Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Kroacisë, Gordan Grliq Radman, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e të dënuarit për krime lufte, Ratko Mlladiq, duke kujtuar krimet e kryera nga forcat nën komandën e tij në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë.
Grliq Radman theksoi se Mlladiq vdiq si një kriminel lufte i dënuar.
“Forcat ushtarake nën komandën e tij, duke ndjekur synimin për krijimin e ‘Serbisë së Madhe’, lanë një gjurmë të përgjakshme në gjithë Kroacinë dhe Bosnje e Hercegovinën, nga Kijevo, Shkabrnja, Drnishi dhe Shibeniku, deri në Bosnjën lindore dhe gjenocidin në Srebrenicë”, tha ai, shkruajnë mediat kroate.
Sipas ministrit kroat, drejtësia ishte e ngadaltë dhe nuk përfshiu të gjitha krimet e luftës të kryera nga njësitë nën komandën e Mlladiqit.
Edhe Ministria e Veteranëve të Kroacisë reagoi pas vdekjes së Mlladiqit, duke e cilësuar atë si një prej personave më përgjegjës për krimet e rënda të luftës, vrasjet e civilëve dhe përndjekjet në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë.
Ratko Mlladiq ishte dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë, krime kundër njerëzimit dhe krime të tjera të luftës të kryera gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë.

Maqedonci për median ndërkombetare: Serbia vazhdon ta kërcënojë Kosovën, lidhjet me Rusinë shtojnë shqetësimet për sigurinë
Diplomati rus i dëbuar nga Bullgaria shfaqet në Serbi
Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe”
Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi?
Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën
Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit!