Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Nga “zhgënjimi i thellë” te “partneriteti konstruktiv”: Si ndryshoi Lista Serbe gjuhën ndaj BE-së

The Geopost November 3, 2026 2 min read
Share the news

Lista Serbe ka ndryshuar dukshëm gjuhën publike ndaj Bashkimit Evropian. Nga akuzat dhe shprehja e “zhgënjimit të thellë” me veprimet e Brukselit, partia më e madhe e serbëve në Kosovë tani e paraqet veten si partnere të rëndësishme dhe konstruktive të BE-së.

Më 17 gusht 2026, në një letër drejtuar Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Lista Serbe kishte shprehur pakënaqësi të thellë lidhur me zhvillimet rreth hapjes së Urës së Ibrit.

Kjo parti kishte deklaruar se ishte “thellësisht e zhgënjyer” me veprimet e Bashkimit Evropian, duke kërkuar nga Brukseli të merrte përgjegjësi për zhvillimet dhe pasojat e mundshme të hapjes së urës.

Në atë kohë, Lista Serbe kishte vënë në pikëpyetje edhe rolin e Bashkimit Evropian në procesin e dialogut, duke kërkuar që BE-ja të mos mjaftohej vetëm me deklarata shqetësimi, por të mbante përgjegjësi për situatën në terren.

Megjithatë, në muajt pasues, komunikimi i kësaj partie me përfaqësuesit evropianë mori një ton më diplomatik.

Në takimet me zyrtarët e BE-së, Lista Serbe vazhdoi të kërkonte angazhim më të madh për pozitën e komunitetit serb, por pa përdorur të njëjtën gjuhë konfrontuese.

Ndryshimi i tonit u bë edhe më i dukshëm të hënën, më 2 nëntor, pas takimit të kryetarit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Igor Simiq, dhe zëvendësit të tij, Srgjan Popoviq, me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Dirk Shubel.

Në komunikatën e publikuar pas takimit, Lista Serbe tha se ishte diskutuar për raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian për progresin e Kosovës, pozitën e serbëve dhe reformat evropiane.

Por, ajo që bie veçanërisht në sy është pretendimi i kësaj partie se Bashkimi Evropian e njeh atë si “partner të rëndësishëm dhe konstruktiv”, si në procesin e reformave evropiane, ashtu edhe në jetën politike në Kosovë.

“Lista Serbe mbetet e përkushtuar ndaj veprimit konstruktiv politik, bashkëpunimit me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe përfaqësimit të vazhdueshëm të interesave të popullit serb”, thuhet në komunikatë.

Kështu, brenda pak muajsh, Lista Serbe kaloi nga deklaratat e zhgënjimit të thellë me Bashkimin Evropian dhe kërkesat për përgjegjësi ndaj Brukselit, te paraqitja e vetes si partnere konstruktive e tij.

Tags: BE Lista Serbe

Continue Reading

Previous: “Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s
Next: Pas një humbjeje dërrmuese, çfarë i pret tani Vuçiqit të Serbisë?

Humbja e Vuçiqit në Serbi, a po i vjen fundi ndikimit të Beogradit mbi Listën Serbe në Kosovë? 9 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Humbja e Vuçiqit në Serbi, a po i vjen fundi ndikimit të Beogradit mbi Listën Serbe në Kosovë?

The Geopost November 3, 2026
Pas një humbjeje dërrmuese, çfarë i pret tani Vuçiqit të Serbisë? 5 min read
  • Ballkan

Pas një humbjeje dërrmuese, çfarë i pret tani Vuçiqit të Serbisë?

The Geopost November 3, 2026
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s

The Geopost November 3, 2026
Trump kërcënon Iranin: Mund të na duhet ta godasim fort 3 min read
  • Ballkan

Trump kërcënon Iranin: Mund të na duhet ta godasim fort

The Geopost November 2, 2026
Mesazhet në Sky ECC zbulojnë financimin e serbëve në Mal të Zi nga djali i Aleksandar Vuçiqit dhe lidhjet me botën e krimit 5 min read
  • Ballkan

Mesazhet në Sky ECC zbulojnë financimin e serbëve në Mal të Zi nga djali i Aleksandar Vuçiqit dhe lidhjet me botën e krimit

The Geopost November 2, 2026
Forcat ajrore britanike përdorin për herë të parë dronë për të monitoruar aktivitetin e marinës ruse pranë brigjeve britanike 4 min read
  • News

Forcat ajrore britanike përdorin për herë të parë dronë për të monitoruar aktivitetin e marinës ruse pranë brigjeve britanike

The Geopost November 2, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.