Në funeralin e Ratko Mlladiqit, ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime lufte, ka marrë pjesë edhe presidenti i DNS-së, Nenad Neshiq.
Funerali po mbahet sot në Varrezat Topçider në Beograd, ku kanë mbërritur edhe një numër politikanësh dhe zyrtarësh nga Republika Srpska.
I pyetur se në çfarë cilësie ndodhej në funeral, Neshiq tha se nuk kishte ardhur si bartës i ndonjë funksioni zyrtar, por si pjesëtar i popullit serb.
“Erdha t’i shpreh respektin tim gjeneralit”, tha Neshiq.
Ai shtoi se kishte ardhur në Beograd “në cilësinë e tij si serb”, si qytetar i Republikës Srpska dhe pjesëtar i popullit serb.
Gazetari e pyeti nëse e konsideronte të gabuar pjesëmarrjen në funeralin e një personi të dënuar për krime lufte.
“Nëse do të mendoja se ishte gabim, nuk do të isha këtu. Erdha t’i shpreh respektin tim gjeneralit. Rroftë Serbia. Rroftë Republika Srpska”, u përgjigj Neshiq.
Në funeral kanë marrë pjesë edhe politikanë të tjerë nga Republika Srpska.
Mes tyre janë Branko Blanusha, kandidat për president të Republikës Srpska, si dhe Marinko Bozhoviq, kandidat për anëtar të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës nga radhët e popullit serb.
Pjesëmarrja e tyre në funeral vjen në një kohë kur varrimi i Mlladiqit ka nxitur reagime të forta për mënyrën se si në Serbi dhe në Republikën Srpska po trajtohet figura e ish-komandantit serb të Bosnjës, i cili u dënua për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
The GeoPost

Stradner akuzon regjimin e Vuçiqit për propagandë dhe sulme ndaj saj dhe dy kongresistëve amerikanë
KE-ja e mbron delegacionin vëzhgues të zgjedhjeve të PE-së të cilin e kundërshton Serbia
Vuçiqi përballet me sfidën më të madhe politike, zgjedhjet nën hijen e dyshimeve për manipulim
“Marshim taktik nga Udbina deri te Kalaja e Kninit”, FSK dhe ushtarët e rajonit përmbyllin trajnimin në Kroaci – nuk merr pjesë vetëm Serbia
Shqiptarët dëshirojnë katër mandate të garantuara në Parlamentin e Malit të Zi
Zgjedhjet nën hijen e Kremlinit: Vuçiq përballë studentëve, Uashingtonit dhe Brukselit