Ukraina ka marrë konfirmimin për paketa të reja ndihme në fushën e energjisë, ndihmës humanitare dhe mbrojtjes nga të paktën pesë vende partnere.
Kjo është bërë e ditur nga ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, në një intervistë për agjencinë “Ukrinform”.
Jam i sigurt se do të ketë paketa shtesë ndihme në sektorët e energjisë, humanitar dhe të mbrojtjes… Kam konfirmimin për paketa të reja nga të paktën pesë vende. Tashmë e dimë se nga cilat vende do të vijnë”, ka thënë kreu i diplomacisë ukrainase.
Sipas tij, “shumat janë aktualisht në fazën e finalizimit”.
“Dhe ne do të marrim ndihmë shtesë”, deklaroi kreu i diplomacisë ukrainase.
Siç raporton “Ukrinform”, qeveria britanike do t’i ofrojë Ukrainës 17 milionë funte (22,5 milionë dollarë amerikanë) për të financuar punime thelbësore riparimi në strukturën mbrojtëse të Centralit Bërthamor të Çernobilit, e cila u dëmtua nga një sulm me dron rus vitin e kaluar.
Ndërkohë, thekson mediumi ukrainas, gjatë një takimi me kancelarin federal gjerman, Friedrich Merz, kryeministri ukrainas Serhii Koretskyi diskutoi mbi forcimin e mbrojtjes ajrore për t’u mbrojtur nga sulmet ruse, si dhe mbi bashkëpunimin në sektorët e energjisë, transportit dhe kujdesit shëndetësor.

Nuk do të ketë “lehtësim” të sanksioneve derisa Rusia ta ndalë luftën, thonë dy zyrtarët e lartë të BE-së
Konjufca flet për median hungareze, paralajmëron për rrezikun e një përballjeje të re të armatosur me Serbinë
NATO-ja është shumë më e fuqishme se Rusia – thotë gjenerali amerikan
Çfarë mund të përdorë SHBA-ja në Iran, e quajtur “Nëna e të gjitha bombave”?
Eksperti i sigurisë: Serbia është Rusia e vogël, siguria e Ballkanit kërcënohet nga ndikimi rus
Bieber zbërthen regjimin e Vuçiqit: Pushteti i tij mbështetet te korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar