Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza
  • News

OKUPIMI RUS PA ASNJË USHTAR: Si u bë Serbia një poligon për operacionet hibride të Putinit?

The Geopost August 22, 2026 7 min read
Share the news

Së fundmi, në rrjetet sociale në Serbi është publikuar një listë me 288 organizata pro-ruse që operojnë në vend, emrat e të cilave që në fillim sugjerojnë orientimin e tyre ideologjik.

Dhe ndërsa në Serbi prej vitesh ekziston një fushate e fuqishme e regjimit me target organizatat joqeveritare, të cilat gjatë vitit të kaluar janë akuzuar për kryerjen e një “revolucioni me ngjyra”, në të njëjtën kohë, larg vëmendjes së publikut, vendi është vërshuar nga organizatat ruse GONGO me qëllime mjaft të dyshimta dhe të mjegullta të ekzistencës së tyre.

Organizatat si Ushtria Kazake e Ballkanit në Serbi, Ujqërit e Natës dhe Regjimenti i Nemurit, që me emrat e tyre trashëgojnë militarizmin e ri rus, i cili është bazamenti ideologjik i agresionit të Putinit kundër Ukrainës fqinje.

Gjithashtu, Serbia është rrjetëzuar nga organizata lokale si Shoqata “Lidhja Serbo-Ruse”, Këshilli Rinor i Bashkëatdhetarëve Rusë në Serbi, Shoqëria Serbo-Ruse “Ortodoksia”, Qendra për Kultivimin e Traditës dhe Kulturës Ruse, Shoqata e Qytetarëve “Këndi Rus” nga Nish, Klubi Serbo-Rus nga Loznica, Shoqata e Miqësisë Ruso-Serbe “Šid”, Qendra Serbo-Ruse nga Kragujevci dhe qindra të tjera me emërtime pothuajse identike.

Duke krijuar një atmosferë intolerance dhe papërshtatshmërie morale ndaj organizatave të shoqërisë civile, regjimi i Aleksandër Vuçiqit i ka hap dyert gjerësisht për përhapjen e ndikimit malinj rus dhe operacioneve hibride, duke e kthyer Serbinë në një shtet të okupuar vullnetarisht pa asnjë ushtar rus.
E gjithë kjo po ndodh në momente të radikalizimit të plotë të institucioneve shtetërore, medieve të regjimit dhe një pjese të konsiderueshme të shoqërisë serbe.

Përvjetorët e përkujtimit të vuajtjeve nga vitet e nëntëdhjeta janë kthyer sërish në skena për t’i rrahur daullet e luftës, mohimin e viktimave të të tjerëve, viktimizimin e serbëve dhe thirrjet e hapura për hakmarrje dhe revanshizëm, siç u shpreh së fundmi vetë Vuçiq, duke u mveshur të tjerëve pikërisht atë që bën vetë gjatë gjithë kohës.

Edhe pse është e qartë se Serbia është e rrethuar nga vendet anëtare të NATO-s dhe nga ato ku janë të pranishme forcat e Aleancës, për shkak të së cilës Vuçiq nuk mundet, si Millosheviqi, të eksportojë kaos dhe dhunë jashtë kufijve të juridiksionit të tij, rreziku i vërtetë qëndron në përpjekjen e tij për ta kthyer Serbinë në një kopje bashkëkohore të Shqipërisë enveriste.

Një Serbi e tillë, e cila ushqehet me urrejtjen e saj ndaj fqinjëve dhe me dëshirën për hakmarrje historike, do të ishte së paku e padëshirueshme si anëtare e BE-së, gjë që është objektiv prioritar për Vuçiqin dhe aleatët e tij nga Moska.

Edhe pse synojnë këtë qëllim për motive të ndryshme — Vuçiq për të mbrojtur pushtetin e tij kleptokratik, ndërsa Kremlin për ta mbajtur Serbinë problematike si një monedhë të lirë për kusuritje me Perëndimin — pasojat e sipërmarrjes së tyre të përbashkët tashmë janë gjerësisht të dukshme.

Regjimi i Aleksandër Vuçiqit po heq dorë gjithnjë e më hapur nga rruga evropiane e Serbisë, pushteti në vend mbahet me ndihmën e dhunës dhe falangave, ndërsa ekonomia e vendit reduktohet në korrupsion dhe pasurim përrallor të një grupi të vogël të kumbarëve të Vuçiqit.

