Komisioni Evropian njoftoi të premten se u takon autoriteteve serbe të vendosin se çfarë roli do të luajnë në funeralin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, por gjithashtu theksoi se glorifikimi i kriminelëve të luftës është në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane dhe nuk ka vend në Bashkim apo në vendet kandidate.
Bashkimi Evropian tha me rastin e vdekjes së Mlladiqit se ai ishte kriminel lufte që po vuante dënimin me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Srebrenicë.
“Komisioni Evropian beson se çdo glorifikim i kriminelëve të luftës është në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane dhe nuk ka vend në BE ose në vendet kandidate për në BE”, tha Komisioni Evropian në një përgjigje për REL.
BE-ja ka theksuar përgjegjësinë e institucioneve serbe në lidhje me funeralin e Mlladiqit, i cili vdiq në Hagë të enjten.
“Nëse Ratko Mlladiq varroset në Serbi, u takon autoriteteve serbe të konfirmojnë çdo rol që mund të kenë në organizimin ose varrimin aktual të Ratko Mlladiqit”, tha më tej KE-ja.
Mlladiq pritet të varroset në Serbi. Ministri i Drejtësisë i këtij vendi, Nenad Vujiq, njoftoi po atë ditë se ai do të varroset me nderime të plota shtetërore.
Për vite me radhë, Mlladiq ishte ndër të arratisurit më të rëndësishëm nga drejtësia ndërkombëtare. Ai ishte në arrati për gati 16 vjet pasi u padit nga Tribunali i Hagës në vitin 1995. Mlladiqi u arrestua më 26 maj 2011, në fshatin Llazarevo pranë Zrenjaninit të Serbisë, në një operacion të shërbimeve serbe të sigurisë.

Dosja e përgjimeve: Vuçiq i lidhur me bosin e drogës, dha garanci edhe për lirimin e tij nga burgu
Eurodeputeti kroat: Asnjë politikë s’e ndryshon faktin historik që Kosova, Kroacia e Bosnja ishin viktima të agresionit serb
Kallas: Rusia nuk do ta detyrojë Ukrainën të dorëzohet, Evropa do të vazhdojë ta mbështesë Kievin
Lazar Radulloviq e quan Listën Serbe organizatë kriminale: Mund të më vrisni, por nuk mund të më frikësoni
Lista zgjedhore e Serbisë në Kosovë rritet për mbi 20 mijë votues – parregullsi dhe emra të përsëritur
BE-ja jep edhe 2.86 miliardë euro për të mbuluar ‘nevojat më urgjente’ të Ukrainës – dronë dhe raketa