Deputeti i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Lazar Radulloviq, ka akuzuar Listën Serbe se ka tentuar ta pengojë zgjedhjen e tij si deputet në Kuvendin e Kosovës, duke pretenduar se ndaj tij janë ushtruar presione, përfshirë edhe sulme fizike.
Gjatë një fjalimi në Kuvend, Radulloviq tha se dëshironte t’u përgjigjej deputetëve të Listës Serbe, të cilët, sipas tij, gjatë procesit zgjedhor ishin ankuar në Gjykatën Supreme për të kontestuar kandidaturën e tij.
Ai rikujtoi edhe një rast nga mandatet e kaluara, kur, sipas pretendimeve të tij, një deputet i partisë së Nenad Rashiqit kishte kaluar në Listën Serbe vetëm pak ditë pasi ishte bërë pjesë e Kuvendit. Radulloviq pretendoi se deputeti në fjalë ishte joshur dhe paguar për të ndërruar subjekt politik.
“Problemi i Listës Serbe është që mua nuk mund të më blejnë, e as të më frikësojnë”, deklaroi Radulloviq.
Deputeti serb tha se kohëve të fundit ishte përballur me probleme, duke përmendur sulme fizike dhe shpërthimin e gomave të veturës së tij.
Ai theksoi se këto veprime, për të cilat nuk dha më shumë detaje në fjalimin e tij, nuk do ta detyrojnë të heqë dorë nga mandati i deputetit.
“E vetmja mënyrë që të më largoni nga ky vend është që të më gjuani me armë. Mënyra tjera nuk ka që mund të ma merrni vendin që e kam në këtë Kuvend”, u shpreh ai.
Radulloviq akuzoi gjithashtu Listën Serbe se vepron nën ndikimin e Beogradit, duke pretenduar se përfaqësuesit e saj në Kuvend marrin udhëzime nga atje.
“Ju nuk po ju them juve, sepse ju jeni pionë që jeni të ulur këtu dhe i merrni porositë nga Beogradi, por organizata juaj kriminale është e gatshme për gjithçka”, deklaroi Radulloviq.
Në përfundim të fjalimit, deputeti përsëriti se nuk do të tërhiqet përballë presioneve, duke lënë të kuptohet se do të vazhdojë ta ushtrojë mandatin e tij në Kuvendin e Kosovës.
The GeoPost

Lista zgjedhore e Serbisë në Kosovë rritet për mbi 20 mijë votues – parregullsi dhe emra të përsëritur
Samiti i BE-së në Bruksel: Ukraina, sanksionet ndaj Rusisë dhe zgjerimi në qendër të diskutimeve
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete
Mujanoviq: Serbia bashkëpunon ngushtë me Rusinë kundër interesave të Kosovës dhe Bosnjës
BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën
Instituti Boshnjak në Sarajevë anulon koncertin e muzikantëve rusë për shkak të organizatorëve kontroversë