Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Koci: ​Edhe një shtetas i Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe në kufi me Hungarinë

The Geopost August 2, 2026 2 min read
Share the news

Një tjetër shtetas i Kosovës është ndaluar nga autoritetet serbe, këtë herë në pikëkalimin kufitar ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, teksa ishte duke udhëtuar drejt Kosovës.

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se bëhet fjalë për Mentor Mustafën, 44-vjeçar nga fshati Jasenovik i Komunës së Novobërdës, i cili është ndaluar mbrëmjen e së shtunës rreth orës 22:30.

Sipas njoftimit të Kocit, Mustafa në momentin e ndalimit ishte duke udhëtuar me autobus nga Shtutgarti i Gjermanisë drejt Kosovës, së bashku me vëllain e tij, Fejzullah Mustafën.

Sipas deklarimit të vëllait të tij, i cili ka qenë i pranishëm gjatë ndalimit, autoritetet kufitare serbe kanë bërë të ditur se arsyeja e ndalimit lidhej me një letërnjoftim të dëmtuar.

Avokati Koci ka bërë të ditur se është njoftuar për rastin pas mesnatës dhe se menjëherë ka nisur angazhimin për sqarimin e rrethanave dhe ofrimin e ndihmës juridike.

“Menjëherë pas njoftimit, kam filluar të angazhohem për sqarimin e rrethanave të ndalimit dhe për t’i ofruar ndihmën e nevojshme juridike. Do të vazhdoj të ndërmarr të gjitha veprimet që janë në kompetencën dhe mundësitë e mia për të ndihmuar në zgjidhjen sa më të shpejtë të këtij rasti”, ka shkruar Koci.

Ai ka theksuar se asnjë qytetar i Kosovës nuk duhet të ndihet i vetëm kur përballet me probleme jashtë vendit.

“Për aq sa kam mundësi, do të jem pranë qytetarëve tanë dhe do të angazhohem për t’u ofruar ndihmën e nevojshme”, ka deklaruar avokati.

Rasti vjen në kohën kur janë raportuar disa raste të ndalimit të shtetasve të Kosovës nga autoritetet serbe gjatë udhëtimeve tranzit përmes territorit të Serbisë. Rrethanat e plota të këtij rasti pritet të sqarohen pas komunikimeve me autoritetet përkatëse.

Tags: Hungari Kosova Serbia

Continue Reading

Previous: Vendosja e vizave largon rusët nga Mali i Zi
Next: Ambasada e SHBA-së në Jordani u bën thirrje qytetarëve të saj të shqyrtojnë largimin

Gjurmët ruse dhe serbe në fillimet e sagës së Gjykatës Speciale 6 min read
  • Ballkan
  • News

Gjurmët ruse dhe serbe në fillimet e sagës së Gjykatës Speciale

The Geopost September 18, 2026
Senatorja amerikane paralajmëron për Ballkanin: Serbia, Republika Srpska dhe Rusia mund të hapin një “front të dytë” 4 min read
  • Ballkan

Senatorja amerikane paralajmëron për Ballkanin: Serbia, Republika Srpska dhe Rusia mund të hapin një “front të dytë”

The Geopost September 18, 2026
Gazeta gjermane FAZ: Fjala e parafundit për Thaçin dhe një fakt historik – lufta kundër Serbisë ishte e pashmangshme dhe e drejtë 1 min read
  • Ballkan
  • News

Gazeta gjermane FAZ: Fjala e parafundit për Thaçin dhe një fakt historik – lufta kundër Serbisë ishte e pashmangshme dhe e drejtë

The Geopost September 18, 2026
Në vend të punës humanitare, vëllazëritë ortodokse po merren me Mlladiqin, Jadranin, Prevlakën, Srebrenicën… 8 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Në vend të punës humanitare, vëllazëritë ortodokse po merren me Mlladiqin, Jadranin, Prevlakën, Srebrenicën…

The Geopost September 18, 2026
Polonia mbyll përkohësisht aeroportet për shkak të operacioneve ushtarake 1 min read
  • Botë
  • News

Polonia mbyll përkohësisht aeroportet për shkak të operacioneve ushtarake

The Geopost September 18, 2026
Shaheen: Rusia po intensifikon luftën hibride, SHBA-ja duhet të godasë burimet e financimit të Kremlinit 2 min read
  • Botë
  • News

Shaheen: Rusia po intensifikon luftën hibride, SHBA-ja duhet të godasë burimet e financimit të Kremlinit

The Geopost September 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.