Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Shtetet kërcënojnë me bojkot për shkak të rikthimit të Rusisë në garat e hokejit

The Geopost November 5, 2026 2 min read
Share the news

Një numër gjithnjë e më i madh shtetesh po bëhen bashkë kundër një vendimi të një gjykate që i lejon Rusisë rikthimin në ngjarjet ndërkombëtare të hokejit mbi akull.

Shtetet kanë paralajmëruar se nuk do të luajnë me ekipe që dërgon Moska, duke vënë në rrezik Kampionatin Botëror të hokejit mbi akull që është paraparë të zhvillohet vitin e ardhshëm.

Rusia, që është një fuqi e madhe në sportin e hokejit, është përjashtuar nga garat ndërkombëtare nga Federata Ndërkombëtare e Hokejit mbi Akull (IIHF) që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022.

Por më 30 tetor, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) vendosi që federata duhet t’i rikthejë ekipet ruse, duke nisur nga Kampionati Botëror i Hokejit për të Rinj, që do të mbahet muajin e ardhshëm në Kanada. IIHF-ja tha nuk pajtohet me vendimin, por do ta zbatojë.

Vendimi nxiti kritika të ashpra nga Ukraina dhe shumë nga vendet që renditen mirë në sportin e hokejit dhe të cilat e mbështesin Kievin. Ukraina tha se vendimi i gjykatës po “njollos akullin me gjakun ukrainas” dhe u bëri thirrje partnerëve të saj të mbajnë një qëndrim të fortë kundër rikthimi të Rusisë në garat ndërkombëtare.

“Rusia dhe Bjellorusia po e mbështesin këtë luftë të paligjshme, të pajustifikuar dhe të tmerrshme në Ukrainë. Për sa kohë që kjo luftë vazhdon, asnjë nga këta sportistë nuk do të garojë për vendet e tyre në Kanada”, tha kryeministri kanadez, Mark Carney, më 3 nëntor.

Ky njoftim i Carneyt është veçmas i rëndësishëm, pasi Kanadaja do të jetë mikpritëse e Kampionatit Botëror për të Rinj pas më pak se dy muajsh. Ky do të ishte turneu i parë i madh ku do të merrte pjesë Rusia që nga Lojërat Olimpike të Pekinit më 2022. Vetëm pak ditë pas përfundimit të Olimpiadës, Kremlini nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës fqinje.

Të paktën gjashtë shtete evropiane, përfshirë vende që kanë arritje në sportin e hokejit, si Suedia, Republika Çeke, Norvegjia, Danimarka, Letonia dhe Finlanda – kjo e fundit është kampione në fuqi në kategorinë e meshkujve – kanë thënë se, pavarësisht vendimit gjyqësor, do të refuzojnë që të luajnë kundër Rusisë.

Tags: Rusia Ukraina

Continue Reading

Previous: Raporti i KE-së për Bosnjën, Çerimagiq: Dodiku po thellon lidhjet me Moskën dhe po sfidon institucionet shtetërore
Next: Hungaria ndalon programin shumëmilionësh të Orbanit dhe Dodikut për Republikën Srpska

KE-ja ngre alarmin për Serbinë: Korrupsioni, kapja e shtetit, frikësimi dhe sulmet ndaj gazetarëve mbeten probleme serioze 5 min read
  • Ballkan
  • News

KE-ja ngre alarmin për Serbinë: Korrupsioni, kapja e shtetit, frikësimi dhe sulmet ndaj gazetarëve mbeten probleme serioze

The Geopost November 5, 2026
Hungaria ndalon programin shumëmilionësh të Orbanit dhe Dodikut për Republikën Srpska 6 min read
  • Ballkan

Hungaria ndalon programin shumëmilionësh të Orbanit dhe Dodikut për Republikën Srpska

The Geopost November 5, 2026
Raporti i KE-së për Bosnjën, Çerimagiq: Dodiku po thellon lidhjet me Moskën dhe po sfidon institucionet shtetërore 5 min read
  • Ballkan

Raporti i KE-së për Bosnjën, Çerimagiq: Dodiku po thellon lidhjet me Moskën dhe po sfidon institucionet shtetërore

The Geopost November 5, 2026
Picula ngre çështjen e Serbisë në Parlamentin Evropian: A do të sjellë ndryshimi i pushtetit orientim të ri në politikën e jashtme? 2 min read
  • Ballkan

Picula ngre çështjen e Serbisë në Parlamentin Evropian: A do të sjellë ndryshimi i pushtetit orientim të ri në politikën e jashtme?

The Geopost November 5, 2026
Putin dekoron ministrin e Republika Srpskas me Medaljen Pushkin, Mujanoviq: Sanksionet ndaj Dodikut janë domosdoshmëri morale 2 min read
  • Ballkan

Putin dekoron ministrin e Republika Srpskas me Medaljen Pushkin, Mujanoviq: Sanksionet ndaj Dodikut janë domosdoshmëri morale

The Geopost November 4, 2026
Putin i ndan Medaljen Pushkin ministrit të Dodikut, Republika Srpska ruan afërsinë me Rusinë 3 min read
  • Ballkan

Putin i ndan Medaljen Pushkin ministrit të Dodikut, Republika Srpska ruan afërsinë me Rusinë

The Geopost November 4, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.