Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Simiqi e kthen aksionin kundër ndërtimeve pa leje në narrativë për “dëbimin e serbëve”

The Geopost July 23, 2026 2 min read
Share the news

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, e ka cilësuar aksionin e institucioneve të Kosovës për rrënimin e objekteve pa leje pranë Liqenit të Ujmanit si vazhdim të “dëbimit të serbëve nga Kosova”, ndonëse procesi ishte pjesë e zbatimit të procedurave ligjore.

Në një intervistë për televizionin serb Pink, Simiq pretendoi se rrënimi i objekteve dëshmon se kryeministri Albin Kurti po vazhdon, sipas tij, “progonin e serbëve”, duke e paraqitur aksionin administrativ si një veprim me prapavijë etnike.

“Rrënimi i djeshëm i objekteve serbe në Gazivodë tregon se Albin Kurti po vazhdon dëbimin e serbëve nga Kosova sipas një recete të provuar”, deklaroi ai.

Simiq akuzoi gjithashtu bashkësinë ndërkombëtare se po hesht përballë, sipas tij, shkeljes së të drejtave të serbëve.

Ai pretendoi se nuk ka ekzistuar procedurë ligjore për rrënimin e objekteve dhe se pronarët kishin dorëzuar kërkesa në gjykatë për përcaktimin e statusit pronësor.

Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”, e cila administron zonën e Liqenit të Ujmanit, u ka drejtuar një kërkesë zyrtare banorëve të zonës kadastrale, duke u lënë afat shtatëditor për të dorëzuar dokumentacionin që dëshmonte pronësinë mbi tokat dhe objektet e tyre.

Sipas njoftimit, qëllimi ishte verifikimi i statusit juridik të pronave dhe evidentimi i objekteve të ndërtuara në territorin që administrohet nga ndërmarrja.

Vetëm pas përfundimit të këtij procesi institucionet ndërmorën veprimet për largimin e objekteve që konsiderohen të ndërtuara pa bazë ligjore.

Pavarësisht kësaj procedure, Simiq e interpretoi aksionin si pjesë të një politike të synuar kundër serbëve.

“Qëllimi i tij është dëbimi i serbëve. Ai është i gatshëm të shkojë deri në fund”, deklaroi ai, duke shtuar se “qëllimi është që Serbia, me çdo kusht, të tërhiqet në një konflikt”.

Ai pretendoi gjithashtu se “Kurti i trajton serbët si pengje” dhe se incidentet ndaj serbëve “nuk janë të rastësishme, por pjesë e një plani më të gjerë”.

Megjithatë, rrënimi i ndërtimeve pa leje nuk është praktikë e re në Kosovë dhe nuk është zbatuar vetëm në veri të vendit.

Institucionet kanë ndërmarrë aksione të ngjashme edhe në zona të tjera, përfshirë Batllavën, Prevallën, Rugovën, Sibovcin dhe rajone të tjera me interes të veçantë, ku janë larguar ose ndaluar ndërtime pa leje, pavarësisht përkatësisë etnike të pronarëve.

Në rastin e Ujmanit, autoritetet e Kosovës kanë theksuar se bëhet fjalë për zbatim të legjislacionit në fuqi dhe mbrojtje të një zone me rëndësi strategjike e ekologjike, ndërsa pretendimet se aksioni përbën “dëbim të serbëve” nuk mbështeten në natyrën administrative dhe ligjore të procesit.

Tags: Igor Simiq Lista Serbe Veriu i Kosovës

Continue Reading

Previous: Dikur kërkonte rishikimi të njohjes për Kosovën, si i zbuti tonet kryeministri çek para vizitës në Beograd
Next: Komisionerja Evropiane ngre alarmin për Serbinë: Shoqëria civile po përballet me fushata shpifëse dhe frikësim

“Pamje tronditëse”: Udhëheqësit e BE-së dënojnë madhërimin e Mlladiqit në Beograd 2 min read
  • Ballkan

“Pamje tronditëse”: Udhëheqësit e BE-së dënojnë madhërimin e Mlladiqit në Beograd

The Geopost September 8, 2026
Biserko: BE-ja po e përkëdhel sërish Vuçiqin pas funeralit të Mlladiqit 4 min read
  • Ballkan

Biserko: BE-ja po e përkëdhel sërish Vuçiqin pas funeralit të Mlladiqit

The Geopost September 8, 2026
“Galeri banditësh”, kongresisti amerikan: Putin dhe Mladiq janë kriminelë lufte, Vuçiq anti-amerikan 2 min read
  • Ballkan

“Galeri banditësh”, kongresisti amerikan: Putin dhe Mladiq janë kriminelë lufte, Vuçiq anti-amerikan

The Geopost September 8, 2026
Joseph: Serbia është platforma kryesore për ndikimin dashakeq rus dhe kinez në Ballkan 2 min read
  • Ballkan

Joseph: Serbia është platforma kryesore për ndikimin dashakeq rus dhe kinez në Ballkan

The Geopost September 8, 2026
Shteti, Kisha dhe “heroi” – çfarë mesazhi dha Serbia me funeralin e Mladiqit 4 min read
  • Ballkan

Shteti, Kisha dhe “heroi” – çfarë mesazhi dha Serbia me funeralin e Mladiqit

The Geopost September 8, 2026
Sarajeva e tërheq stafin e Ambasadës nga Serbia pas varrimit të Mlladiqit me nderime shtetërore 5 min read
  • Ballkan

Sarajeva e tërheq stafin e Ambasadës nga Serbia pas varrimit të Mlladiqit me nderime shtetërore

The Geopost September 7, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.