Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Pas dëbimit nga Mali i Zi, themeluesi i rrjetit rus Rybar mbërrin në Serbi

The Geopost October 10, 2026 3 min read
Share the news

Kreu i kanalit Rybar në Telegram, Mikhail Zvinchuk, bashkëshortja e tij Valeria dhe tre kolegë të tyre, të cilët u dëbuan nga Mali i Zi, mbërritën në Beograd të premten në mbrëmje.

Në aeroportin e Beogradit, ata njoftuan se gjatë ditëve në vijim do t’i shqyrtojnë hapat e mëtejshëm, përfshirë angazhimin e avokatëve, raportoi Radiotelevizioni i Malit të Zi.

Ata u larguan nga Mali i Zi drejt Serbisë fqinje pasi ishin urdhëruar nga autoritetet malazeze të largoheshin nga vendi për shkaqe të “sigurisë kombëtare dhe të brendshme”.

Vendimin për dëbimin e tyre e mori Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.

REL iu drejtua Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për koment lidhur me hapat e mëtejshëm që mund të ndërmarrë Beogradi, por nuk mori përgjigje.

REL-i zbuloi se Zvinchuk kishte qëndruar në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë para se të shkonte në Mal të Zi, ku, së bashku me ekipin e tij, dyshohet se po xhironte një seri dokumentarësh për marrëdhëniet mes Rusisë dhe Ballkanit.

Ku u ndaluan Zvinchuk dhe të tjerët?

Shtetasit rusë po qëndronin në një hotel në Risan, në territorin e komunës së Kotorrit, rreth 120 kilometra larg Podgoricës. Më pas, ata u dërguan në ambientet zyrtare të policisë për kryerjen e procedurave dhe veprimeve të mëtejshme zyrtare.

Atyre iu gjetën dhe iu sekuestruan pajisje dhe mjete digjitale, përfshirë pajisje me rezolucion të lartë, një dron, një kamerë, një kamerë GoPro, si dhe disa telefona.

Policia bëri të ditur se pajisjet do t’i nënshtrohen ekspertizës dhe analizave, me qëllim të përcaktimit të destinimit të tyre dhe të qëllimit për të cilin janë përdorur në territorin e Malit të Zi.

Çfarë thotë Rybar?

Përmes kanalit të vet në Telegram, Rybar konfirmoi ndalimin e personave në fjalë në Mal të Zi, duke theksuar se që të katër shtetasit rusë “qëndronin ligjërisht në Mal të Zi dhe se ishte planifikuar xhirimi i Manastirit të Cetinjës, për të cilin ishte bërë më herët një kërkesë zyrtare”.

Ata theksuan se “nuk ka pasur shkelje të ligjeve të Malit të Zi”.

Gjithashtu, pretenduan se janë në kontakt me Ministrinë e Jashtme të Rusisë, e cila po punon për zgjidhjen e çështjes.

Deklaratat e Millatoviqit dhe Spajiqit

Kabineti i presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, u kërkoi institucioneve kompetente të sigurisë të përcaktojnë se si Mikhail Zvinchuk, i lidhur me rrjetin rus të blogerëve ushtarakë, kishte hyrë dhe qëndruar në Mal të Zi.

“Ne kemi paralajmëruar se përpjekjet për veprimtari hibride dhe destabilizim e shoqërojnë vazhdimisht rrugëtimin tonë evropian”, shkroi Spajiq në rrjetet sociale pas arrestimeve, duke shtuar se institucionet po e kryejnë punën e tyre.

Nga kabineti i presidentit të Malit të Zi, Millatoviq, u tha se institucionet kompetente të sigurisë duhet t’i sqarojnë rrethanat e këtij rasti.

Çfarë është Rybar?

Ribar është një rrjet mediatik dhe informativ rus, i themeluar në vitin 2018 nga Zvinchuk, ish-punonjës i shërbimit për shtyp të Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Zvinchuk është nën sanksione të Britanisë së Madhe dhe të Bashkimit Evropian (BE), ndërsa BE-ja ka deklaruar se ai ishte pjesë e një grupi pune të krijuar nga presidenti rus, Vladimir Putin, për të mobilizuar mbështetjen për luftën në Ukrainë.

Departamenti amerikan i Shtetit ka ofruar një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për informacione rreth tij dhe figurave të tjera të Rybar-it, për shkak të përpjekjeve të tyre për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane të vitit 2024.

Vitet e fundit, rrjeti i ka zgjeruar aktivitetet edhe në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Rybar është shndërruar në një prej kanaleve ushtarake proruse më me ndikim në Telegram qëkurse Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në vitin 2022.

Vitet e fundit, ai i ka zgjeruar aktivitetet edhe në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën./REL

Tags: Bosnje dhe Hercegovina Mali i Zi Rusia Rybar Serbi

Continue Reading

Previous: Pa udhërrëfyes drejt BE-së: Çfarë tjetër rrezikon të humbasë Serbia?

Pa udhërrëfyes drejt BE-së: Çfarë tjetër rrezikon të humbasë Serbia? 6 min read
  • Ballkan
  • News

Pa udhërrëfyes drejt BE-së: Çfarë tjetër rrezikon të humbasë Serbia?

The Geopost October 10, 2026
Operacioni “Vivaldi” i Ukrainës pengon planin rus për rrethimin e Donbasit 4 min read
  • Botë
  • News

Operacioni “Vivaldi” i Ukrainës pengon planin rus për rrethimin e Donbasit

The Geopost October 10, 2026
I akuzuari për sulmin terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq shfaqet në tubimin parazgjedhor të SNS me djalin e Vuçiqit 2 min read
  • Ballkan
  • News

I akuzuari për sulmin terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq shfaqet në tubimin parazgjedhor të SNS me djalin e Vuçiqit

The Geopost October 10, 2026
SHBA-ja vendos sanksione ndaj Gjykatës së Hagës, Rubio: Do ta paralizojmë 2 min read
  • Botë
  • News

SHBA-ja vendos sanksione ndaj Gjykatës së Hagës, Rubio: Do ta paralizojmë

The Geopost October 10, 2026
Si e përdorën operativët iranianë IA-në për të publikuar lajme të rremë në media amerikane? 5 min read
  • Botë
  • News

Si e përdorën operativët iranianë IA-në për të publikuar lajme të rremë në media amerikane?

The Geopost October 10, 2026
Mali i Zi do ta dëbojë kreun e rrjetit të lidhur me operacionet hibride ruse, Rybar 4 min read
  • Ballkan
  • News

Mali i Zi do ta dëbojë kreun e rrjetit të lidhur me operacionet hibride ruse, Rybar

The Geopost October 10, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.