Raporti i ri i Komisionit Evropian për Bosnjë e Hercegovinën pritet të evidentojë sërish ndikimin e partisë së Milorad Dodikut, SNSD, në thellimin e bashkëpunimit me Rusinë, pengimin e sanksioneve ndaj Moskës dhe cenimin e institucioneve shtetërore të vendit.
Kështu vlerëson analisti Adi Çerimagiq i cili, në një reagim lidhur me publikimin e raportit të ri të Komisionit Evropian, ka rikujtuar gjetjet e raportit të vitit të kaluar, ku Brukseli kishte përmendur drejtpërdrejt Dodikun, partinë e tij dhe mbështetësit e tyre në Serbi.
Sipas Çerimagiqit, raporti i 4 nëntorit 2025 kishte evidentuar se ministritë dhe institucionet shtetërore të kontrolluara nga SNSD-ja po thellonin bashkëpunimin me Moskën. Ndër shembujt e përmendur ishte memorandumi i bashkëpunimit i nënshkruar nga Instituti i Metrologjisë me agjencinë ruse Rosstandart, e cila është nën sanksionet e BE-së.
Ai thekson se institucionet e kontrolluara nga SNSD-ja nuk kishin ndërmarrë masa ndaj fluturimeve nga Rusia dhe mediave shtetërore ruse.
Një tjetër çështje e evidentuar në raportin e kaluar, sipas tij, ishte miratimi nga Kuvendi i Republika Srpska i ligjeve që sfidonin rendin kushtetues të Bosnjë e Hercegovinës dhe institucionet e saj shtetërore, pas dënimit të Dodikut.
Çerimagiq rikujton gjithashtu se Dodiku, pavarësisht dënimit dhe largimit nga posti, kishte vazhduar të merrte mbështetje politike dhe logjistike nga Serbia.
Brukseli humbi terren, ndërsa Dodiku forcoi pozitat ndërkombëtare
Analisti vlerëson se gjetjet e raportit të vitit të kaluar nuk morën vëmendjen e duhur, pasi publikimi i tij ndodhi vetëm një javë pasi Shtetet e Bashkuara kishin hequr sanksionet ndaj Dodikut, familjarëve të tij dhe rrjetit të tij politik e të biznesit.
Sipas tij, në atë periudhë Dodiku po forconte lidhjet me lëvizjen MAGA të presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa lobimi i tij po shfaqte ndikim në Kongresin amerikan dhe Shtëpinë e Bardhë, përmes kontakteve në Budapest dhe Tel Aviv, por edhe në Moskë e Beograd.
Ćerimagić argumenton se, ndërsa Dodiku po fitonte terren brenda dhe jashtë Bosnjë e Hercegovinës, Bashkimi Evropian po humbiste ndikimin e tij ndaj udhëheqjes së Republika Srpska.
Duke folur për raportin e ri, ai thotë se pritet që Komisioni Evropian të përsërisë kritikat ndaj SNSD-së, veçanërisht për marrëdhëniet me Rusinë dhe pengimin e zbatimit të sanksioneve evropiane.
RTV Republika Srpska dhe mediat ruse në fokus
Një tjetër çështje që, sipas Ćerimagićit, duhet të trajtohet në raportin e ri është përhapja e narrativave dhe dezinformatave ruse nga Radio-Televizioni i Republika Srpska (RTRS).
Ai thotë se transmetuesi publik i këtij entiteti vazhdon të shpërndajë dezinformata ruse lidhur me luftën në Ukrainë dhe rrugën e Bosnjë e Hercegovinës drejt Bashkimit Evropian.
Gjithashtu, ai përmend operatorin televiziv Mtel, në pronësi të kompanisë nga Beogradi, i cili vazhdon të transmetojë kanalin rus RT, pavarësisht përafrimit të Bosnjë e Hercegovinës me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.
Sipas tij, udhëheqja e Republika Srpska ka vazhduar të mbështesë hapur Rusinë në luftën kundër Ukrainës, ndërsa institucionet e kontrolluara nga SNSD-ja kanë penguar zbatimin e politikave të sanksioneve.
A do të arrijë BE-ja të ushtrojë më shumë ndikim ndaj Dodikut?
Çerimagiq e vendos publikimin e raportit të ri në një kontekst të ndryshuar politik ndërkombëtar dhe rajonal.
