Tifozët e Crvena Zvezdës, të njohur si “Delije”, e kanë rikthyer në qendër të Beogradit grafitin me mbishkrimin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, pasi ai ishte mbuluar me bojë të enjten.
Përmes një komunikate, tifozët kanë mohuar pretendimet se pas këtyre mbishkrimeve qëndron Partia Përparimtare Serbe (SNS), duke marrë përgjegjësinë për realizimin e tyre.
Sipas gazetës beogradase “Telegraf”, Delije kanë deklaruar se grafiti i parë me këtë mesazh, në lagjen Slavija, ishte realizuar nga tifozët e Partizanit. Sipas tyre, pasi mbishkrimi kishte filluar të shkatërrohej, ata iu bashkuan asaj që e cilësuan si “luftë”, duke realizuar disa grafite të tjera me të njëjtën përmbajtje.
“Një pjesë e njerëzve e dinë se pas tyre qëndrojmë ne, ndërsa një pjesë kanë rënë pre e tregimit se janë grafite të SNS-së. Grafitet ‘Kur ushtria të kthehet në Kosovë’ i kemi bërë vetë, me mjetet tona, dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë”, thuhet në komunikatën e tifozëve.
Në reagimin e tyre, Delije e kanë cilësuar të turpshme faktin që këto grafite u pengojnë disa personave, duke këmbëngulur se pas tyre nuk qëndron asnjë parti politike, por vetëm grupi i tifozëve.
Grafitin në qendër të Beogradit e kishte mbuluar me bojë një aktivist të enjten. Gjatë aksionit, një pjesë e kalimtarëve e kishin fyer atë.
Ndërkohë, aksionet për largimin e grafiteve nacionaliste në Serbi janë shtuar pas fitores zgjedhore të Listës Studentore. Gjatë kësaj jave, në Suboticë është mbuluar me bojë edhe një grafit me portretin e Ratko Mlladiqit, i dënuar për krime lufte.
The GeoPost

Ekspertët serbë: Studentët marrin pushtetin, por jo një Serbi të shkëputur nga Rusia dhe Kina
Kusovac ia kujton kryeministrit malazez se Kosova është shtet
FSK-ja pranon 12 kamionë të rinj ushtarakë, flota logjistike arrin në 35 automjete
Stradner: Fitorja e studentëve nuk garanton shkëputjen e Serbisë nga ndikimi rus
“Diçka e pazakontë po ndodh natën”: Dyshime për shkatërrimin e dokumenteve në institucione në Serbi dhe Kosovë
Ish-deputeti serb kërkon dorëheqjen e Petar Petkoviqit dhe hetim për paratë e destinuara për serbët në Kosovë