Gazetari malazez, Srgjan Kusovac i ka reaguar kryeministrit të Malit të Zi, Milojko Spajiq, pasi ky i fundit ka deklaruar për herë të dytë se Mali i Zi është shteti më i vogël në Ballkan.
Përmes një reagimi në rrjetin social X, Kusovac tha se kjo deklaratë nuk mund të konsiderohet lapsus, pasi është përsëritur dy herë, duke nënkuptuar se Kosova nuk është shtet.
“Privatisht mund të mendoni çfarë të dëshironi, por si zyrtar i Malit të Zi jeni të detyruar ta trajtoni Republikën e Kosovës si shtet”, shkroi Kusovac, duke iu drejtuar drejtpërdrejt kryeministrit Spajiq.
Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 9 tetor 2008 dhe ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Prishtinën.
Deklarata e Kusovacit rikthen në vëmendje rëndësinë e qëndrimeve zyrtare të përfaqësuesve të institucioneve malazeze ndaj statusit të Kosovës, të cilën Podgorica zyrtare e njeh si shtet të pavarur.
Ndryshe, Mali i Zi ka një sipërfaqe prej rreth 13.812 km² dhe Kosova ka një sipërfaqe prej rreth 10.905 km².

Ish-kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s tregon dy kushtet që Ukraina duhet t’i sigurojë para marrëveshjes së paqes me Rusinë
FSK-ja pranon 12 kamionë të rinj ushtarakë, flota logjistike arrin në 35 automjete
Stradner: Fitorja e studentëve nuk garanton shkëputjen e Serbisë nga ndikimi rus
“Diçka e pazakontë po ndodh natën”: Dyshime për shkatërrimin e dokumenteve në institucione në Serbi dhe Kosovë
Ish-deputeti serb kërkon dorëheqjen e Petar Petkoviqit dhe hetim për paratë e destinuara për serbët në Kosovë
Lista Studentore kërkon dorëheqjen e krerëve të policisë, shërbimeve sekrete dhe gjyqësorit në Serbi