Ai vëren se Dodiku, pas muajsh përpjekjesh për të forcuar lidhjet me administratën Trump, qeverinë e Benjamin Netanyahut, Aleksandar Vuçiqin dhe Vladimir Putinin, po përballet me zhvillime të reja politike, përfshirë dobësimin e pozicioneve parlamentare të aleatëve të tij në Serbi dhe Izrael.
Sipas analistit, vëmendja tashmë është nëse gjetjet e reja të Komisionit Evropian do të marrin më shumë vëmendje dhe, mbi të gjitha, nëse ato do të shndërrohen në ndikim konkret të BE-së në Bosnjë e Hercegovinë.
Pyetja kryesore, sipas tij, është nëse Brukseli do të arrijë të rrisë fuqinë e tij negociuese ndaj Dodikut dhe SNSD-së, por edhe ndaj aktorëve të tjerë politikë që ndikojnë në zhvillimet në Bosnjë e Hercegovinë.
The GeoPost
When the European Commission published its last country report on 🇧🇦, on 4 November 2025, Brussels did something it had hesitated to do for years. It singled out one party and one man by name, and their supporters in a neighbouring state, in unusually direct terms.
The report found that:
➡️ ministries and state-level bodies controlled by Milorad #Dodik’s #SNSD were deepening ties with Moscow: the Institute of Metrology signed a memorandum of understanding with Rosstandart, an #EU-sanctioned Russian agency, while SNSD-controlled ministries left flights from 🇷🇺 and Russian state media untouched;
➡️ after #Dodik’s conviction, the Republika Srpska assembly passed laws attacking 🇧🇦’s constitutional order and its state institutions;
➡️ Dodik, convicted and removed from office, kept receiving political and logistical support from 🇷🇸.
But almost no one noticed this, in 🇧🇦 or outside it.
The report landed a week after the 🇺🇸 lifted its sanctions on Dodik, his family and his political and business network. His lobbying and his links to the #MAGA movement were starting to show in both houses of Congress and the White House, by way of Budapest and Tel Aviv as much as Moscow and Belgrade. #Dodik was gaining ground, at home and abroad. Brussels was losing it.
Today the European Commission publishes its new report on 🇧🇦.
It comes exactly one month after Dodik declared a landslide victory for his candidates and his party in 🇧🇦’s general elections. His message was blunt: if the 🇪🇺 wants to achieve anything, it will have to come to him and negotiate from a position of weakness. The victory came after months of courting #Trump’s MAGA movement, #Netanyahu’s government, #Vucic and #Putin, while attacking the 🇪🇺 and its leading member states.
As Commissioner #Kos presents her report later today, Dodik will be waking up at Mar-a-Lago. The ground has shaken under him: his lobbyists embarrassed and cornered by an unprecedented wave of negative reporting that the New York Times set off, MAGA beaten in both houses, Vucic and Netanyahu both stripped of their parliamentary majorities.
The Commission’s report is expected to repeat its findings on SNSD. On 🇷🇺 it can only conclude the same as a year ago: sanctions are obstructed by ministries the party controls, which are deepening cooperation with Moscow, while the entity’s leadership openly backed 🇷🇺’s war against 🇺🇦. That #RTRS, the entity’s public broadcaster, keeps spreading Russian disinformation, on the war and on 🇧🇦’s 🇪🇺 path; and the Belgrade-owned provider #Mtel still carries the #RT channel, despite 🇧🇦’s alignment with 🇪🇺 sanctions on 🇷🇺.
The question is whether the report’s findings, in a changed regional and international context, will be noticed this time. And, more importantly, whether all this will start to increase the 🇪🇺’s leverage in 🇧🇦. And not only towards Dodik and his party.
— Adi Ćerimagić (@adicerimagic) November 4, 2026

KE-ja ngre alarmin për Serbinë: Korrupsioni, kapja e shtetit, frikësimi dhe sulmet ndaj gazetarëve mbeten probleme serioze
Hungaria ndalon programin shumëmilionësh të Orbanit dhe Dodikut për Republikën Srpska
Shtetet kërcënojnë me bojkot për shkak të rikthimit të Rusisë në garat e hokejit
Picula ngre çështjen e Serbisë në Parlamentin Evropian: A do të sjellë ndryshimi i pushtetit orientim të ri në politikën e jashtme?
Putin dekoron ministrin e Republika Srpskas me Medaljen Pushkin, Mujanoviq: Sanksionet ndaj Dodikut janë domosdoshmëri morale
Putin i ndan Medaljen Pushkin ministrit të Dodikut, Republika Srpska ruan afërsinë me Rusinë