Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Mikhail Bogachek propozohet për ambasador të ri amerikan në Kosovë

The Geopost November 11, 2026 2 min read
Share the news

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nominuar Mikhail Bogachekun për ambasador të ri amerikan në Kosovë, duke ia dërguar emrin Senatit për shqyrtim dhe konfirmim.

Nominimi është bërë i ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë më 10 nëntor, në kuadër të një liste më të gjerë emërimesh presidenciale.

Nëse konfirmohet nga Senati, Bogachek do të marrë drejtimin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, e cila aktualisht udhëhiqet nga e ngarkuara me punë, Anu Prattipati. Ambasadori i fundit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, përfundoi mandatin e tij trevjeçar në fund të dhjetorit të vitit 2024.

Kush është Mikhail Bogachek?

Bogachek aktualisht është drejtor ekzekutiv në Organizatën e Shteteve Amerikane (OAS), ku mbikëqyr operacionet administrative, financat, prokurimin, burimet njerëzore dhe teknologjinë informative.

Sipas biografisë së publikuar në faqen e organizatës, ai ka mbi 25 vjet përvojë në sektorët e shëndetësisë, teknologjisë dhe menaxhimit institucional.

Më herët, ai ka mbajtur pozitën e drejtorit operativ në kompaninë VativoRx, e cila merret me administrimin e përfitimeve farmaceutike në SHBA. Gjithashtu, ka themeluar kompaninë Cooperton, të specializuar në sigurinë kibernetike dhe menaxhimin e krizave, si dhe PharmaLife, që operon në fushën e teknologjisë farmaceutike.

Bogachek ka diplomuar në Inxhinieri Industriale dhe të Sistemeve në Institutin e Teknologjisë të Xhorxhias, ndërsa ka doktoraturë në Bioinxhinieri. Ai ka përfunduar edhe një program për drejtues biznesesh në Shkollën e Biznesit të Harvardit.

Sipas biografisë së tij, ai flet rrjedhshëm rusisht, ukrainisht dhe hebraisht.

Nominimi në kohën e sfidave në marrëdhëniet Kosovë-SHBA

Emërimi i mundshëm i ambasadorit të ri vjen në një periudhë kur marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë përballur me sfida, veçanërisht pas pezullimit të Dialogut Strategjik nga Uashingtoni në vitin 2025.

Administrata amerikane e kishte marrë këtë vendim duke shprehur shqetësime për veprimet e Qeverisë së atëhershme në detyrë ndaj institucioneve serbe në Kosovë dhe kritikat e saj ndaj Gjykatës Kushtetuese. Sipas Uashingtonit, këto veprime kishin rritur tensionet dhe kishin kufizuar mundësitë për bashkëpunim në prioritetet e përbashkëta.

Trump kishte nominuar ambasadorë edhe për Shqipërinë, Serbinë, Bosnje e Hercegovinën dhe Malin e Zi. Senati amerikan e konfirmoi Eric Wendtin si ambasador në Shqipëri më 7 gusht, ndërsa nominimet për tri vendet e tjera ende janë në pritje të konfirmimit.

The GeoPost

Tags: Kosova SHBA

Continue Reading

Previous: Kompania serbe furnizoi industrinë ushtarake ruse me makineri prej 27.5 milionë eurosh, përmes ndërmjetësve të sanksionuar

Kompania serbe furnizoi industrinë ushtarake ruse me makineri prej 27.5 milionë eurosh, përmes ndërmjetësve të sanksionuar 6 min read
  • Ballkan

Kompania serbe furnizoi industrinë ushtarake ruse me makineri prej 27.5 milionë eurosh, përmes ndërmjetësve të sanksionuar

The Geopost November 10, 2026
Serbia nis hetimet ndaj zyrtarëve të ish-pushtetit, por a do të hapen edhe dosjet e Banjskës dhe të Radoiçiqit? 7 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Serbia nis hetimet ndaj zyrtarëve të ish-pushtetit, por a do të hapen edhe dosjet e Banjskës dhe të Radoiçiqit?

The Geopost November 10, 2026
Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiqit 9 min read
  • Ballkan

Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiqit

The Geopost November 10, 2026
Hulumtimi zbulon lidhjet e pronarit të Euronews me Orbanin dhe Vuçiqin, ish-gazetarët flasin për presion politik 6 min read
  • Ballkan

Hulumtimi zbulon lidhjet e pronarit të Euronews me Orbanin dhe Vuçiqin, ish-gazetarët flasin për presion politik

The Geopost November 9, 2026
Lista Studentore vizitojnë manastiret në Kosovë, nuk dallojnë në deklarime me regjimin e Vuçiqit 2 min read
  • Ballkan

Lista Studentore vizitojnë manastiret në Kosovë, nuk dallojnë në deklarime me regjimin e Vuçiqit

The Geopost November 9, 2026
Plani amerikan për sigurinë e Evropës: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën? 8 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Plani amerikan për sigurinë e Evropës: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën?

The Geopost November 9, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.