Gjatë kësaj kohe, Putini e ka kthyer Serbinë në një poligon për nisjen e operacioneve hibride kundër vendeve të rajonit dhe BE-së, ndërsa rrjeti i organizatave të formuara në të gjithë vendin i ngjan një strukture okupuese në hije.

Shtohet pyetja nëse, në përpjekje për të ruajtur piramidën e tij kriminale, Aleksandër Vuçiq ia ka dorëzuar Serbinë në tepsi bosëve të tij nga Kremlin, apo nëse rrjeti rus iu imponua kundër dëshirës së tij, por për shkak të dobësisë dhe frikacakërisë së vet, nuk guxoi t’i kundërvihej.

Sido që të jetë, fakt është se Serbia nën sundimin e regjimit të Vuçiqit i ngjan më shumë Bjellorusisë së Lukashenkos sesa ndonjë anëtari të BE-së, përfshirë edhe ato ku sundojnë politikanë si Fico apo dikur Orbani.

Është simptomatike se lënia e shtetit në duart e organizatave okupuese ruse GONGO nuk ka nxitur as reagimin më të vogël nga kundërshtarët e Vuçiqit të mishëruar në lëvizjen studentore. Po ashtu, reagim nuk nxiti as shpërthimi i tij nacionalist dhe deformimi i historisë nga luftërat e ish-Jugosllavisë.

Përderisa në ngjarjet “studentore” dëgjohen rregullisht thirrje për ndalimin e “kolonizimit” të Serbisë nga BE-ja dhe “tradhtisë së Kosovës”, për gënjeshtrat mbi fajtorët e vërtetë për viktimat serbe, por edhe për viktimat e të gjithë popujve të tjerë gjatë viteve të nëntëdhjeta, “studentët” kanë mbetur memecë.

Përfundimisht, në këtë pikë shihet se në Serbi ende nuk ka një alternativë politikisht të artikuluar ndaj neoradikalizmit të Vuçiqit, por një ofertë politike që dëshiron të bëhet thjesht një zëvendësim i tij në një sistem që do të vazhdojë të mbështetet në të njëjtat bazamente.

Në një kornizë të tillë vlerash dhe politike, Serbia jo vetëm që nuk mund të nisë rrugën e modernizimit të vërtetë, por është e diskutueshme nëse mund të mbijetojë fare si shtet. Se a do të bjerë si pre e qelizave okupuese ruse apo do të bëhet një trashëgimtare e vetizoluar e trashëgimisë së Millosheviqit nga vitet e nëntëdhjeta, është më shumë çështje nuanCash sesa thelb i rezultatit përfundimtar.

Nëse dëshiron të kapë hapin me rrjedhat moderne evropiane, herët a vonë shoqëria serbe do të duhet të balancojë dhe të përballet me iluzionet e saj dhe përgjegjësinë nga e kaluara. Arrestimi i një serbi nga Kosova që kishte ikur dhe jetonte në Kragujevc (Kraljevë), për spiunazh të pretenduar, ndërkohë që bëhet fjalë për një qytetar që përmbushte detyrimin e tij moral dhe ligjor duke njoftuar UNMIK-un në vitin 2002 për njohuritë e tij mbi ekzistencën e varrezave masive në lokalitetet e komunës së Zubin Potokut, dëshmon edhe një herë se Vuçiq dëshiron ta frikësojë Serbinë dhe ta kthejë atë në të keqen e viteve të nëntëdhjeta. Kësaj t’i shtojmë edhe deklaratën nga qeveria e Serbisë mbi nevojën për ‘pastrim etnik’ të Kosovës dhe krijohet një pamje e errët e synimeve të Serbisë radikale, për një botë serbe etnikisht të pastër. Në vend që të ecim si shoqëri drejt integrimit në një kontinent të fuqishëm, ne me ngulm zgjedhim pozitën e një gubernie ruse, të cilën e ka braktisur i gjithë Kaukazi, madje edhe pjesa më e madhe e Azisë Qendrore.

