Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Drecun, pa fakte, përsërit narrativat dezinformuese ndaj Kosovës dhe institucioneve të saj

The Geopost August 7, 2026 2 min read
Share the news

Kryetari i Komisionit për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme të Parlamentit të Serbisë, Milovan Drecun, ka bërë një sërë deklaratash pa paraqitur fakte apo prova, duke përsëritur narrativa të njohura të propagandës zyrtare serbe kundër institucioneve të Kosovës.

Duke komentuar moslejimin e ekipit të Kosovo Online dhe RTS-së për të raportuar nga seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, Drecun pretendoi se ky veprim përbën “ngacmim të popullit serb” nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Ky është vetëm një vazhdim i qëllimit të Kurtit për t’i shkaktuar dëm maksimal popullit serb. Ju shkaktoni dëm edhe kur i pengoni mediat serbe të raportojnë për takimet. Nuk shoh ndonjë nevojë praktike për këtë përveç ngacmimit”, tha Drecun.

Megjithatë, ai nuk ofroi asnjë dëshmi që ta mbështeste këtë pretendim.

Për raportim nga Kuvendi i Kosovës, të gjithë gazetarët dhe kameramanët duhet të pajisen me akreditim.

Në deklaratat e tij, Drecun përdori gjithashtu termin “shteti i rremë” për Kosovën, një formulim që pasqyron qëndrimin zyrtar të Serbisë, por që bie ndesh me realitetin ndërkombëtar, pasi Republika e Kosovës është shtet i njohur nga mbi 120 vende dhe anëtare e organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Ai pretendoi gjithashtu, pa ofruar prova, se institucionet e Kosovës po përpiqen ta “margjinalizojnë” Listën Serbe dhe se procedurat e Prokurorisë ndaj disa anëtarëve të saj janë të motivuara politikisht.

Këto akuza nuk u shoqëruan me asnjë fakt apo dokument që do të mbështeste pretendimet për ndërhyrje politike në proceset hetimore.

Drecun shkoi edhe më tej duke e cilësuar politikën e institucioneve të Kosovës si “terror ndaj serbëve”, një akuzë e rëndë që nuk u mbështet me prova konkrete.

Po ashtu, ai pretendoi se Bashkimi Evropian ka “pranuar” këtë situatë dhe se administrata amerikane do të ushtrojë presion më të madh ndaj Prishtinës, pa iu referuar ndonjë deklarate apo dokumenti zyrtar që ta konfirmonte këtë vlerësim.

Një pjesë e konsiderueshme e deklaratave të Drecunit u mbështet në spekulime politike, interpretime personale dhe narrativa të përsëritura nga zyrtarë serbë, pa ofruar fakte të verifikueshme që do t’i mbështesnin ato.

The GeoPost

Tags: Kosova Milovan Drecun Serbia

Continue Reading

Previous: Gjenden mbetje mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar për varr masiv në Zubin Potok
Next: Analistët në Serbi: Vuçiq po përdor struktura kriminale parapolicore për të frikësuar kundërshtarët

Profesorë të lidhur me fondin rus të sanksionuar mbajtën leksione rreth ‘botës serbe’ në Podgoricë 5 min read
  • Ballkan

Profesorë të lidhur me fondin rus të sanksionuar mbajtën leksione rreth ‘botës serbe’ në Podgoricë

The Geopost September 24, 2026
Vuçiq tentoi të përfitojë politikisht nga takimi me von der Leyen, reagon KE: Ishte spontan, i shkurtër dhe i paparalajmëruar 2 min read
  • Ballkan

Vuçiq tentoi të përfitojë politikisht nga takimi me von der Leyen, reagon KE: Ishte spontan, i shkurtër dhe i paparalajmëruar

The Geopost September 24, 2026
Dy fytyrat e Serbisë: Vuçiq tenton të promovohet në SHBA, në Beograd vazhdon glorifikimi i Mlladiqit 3 min read
  • Ballkan

Dy fytyrat e Serbisë: Vuçiq tenton të promovohet në SHBA, në Beograd vazhdon glorifikimi i Mlladiqit

The Geopost September 23, 2026
Partia e Vuçiqit, SNS, bashkohet me radikalët e Sheshelit – në listën zgjedhore edhe emra të kërkuar nga Haga 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Partia e Vuçiqit, SNS, bashkohet me radikalët e Sheshelit – në listën zgjedhore edhe emra të kërkuar nga Haga

The Geopost September 23, 2026
Kriza pengmarrjeje në Ballkanin Perëndimor: Si e ka zënë peng regjimi i Vuçiqit rrugën evropiane të Serbisë? 10 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Kriza pengmarrjeje në Ballkanin Perëndimor: Si e ka zënë peng regjimi i Vuçiqit rrugën evropiane të Serbisë?

The Geopost September 23, 2026
Kryetari i Presidencës së BiH në OKB: Glorifikimi i Mlladiqit nga Serbia është i papranueshëm, Republika Srpska kërcënon paqen 3 min read
  • Ballkan

Kryetari i Presidencës së BiH në OKB: Glorifikimi i Mlladiqit nga Serbia është i papranueshëm, Republika Srpska kërcënon paqen

The Geopost September 23, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.