Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Sllovenia në alarm për ndikimin rus: Presidentja përballet me akuza për lidhjet me Rusinë

The Geopost August 24, 2026 2 min read
Share the news

Një debat i fortë politik dhe institucional ka shpërthyer në Slloveni rreth presidentes Natasa Pirc Musar, pas raportimeve për lidhje të personave nga rrethi i saj i afërt me individë që dyshohet se kanë kontakte me Rusinë.

Çështja mori vëmendje të shtuar pas një aksidenti automobilistik, në të cilin, sipas raportimeve të mediave sllovene, në automjetin me të cilin udhëtonte presidentja ndodhej edhe një mike ruse.

Në fokus të debatit janë vënë lidhjet e kësaj gruaje me një ish-zyrtar të inteligjencës sllovene, i cili u largua drejt Rusisë gjatë viteve ’90.

Zhvillimet kanë kaluar tashmë në nivel parlamentar. Komisioni parlamentar slloven për sigurinë ka kërkuar informacion nga shërbimet e inteligjencës, me qëllim që të vlerësohet nëse ekziston ndonjë rrezik i mundshëm i ndikimit rus përmes personave të afërt me presidenten.

Vëmendje të veçantë kanë marrë edhe udhëtimet e Pirc Musar në Rusi. Sipas raportimeve mediatike, presidentja sllovene ka vizituar disa herë Moskën dhe Shën Petersburgun, ndërsa një prej këtyre udhëtimeve ka ndodhur vetëm disa muaj para nisjes së pushtimit të plotë rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Opozita ka kërkuar që autoritetet të bëjnë një vlerësim më të thelluar të rrethanave.

Partia opozitare SDS ka kërkuar masa më të forta, duke përfshirë edhe shqyrtimin e qasjes së presidentes në informacionet e klasifikuara të inteligjencës deri në përfundimin e verifikimeve të sigurisë.

Megjithatë, deri tani nuk është bërë publike ndonjë dëshmi që presidentja Pirc Musar të ketë bashkëpunuar me shërbimet ruse apo të ketë vepruar në interes të Moskës.

Shërbimi Slloven i Inteligjencës dhe Sigurisë, SOVA, ka deklaruar se një verifikim i mëparshëm i personit të përmendur në këtë rast nuk kishte zbuluar rrethana që do të përbënin kërcënim për sigurinë kombëtare.

Pavarësisht kësaj, rasti ka hapur një debat më të gjerë në Slloveni mbi sigurinë e institucioneve më të larta shtetërore dhe rrezikun e ndikimit të huaj, veçanërisht në një kohë kur Rusia po përballet me akuza të vazhdueshme për operacione ndikimi dhe ndërhyrje politike në vendet evropiane.

Për momentin, debati politik në Lubjanë mbetet i përqendruar te një pyetje kryesore: nëse marrëdhëniet personale të zyrtarëve të lartë dhe rrethit të tyre të afërt mund të krijojnë cenueshmëri për institucionet shtetërore, edhe në mungesë të provave për një bashkëpunim të drejtpërdrejtë me një shtet të huaj.

The GeoPost

Tags: Rusia Sllovenia Spiunazhi

Continue Reading

Previous: Nga propaganda e Millosheviqit te politika e Vuçiqit: A po rikthehet i njëjti skenar?
Next: Nga “Politika” te propaganda pro-ruse, Stojkoviq: Si i mori Vuçiq nën kontroll mediat dhe e orientoi Serbinë drejt Kremlinit

Dokumentet sekrete zbulojnë prapaskenat e SNS-së së Vuçiqit: Kriminelë, vota dhe miliona euro 4 min read
  • Ballkan

Dokumentet sekrete zbulojnë prapaskenat e SNS-së së Vuçiqit: Kriminelë, vota dhe miliona euro

The Geopost November 26, 2026
Komisioni Evropian propozon sanksione ndaj një banke dhe tri kompanive nga Serbia 10 min read
  • Ballkan

Komisioni Evropian propozon sanksione ndaj një banke dhe tri kompanive nga Serbia

The Geopost November 26, 2026
Cvetkoviq: Serbia duhet ta pranojë realitetin, Kosova nuk mund të mbetet peng i pretendimeve të Beogradit 6 min read
  • Ballkan

Cvetkoviq: Serbia duhet ta pranojë realitetin, Kosova nuk mund të mbetet peng i pretendimeve të Beogradit

The Geopost November 25, 2026
Eksperti gjerman: BE-ja i injoroi paralajmërimet për Vuçiqin, ushtria serbe u ndal vetëm nga SHBA-ja 5 min read
  • Ballkan

Eksperti gjerman: BE-ja i injoroi paralajmërimet për Vuçiqin, ushtria serbe u ndal vetëm nga SHBA-ja

The Geopost November 24, 2026
BIA nën hijen e Vuçiqit: Paralajmërohet për rrezikun e rikthimit të autokracisë në Serbi 4 min read
  • Ballkan

BIA nën hijen e Vuçiqit: Paralajmërohet për rrezikun e rikthimit të autokracisë në Serbi

The Geopost November 24, 2026
Eurodeputetët kroatë i bëjnë thirrje Serbisë të hapë arkivat e luftës 5 min read
  • Ballkan

Eurodeputetët kroatë i bëjnë thirrje Serbisë të hapë arkivat e luftës

The Geopost November 24, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.