Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Trump: Rusia dhe Ukraina bien dakord të ndalojnë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike

The Geopost September 15, 2026 2 min read
Share the news

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord të ndalojnë sulmet ndaj objekteve energjetike të njëra-tjetrës, në një përpjekje për të frenuar përshkallëzimin e luftës. Megjithatë, nga Moska ende nuk ka ardhur një konfirmim i qartë për një marrëveshje reciproke.

Trump e bëri njoftimin përmes një postimi në Truth Social, një ditë pasi i kërkoi presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy të ndalonte sulmet ndaj infrastrukturës ruse të karburanteve.

“Ukraina ka rënë dakord të mos godasë objektivat energjetike ruse. Rusia ka rënë dakord të bëjë të njëjtën gjë”, shkroi Trump.

Zelenskyy tha se Ukraina është e gatshme të ndalojë sulmet ndaj objektivave në Rusi, nëse Moska ndalon goditjet ndaj infrastrukturës energjetike dhe asaj kritike të Ukrainës.

“Lufta duhet të përfundojë. Një hap de-përshkallëzues ndaj infrastrukturës kritike mund të jetë hapi i parë drejt paqes”, deklaroi presidenti ukrainas, duke kërkuar detaje konkrete nga partnerët ndërkombëtarë.

Por qëndrimi i Kremlinit mbetet më i paqartë. Zëdhënësi Dmitry Peskov e mirëpriti thirrjen e Trump për ndalimin e sulmeve ukrainase ndaj objekteve energjetike ruse, por nuk konfirmoi se Rusia do të ndalojë sulmet e saj.

Peskov tha se forcat ruse do të vazhdojnë operacionet në Ukrainë.

Ukraina ka përdorur gjithnjë e më shumë dronë me rreze të gjatë për të goditur rafineritë, depot e karburanteve dhe objektiva ushtarake në territorin rus. Kievi i ka cilësuar këto sulme si një formë “sanksionesh me rreze të gjatë”, me synimin për të goditur të ardhurat energjetike të Moskës dhe për të rritur presionin ndaj Kremlinit.

Në të njëjtën kohë, Rusia ka vazhduar sulmet ndaj Ukrainës, përfshirë goditjet ndaj infrastrukturës civile dhe energjetike./TheGeopost

Continue Reading

Previous: Ministri polak: NATO do ta mposhtte Rusinë shpejt, Evropa ka epërsi të madhe ushtarake
Next: Konakoviqi dhe Helez e demantojnë Dodikun: Nuk ka pasur kërkesë për fluturimin e avionit të Qeverisë së Serbisë

Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq

The Geopost November 1, 2026
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin 3 min read
  • Lajme

Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin

The Geopost October 30, 2026
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë 1 min read
  • Lajme

Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë

The Geopost October 30, 2026
Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE 3 min read
  • Lajme

Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE

The Geopost October 30, 2026
Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi 5 min read
  • Botë
  • Lajme

Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi

The Geopost October 29, 2026
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH

The Geopost October 28, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.