Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • News

Rubio paralajmëron Beogradin: Serbia është përfshirë në çështje “potencialisht shpërthyese”

The Geopost September 24, 2026 3 min read
Share the news

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio, ka deklaruar se Serbia është e përfshirë në çështje që mund të jenë “problematike dhe shpërthyese”.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para se të largohej nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Rubio foli edhe për marrëdhëniet amerikano-serbe dhe zhvillimet që, sipas tij, po tërheqin vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar.

“Është e qartë se Serbia është e përfshirë në çështje të caktuara që janë potencialisht problematike dhe shpërthyese, dhe që po tërheqin vëmendjen ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Sekretari amerikan i Shtetit tha se Serbia tashmë është vizituar nga përfaqësues të Departamentit të Shtetit dhe agjencive të tjera qeveritare amerikane.

Ndërkohë, në gusht, ligjvënës republikanë dhe demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së paraqitën një projektligj që i bënte thirrje Uashingtonit të ndërmerrte masa ndaj Serbisë për shkak të asaj që në dokument cilësohej si “pengesa serioze” në demokraci dhe sundimin e ligjit, si dhe për shkak të bashkëpunimit të Beogradit me Rusinë, Kinën dhe Iranin.

Në projektligj, autorët iu referuan edhe Raportit të të Drejtave të Njeriut të vitit 2024 të Departamentit amerikan të Shtetit dhe Raportit të Parlamentit Evropian për Serbinë të vitit 2025, duke përmendur shqetësime lidhur me sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e medias dhe korrupsionin.

Serbia dhe ngecja në rrugën drejt BE-së

Serbia, ndonëse vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nuk ka hapur kapitull të ri negociatash për gati pesë vjet.

Në qendër të shqetësimeve evropiane janë përparimi i pamjaftueshëm në sundimin e ligjit dhe mosrespektimi i plotë i kërkesës së BE-së për përafrimin e politikës së jashtme të Serbisë me atë të Unionit.

Pas fillimit të luftës së Rusisë në Ukrainë, Beogradi nuk iu bashkua politikës së sanksioneve të BE-së ndaj Moskës, duke ruajtur një marrëdhënie të afërt politike dhe ekonomike me Rusinë.

Kjo çështje është shndërruar në një nga pengesat kryesore në procesin e integrimit evropian të Serbisë, ndërsa institucionet evropiane kanë ngritur paralelisht shqetësime edhe për gjendjen e demokracisë dhe sundimin e ligjit në vend.

Kongresmeni Wilson kërkon zhvendosjen e takimit të OSBE-së

Në javët e fundit, Serbia është përballur edhe me një tjetër presion nga Uashingtoni.

Kongresmeni amerikan Joe Wilson ka propozuar që takimi vjetor i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së të zhvendoset nga Serbia në Karolinën e Jugut.

Wilson e ka lidhur propozimin e tij me atë që e ka përshkruar si “ndikim të tepërt” të presidentit rus Vladimir Putin në Serbi.

Kjo nismë ka hapur një debat të ri në Uashington lidhur me marrëdhëniet e Beogradit me Moskën dhe orientimin e politikës së jashtme serbe.

Në vëmendje të Uashingtonit është edhe raporti i Serbisë me Iranin.

Beogradi zyrtar ka ruajtur marrëdhënie miqësore me Teheranin, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare ndaj Iranit për programin e tij bërthamor dhe çështje të tjera që lidhen me të drejtat e njeriut.

Në korrik, ministri serb i Informacionit dhe Telekomunikacionit, Boris Bratina, ishte ndër përfaqësuesit e paktë evropianë që morën pjesë në funeralin e liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

The GeoPost

Tags: Serbia SHBA

Continue Reading

Previous: Inteligjenca evropiane paralajmëron për një “test” të Rusisë ndaj NATO-s
Next: Pse Kina nuk ka gjasa të ushtrojë presion mbi Iranin përpara samitit Trump-Xi

Pse Kina nuk ka gjasa të ushtrojë presion mbi Iranin përpara samitit Trump-Xi 8 min read
  • Analiza
  • News

Pse Kina nuk ka gjasa të ushtrojë presion mbi Iranin përpara samitit Trump-Xi

The Geopost September 24, 2026
Inteligjenca evropiane paralajmëron për një “test” të Rusisë ndaj NATO-s 5 min read
  • News

Inteligjenca evropiane paralajmëron për një “test” të Rusisë ndaj NATO-s

The Geopost September 21, 2026
Frika e Vuçiqit nga humbja e pushtetit, Rusia i del në mbrojtje para zgjedhjeve 5 min read
  • Ballkan
  • News

Frika e Vuçiqit nga humbja e pushtetit, Rusia i del në mbrojtje para zgjedhjeve

The Geopost September 21, 2026
Lidhjet e partive të BiH me Rusinë, Kinën, Iranin dhe Perëndimin 12 min read
  • Botë
  • News

Lidhjet e partive të BiH me Rusinë, Kinën, Iranin dhe Perëndimin

The Geopost September 21, 2026
Zgjedhjet parlamentare ruse u organizuan edhe në Serbi 4 min read
  • Botë
  • News

Zgjedhjet parlamentare ruse u organizuan edhe në Serbi

The Geopost September 21, 2026
Në Kosovë ka Srebrenica të panumërta, të kryera nga serbët 3 min read
  • Ballkan
  • News

Në Kosovë ka Srebrenica të panumërta, të kryera nga serbët

The Geopost September 20, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.