Ditët e fundit është aktualizuar edhe konflikti me Malin e Zi. Po, me të gjithë Malin e Zi, madje edhe me kishën ortodokse në Malin e Zi. Duhet të kuptojmë se Mali i Zi për Vuçiqin është ajo që është Ukraina për Putinin! Përveç faktit se Mali i Zi u bë anëtar i NATO-s para se Vuçiq të arrinte të vendoste plotësisht pushtetin e tij në Serbi, tani Mali i Zi po përfundon të gjitha detyrimet dhe është e qartë se në vitin 2028 do të bëhet anëtar i BE-së. Në vitin 2020, Vuçiq ndihmoi që nga pushteti të largoheshin DPS-ja dhe Milo Gjukanoviq pikërisht me synimin për të ndaluar rrugën drejt BE-së dhe për të marrë një pozitë identike me Serbinë. Mali i Zi po mbrohet me sukses nga sulmet e Vuçiqit dhe në fund Mali i Zi do ta shpëtojë Serbinë nga radikalët!

Anëtarësimi i tij në BE dhe NATO do ta shkatërrojë plotësisht programin e krijimit të ‘Serbisë së Madhe’, ‘botës serbe’ dhe ‘integralizmit serb’. As ata që do të vijnë pas Vuçiqit nuk do të kenë më hapësirë për veprimtarinë e tyre sepse nuk do të kenë më ndihmë nga Kremlin. Fitorja e Malit të Zi është e rëndësishme për ne, por është e vogël në krahasim me atë që do t’i sjellë gjithë botës, e edhe rajonit tonë, fitorja e pashmangshme e Ukrainës ndaj kriminelëve nga Moska. Mjerisht, Serbia do të jetë shteti i fundit në Evropë që do të çlirohet nga gënjeshtrat ruse, por në fund do të çlirohet.

Shkruan: Dragan Shormaz

Tags: Bashkimi Evropian Dragan Shormaz Kosova NATO Serbia

Continue Reading

Previous: Arsenalet në veri dhe hija e Banjskës: Si u ndërtua rrjeti i armëve mes krimit dhe politikës serbe për ta destabilizuar Kosovën
Next: Ukraina godet rafinerinë ruse mbi 1,600 kilometra larg kufirit, Zelensky konfirmon sulmin

Gazetari kroat publikon dosjen sekrete të ish-shefit të shërbimit sekret boshnjak mbi rolin e Vuçiqit në “Sarajevo Safari” 4 min read
  • Ballkan
  • News

Gazetari kroat publikon dosjen sekrete të ish-shefit të shërbimit sekret boshnjak mbi rolin e Vuçiqit në “Sarajevo Safari”

The Geopost August 22, 2026
Kremlini përsërit narrativat e Beogradit, Zakharova akuzon Perëndimin se po nxit “spastrim etnik” të Kosovës 2 min read
  • Ballkan
  • News

Kremlini përsërit narrativat e Beogradit, Zakharova akuzon Perëndimin se po nxit “spastrim etnik” të Kosovës

The Geopost August 22, 2026
Ngrihet aktakuzë për spiunazh ndaj pilotit kroat që kishte shërbyer në KFOR dhe partneres së tij serbe – kujt i kishin dhënë informacione? 2 min read
  • Ballkan
  • News

Ngrihet aktakuzë për spiunazh ndaj pilotit kroat që kishte shërbyer në KFOR dhe partneres së tij serbe – kujt i kishin dhënë informacione?

The Geopost August 22, 2026
Kosova dhe Shqipëria të parat që pajisen nga SHBA-ja për misionin në Gazë 2 min read
  • Ballkan
  • News

Kosova dhe Shqipëria të parat që pajisen nga SHBA-ja për misionin në Gazë

The Geopost August 22, 2026
Autoritetet gjermane zbulojnë një vend të fshehtë armësh pranë Berlinit, të lidhur me spiunë rusë 1 min read
  • Botë
  • News

Autoritetet gjermane zbulojnë një vend të fshehtë armësh pranë Berlinit, të lidhur me spiunë rusë

The Geopost August 22, 2026
Ukraina godet rafinerinë ruse mbi 1,600 kilometra larg kufirit, Zelensky konfirmon sulmin 1 min read
  • Botë
  • News

Ukraina godet rafinerinë ruse mbi 1,600 kilometra larg kufirit, Zelensky konfirmon sulmin

The Geopost August 22, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.