Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

FSK-ja pranon 12 kamionë të rinj ushtarakë, flota logjistike arrin në 35 automjete

The Geopost October 30, 2026 2 min read
Share the news

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka pranuar 12 kamionë ushtarakë të markës Unimog-Mercedes-Benz, me qëllim të forcimit të kapaciteteve transportuese dhe logjistike.

Në ceremoninë e pranimit morën pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, si dhe përfaqësuesi i Daimler Truck Defence dhe Mercedes-Benz Special Trucks, Daniel Zittel.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, kamionët e rinj kanë konfigurim 4×4 dhe kapacitet ngarkese deri në pesë tonë. Ata do të përdoren për transportimin e personelit, pajisjeve dhe materialeve, si dhe për furnizimin e njësive në kushte të ndryshme operacionale.

Me pranimin e këtyre 12 kamionëve dhe tetë kamionëve Rheinmetall të pranuar gjatë kësaj jave, numri i automjeteve nga këto dy kategori arrin në 35.

Ministria ka bërë të ditur se Gjermania po e mbështet FSK-në përmes blerjeve dhe donacioneve. Gjatë vitit 2024, Kosova kishte pranuar pesë kamionë Rheinmetall KX 8×8 si donacion nga Gjermania.

Ndërkaq, për vitin 2027 planifikohet pranimi i dy kamionëve të tjerë Rheinmetall KX 8×8 dhe katër kamionëve zjarrfikës Unimog-Mercedes-Benz. Po ashtu, sipas planifikimeve, gjatë të njëjtit vit pritet të arrijnë edhe dhjetëra kamionë të tjerë.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka falënderuar kryeministrin Kurti, komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin, ambasadorin gjerman Rainer Rudolph dhe përfaqësuesin e kompanive prodhuese për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Ministria e Mbrojtjes ka ritheksuar se do të vazhdojë investimet në pajisje, infrastrukturë dhe zhvillimin e kapaciteteve njerëzore, me synimin e ndërtimit të një force profesionale dhe moderne, të ndërveprueshme me partnerët ndërkombëtarë.

Tags: Albin Kurti FSK Kosova Ushtria

Continue Reading

Previous: Stradner: Fitorja e studentëve nuk garanton shkëputjen e Serbisë nga ndikimi rus
Next: Kusovac ia kujton kryeministrit malazez se Kosova është shtet

Ish-kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s tregon dy kushtet që Ukraina duhet t’i sigurojë para marrëveshjes së paqes me Rusinë 2 min read
  • Botë
  • News

Ish-kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s tregon dy kushtet që Ukraina duhet t’i sigurojë para marrëveshjes së paqes me Rusinë

The Geopost October 30, 2026
Kusovac ia kujton kryeministrit malazez se Kosova është shtet 1 min read
  • Ballkan
  • News

Kusovac ia kujton kryeministrit malazez se Kosova është shtet

The Geopost October 30, 2026
Stradner: Fitorja e studentëve nuk garanton shkëputjen e Serbisë nga ndikimi rus 4 min read
  • Ballkan

Stradner: Fitorja e studentëve nuk garanton shkëputjen e Serbisë nga ndikimi rus

The Geopost October 30, 2026
“Diçka e pazakontë po ndodh natën”: Dyshime për shkatërrimin e dokumenteve në institucione në Serbi dhe Kosovë 7 min read
  • Ballkan

“Diçka e pazakontë po ndodh natën”: Dyshime për shkatërrimin e dokumenteve në institucione në Serbi dhe Kosovë

The Geopost October 29, 2026
Ish-deputeti serb kërkon dorëheqjen e Petar Petkoviqit dhe hetim për paratë e destinuara për serbët në Kosovë 3 min read
  • Ballkan

Ish-deputeti serb kërkon dorëheqjen e Petar Petkoviqit dhe hetim për paratë e destinuara për serbët në Kosovë

The Geopost October 29, 2026
Lista Studentore kërkon dorëheqjen e krerëve të policisë, shërbimeve sekrete dhe gjyqësorit në Serbi 4 min read
  • Ballkan

Lista Studentore kërkon dorëheqjen e krerëve të policisë, shërbimeve sekrete dhe gjyqësorit në Serbi

The Geopost October 29, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.