Gazetari investigativ kroat, Domagoj Margetiq, ka publikuar një reagim të ashpër ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke përsëritur akuzat e tij lidhur me rolin e pretenduar të liderit serb gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë dhe rrethimit të Sarajevës.
Në një postim publik, Margetiq ka shkruar se Vuçiq ka vrarë civilë gjatë rrethimit të Sarajevës dhe ka akuzuar se, në vend që të përballej me përgjegjësi penale, ai sot vazhdon karrierën politike në Serbi.
“Aleksandar Vuçiq vrau civilë gjatë rrethimit të Sarajevës. Në vend që ta kalonte pjesën tjetër të jetës në burg, ai sot përgatitet për një karrierë politike në Serbi”, ka shkruar gazetari kroat.
Margetiq ka shkuar edhe më tej, duke shtuar se “çdo karrierë politike qëndron mbi vrasje”, ndërsa ka lidhur drejtpërdrejt këtë çështje me akuzat për të ashtuquajturin “Sarajevo Safari”.
Sipas tij, fakti që vrasjet e pretenduara dhe rasti i “safarive njerëzore” në Sarajevë nuk janë zbardhur plotësisht deri më sot ka bërë që, sipas tij, Vuçiqi të mos përballej me drejtësinë për ngjarjet e periudhës së luftës.
“Meqë vrasjet dhe safaritë njerëzore nuk janë zgjidhur deri më sot, kjo është arsyeja pse ai nuk u ndal në Sarajevë”, ka shkruar Margetiq.
Gazetari kroat ka publikuar gjatë muajve të fundit dokumente dhe deklarata dëshmitarësh për të cilat pretendon se lidhen me rolin e Vuçiqit gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë.
Ai ka kërkuar që materialet që ka publikuar të hetohen nga institucionet kompetente.
The GeoPost

Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe”
Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi?
Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit!
Bosnje dhe Hercegovina pas zgjedhjeve: Mes Rusisë dhe Perëndimit
Ish-ministri gjerman për deklaratën e Daçiç-it: Kjo rrugë çon drejt luftës, jo BE-së
Studentët në protestë në Nish, Demokratët Evropianë: Vuçiqi po ndjek gjurmët e Orbanit