë (SPS), të udhëhequr nga Ivica Daçiq.

Pas përplasjes me udhëheqjen e partisë, ai themeloi lëvizjen e tij politike, të quajtur “Rruga Evropiane”.

The GeoPost

Tags: Aleksandar Vuçiq Serbia

Continue Reading

Previous: Mikhail Bogachek propozohet për ambasador të ri amerikan në Kosovë
Next: Çanak: Vuçiqi do të vazhdojë të ketë ndikim në Serbi edhe pas largimit nga pushteti

Çanak: Vuçiqi do të vazhdojë të ketë ndikim në Serbi edhe pas largimit nga pushteti 2 min read
  • Ballkan

Çanak: Vuçiqi do të vazhdojë të ketë ndikim në Serbi edhe pas largimit nga pushteti

The Geopost November 11, 2026
Mikhail Bogachek propozohet për ambasador të ri amerikan në Kosovë 2 min read
  • Ballkan

Mikhail Bogachek propozohet për ambasador të ri amerikan në Kosovë

The Geopost November 11, 2026
Kompania serbe furnizoi industrinë ushtarake ruse me makineri prej 27.5 milionë eurosh, përmes ndërmjetësve të sanksionuar 6 min read
  • Ballkan

Kompania serbe furnizoi industrinë ushtarake ruse me makineri prej 27.5 milionë eurosh, përmes ndërmjetësve të sanksionuar

The Geopost November 10, 2026
Serbia nis hetimet ndaj zyrtarëve të ish-pushtetit, por a do të hapen edhe dosjet e Banjskës dhe të Radoiçiqit? 7 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Serbia nis hetimet ndaj zyrtarëve të ish-pushtetit, por a do të hapen edhe dosjet e Banjskës dhe të Radoiçiqit?

The Geopost November 10, 2026
Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiqit 9 min read
  • Ballkan

Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiqit

The Geopost November 10, 2026
Hulumtimi zbulon lidhjet e pronarit të Euronews me Orbanin dhe Vuçiqin, ish-gazetarët flasin për presion politik 6 min read
  • Ballkan

Hulumtimi zbulon lidhjet e pronarit të Euronews me Orbanin dhe Vuçiqin, ish-gazetarët flasin për presion politik

The Geopost November 9, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.