Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Paraburgim për policët serbë që dyshohet se keqtrajtuan studentë dhe qytetarë të tjerë

The Geopost November 6, 2026 3 min read
Share the news

Gjykata Themelore në Beograd tha ka caktuar masën e paraburgimit deri në 30 ditë për nëntë ish-pjesëtarë dhe pjesëtarë aktualë të policisë serbe lidhur me dyshimet për keqtrajtim të studentëve dhe qytetarëve të tjerë në Serbi.

Masa u caktua nga ish-zyrtarëve dhe zyrtarëve aktualë të Njësisë për Sigurimin e Personave dhe Objekteve të Caktuara të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Vendimi vjen pas kërkesës së Prokurorisë Themelore Publike në Beograd, e cila i akuzon të dyshuarit se më 14 gusht, në garazhin e Qeverisë së Serbisë, në cilësinë e zyrtarëve të kësaj njësie, duke përdorur forcën dhe kërcënimet, u kanë shkaktuar dhimbje dhe vuajtje të mëdha studentëve dhe qytetarëve të dëmtuar, me qëllim që të merrnin prej tyre informacione, si dhe me qëllim që t’i frikësojnë dhe ndëshkojnë në mënyrë të paligjshme.

Sipas prokurorisë në Beograd, ata kanë kryer veprën penale të keqtrajtimit dhe torturës.

Në mesin e nëntë të dyshuarve, të cilëve u është caktuar paraburgimi, është edhe komandanti aktual i Njësisë Speciale Kundër Terrorizmit, Igor Zhmiriq, si dhe persona të tjerë të identifikuar me V.L., J.O., B.J., D.V., N.D., N.F., Z.V. dhe M.V.

Siç bëri të ditur gjykata në Beograd, masa e paraburgimit u shqiptua pasi ka dyshime se nëse të pandehurit do të liheshin të lirë do të mund ta pengonin procedurën penale, duke ndikuar te dëshmitarët.

Ata dyshohen se kanë kryer një vepër penale që ka elemente të dhunës, vepër për të cilën, sipas ligjeve në Serbi, parashihet burgim deri në pesë vjet burgim.

Ndërkaq, ish-shefi i Njësisë për Sigurimin e Personave dhe Objekteve të Caktuara, Marko Kriçak, aktualisht shef i Drejtorisë së Policisë Kriminale, veçse ndodhet në paraburgim. Prokuroria e ka cilësuar atë si të dyshuarin kryesor për këtë rast.

Ai dyshohet për keqpërdorimin e detyrës zyrtare lidhur me vrasjen në restorantin “27”, në lagjen Senjak.

Kriçak kishte drejtuar një aksion policor në një restorant në lagjen Senjak, ku fillimisht, në kallëzimin penal të policisë për këtë krim ishte përfshirë Vesellin Milliq, i cili në atë kohë, përveçse ishte ndihmësdrejtor, ishte edhe shef i policisë së Beogradit.

Ai u bë i njohur për publikun në Serbi pasi studentja Nikolina Singjeliq e akuzoi për kërcënim dhe brutalitet policor të kryera në garazhin e ndërtesës së ekzekutivit në Serbi, gjatë protestave të vitit të kaluar në Serbi, dhe ngriti kallëzim penal kundër tij.

Studentët në Serbi kishin organizuar protesta kundër autoriteteve serbe, pas shembjes së strehës prej betonit në një stacion hekurudhor në Novi Sad, ku kishin vdekur 16 persona.

Një lëvizje politike, që doli nga këto protesta, e quajtur Lista Studentore, i fitoi zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 25 tetor, duke larguar nga pushteti pas 14 vjetësh ish-presidentin Aleksandar Vuçiq.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve u shpallën më 5 nëntor, duke i hapur rrugë konstituimit të Parlamentit dhe Qeverisë së re të Serbisë./REL

Tags: Beograd Serbi

Continue Reading

Previous: Si u shndërrua rekrutimi për luftën e Rusisë në një biznes të madh
Next: SHBA-ja paraqet plan për sigurinë evropiane në prag të bisedimeve për Ukrainën

Kandiq i kërkon BE-së të reagojë ndaj shtrembërimit të fakteve për luftën në Kosovë dhe gjenocidin në Srebrenicë 3 min read
  • Ballkan
  • News

Kandiq i kërkon BE-së të reagojë ndaj shtrembërimit të fakteve për luftën në Kosovë dhe gjenocidin në Srebrenicë

The Geopost November 6, 2026
SHBA-ja paraqet plan për sigurinë evropiane në prag të bisedimeve për Ukrainën 7 min read
  • Botë
  • News

SHBA-ja paraqet plan për sigurinë evropiane në prag të bisedimeve për Ukrainën

The Geopost November 6, 2026
Si u shndërrua rekrutimi për luftën e Rusisë në një biznes të madh 6 min read
  • News

Si u shndërrua rekrutimi për luftën e Rusisë në një biznes të madh

The Geopost November 6, 2026
Çfarë nënkuptojnë rezultatet e zgjedhjeve në SHBA për luftën e Trumpit me Iranin 8 min read
  • Botë
  • News

Çfarë nënkuptojnë rezultatet e zgjedhjeve në SHBA për luftën e Trumpit me Iranin

The Geopost November 6, 2026
A i ndryshon humbja e Vuçiqit raportet e Serbisë me Rusinë dhe Kinën? 9 min read
  • Botë
  • News

A i ndryshon humbja e Vuçiqit raportet e Serbisë me Rusinë dhe Kinën?

The Geopost November 6, 2026
Kush është “Kobra”? Gjurmët e snajperistit të Rusisë çojnë në Bosnje 6 min read
  • Ballkan
  • News

Kush është “Kobra”? Gjurmët e snajperistit të Rusisë çojnë në Bosnje

The Geopost November 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.