Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Rusia nuk respekton armëpushimin, sulmon me raketa dhe dronë Ukrainën – të paktën pesë të vdekur

The Geopost September 6, 2026 1 min read
Share the news

Rusia ka vijuar sulmet ndaj Ukrainës, pavarësisht armëpushimit të shpallur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në prag të vizitës së përfaqësuesve të presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Gjatë natës, forcat ruse lëshuan raketa balistike dhe 167 dronë drejt objektivave në Ukrainë. Sulmet shkaktuan viktima në rajonin e Dnipropetrovskut, ku humbën jetën pesë persona.

Sulme janë raportuar edhe në Zaporizhzhia, ku forcat ruse goditën një parking me kamionë. Ndërkohë, një dron u rrëzua mbi një ndërtesë shumëkatëshe në qytetin e Boryspilit.

Zelensky kishte deklaruar më herët se Forcat e Armatosura të Ukrainës nuk do të kryenin sulme ndaj Rusisë gjatë vizitës së përfaqësuesve të Trumpit.

Lideri ukrainas i bëri thirrje Moskës që të ndërmerrte të njëjtën masë dhe të respektonte një pauzë në luftime.

Megjithatë, sulmet gjatë natës tregojnë se armëpushimi nuk është respektuar nga pala ruse, duke shtuar pasigurinë rreth përpjekjeve të reja diplomatike për t’i dhënë fund luftës.

Vizita e Witkoff dhe Kushner në Moskë shihet si pjesë e përpjekjeve të administratës amerikane për të çuar përpara një propozim për përfundimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Tags: Rusia Ukraina

Continue Reading

Previous: Serbia përgatitet ta varrosë me nderime Mlladiqin, reagojnë ashpër të mbijetuarit e luftës në Bosnje
Next: Vërshëllima, hedhje vezësh dhe brohoritje “Ik, ik!” – Vuçiqi nuk mirëpritet nga mijëra qytetarë të Nishit

Emisarët amerikanë në Moskë, Putin urdhëron ndaljen e sulmeve ndaj Kievit 7 min read
  • News

Emisarët amerikanë në Moskë, Putin urdhëron ndaljen e sulmeve ndaj Kievit

The Geopost September 6, 2026
Mes së vërtetës dhe mitit: Ratko Mlladiq nuk është Car Llazari 8 min read
  • Ballkan
  • News

Mes së vërtetës dhe mitit: Ratko Mlladiq nuk është Car Llazari

The Geopost September 6, 2026
A është vënë në pikëpyetje turneu rajonal i shefes së KE-së për shkak të Serbisë? 8 min read
  • Ballkan
  • News

A është vënë në pikëpyetje turneu rajonal i shefes së KE-së për shkak të Serbisë?

The Geopost September 6, 2026
Eurodeputeti gjerman kritikon Serbinë për Mlladiqin: Beogradi nderon një kriminel lufte, kjo është e turpshme 1 min read
  • Ballkan
  • News

Eurodeputeti gjerman kritikon Serbinë për Mlladiqin: Beogradi nderon një kriminel lufte, kjo është e turpshme

The Geopost September 6, 2026
Vërshëllima, hedhje vezësh dhe brohoritje “Ik, ik!” – Vuçiqi nuk mirëpritet nga mijëra qytetarë të Nishit 2 min read
  • Ballkan
  • News

Vërshëllima, hedhje vezësh dhe brohoritje “Ik, ik!” – Vuçiqi nuk mirëpritet nga mijëra qytetarë të Nishit

The Geopost September 6, 2026
Serbia përgatitet ta varrosë me nderime Mlladiqin, reagojnë ashpër të mbijetuarit e luftës në Bosnje 3 min read
  • Ballkan
  • News

Serbia përgatitet ta varrosë me nderime Mlladiqin, reagojnë ashpër të mbijetuarit e luftës në Bosnje

The Geopost September 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.