Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Dikur kërkonte rishikimi të njohjes për Kosovën, si i zbuti tonet kryeministri çek para vizitës në Beograd

The Geopost July 23, 2026 2 min read
Share the news

Kryeministri i Republikës Çeke, Andrej Babish, ka ndryshuar tonin e deklarimeve të tij për çështjen e Kosovës, duke u shfaqur më i kujdesshëm në raport me qëndrimin e Pragës ndaj pavarësisë së Kosovës.

Para nisjes për vizitë zyrtare në Serbi, ku po udhëheq një delegacion ekonomik me rreth 30 kompani çeke, Babish deklaroi se çështja e Kosovës nuk do të jetë pjesë e drejtpërdrejtë e misionit të tij në Beograd.

“Jo, nuk mendoj se do ta zgjidhim çështjen e Kosovës”, tha Babish, duke shtuar se Serbia ka vend në Bashkimin Evropian dhe se çështje të tilla, përfshirë marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kroacisë, duhet të trajtohen në nivelin më të lartë të Bashkimit Evropian.

Babish theksoi se vizita e tij në Beograd është kryesisht e fokusuar në bashkëpunimin ekonomik, ndërsa si tema të tjera përmendi integrimin evropian dhe luftën kundër migrimit të paligjshëm.

Megjithatë, qëndrimi i tij ndaj Kosovës ka pasur nuanca të ndryshme në të kaluarën.

Në vitin 2019, gjatë debatit të hapur në Republikën Çeke për mundësinë e rishikimit të njohjes së Kosovës, Babish deklaronte se nuk mund të merrte i vetëm një vendim të tillë dhe se çështja duhej të diskutohej në një takim për koordinimin e politikës së jashtme, ku do të merrnin pjesë presidenti, ministrat dhe drejtuesit e të dy dhomave të Parlamentit çek.

Në atë kohë, Babish nuk e përjashtoi kategorikisht mundësinë e ndryshimit të qëndrimit të Pragës, edhe pse theksonte se nuk shihte arsye të menjëhershme që Republika Çeke të ndryshonte politikën e saj ndaj Kosovës, të cilën e kishte njohur në vitin 2008.

Debati ishte nxitur edhe nga qëndrimi i atëhershëm i presidentit çek, Milosh Zeman, i cili kishte shprehur hapur kundërshtimin ndaj njohjes së Kosovës dhe kishte hedhur idenë e rishikimit të këtij vendimi.

Ministria e Jashtme e Çekisë, ndërkohë, kishte theksuar se Republika Çeke e kishte njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe se nuk kishte tërhequr njohjen e asnjë shteti.

Sot, deklaratat e Babishit duken më të fokusuara në rolin e Bashkimit Evropian sesa në një ndryshim të politikës së vetë Çekisë.

Ai nuk ka paralajmëruar tërheqjen e njohjes së Kosovës, por njëkohësisht ka shmangur marrjen e një qëndrimi të drejtpërdrejtë për çështjen, duke e cilësuar atë si një problem që duhet të zgjidhet në nivelin më të lartë të institucioneve evropiane.

Kështu, nga deklaratat e Babishit ndër vite nuk rezulton një njoftim për ndryshim të qëndrimit zyrtar çek ndaj Kosovës, por një qasje më pragmatike dhe më e kujdesshme, veçanërisht në raport me Serbinë, me të cilën Praga synon të thellojë bashkëpunimin ekonomik dhe marrëdhëniet politike.

Tags: Andrej Babish Çekia Kosova Serbia

Continue Reading

Previous: Luftoi për Rusinë në Ukrainë u arrestua në Bosnje dhe Hercegovinë nën dyshimin për drogë dhe armë
Next: Simiqi e kthen aksionin kundër ndërtimeve pa leje në narrativë për “dëbimin e serbëve”

Vuçiq ndjek skenarin e Putinit për të mbetur në pushtet, por edhe Kremlini ka dyshime për suksesin e tij 5 min read
  • Ballkan

Vuçiq ndjek skenarin e Putinit për të mbetur në pushtet, por edhe Kremlini ka dyshime për suksesin e tij

The Geopost October 25, 2026
Alarm para zgjedhjeve në Serbi, ish-krerët e shërbimeve të sigurisë i bëjnë thirrje policisë: Mos u bëni instrument i pushtetit 17 min read
  • Ballkan

Alarm para zgjedhjeve në Serbi, ish-krerët e shërbimeve të sigurisë i bëjnë thirrje policisë: Mos u bëni instrument i pushtetit

The Geopost October 24, 2026
Mbi 3 mijë ushtarë të rinj për pesë vjet, Maqedonci: Do të vazhdojmë të investojmë në zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtrisë 1 min read
  • Ballkan
  • News

Mbi 3 mijë ushtarë të rinj për pesë vjet, Maqedonci: Do të vazhdojmë të investojmë në zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtrisë

The Geopost October 24, 2026
Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë për “Koalicionin Shqiptar” 1 min read
  • Ballkan
  • News

Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë për “Koalicionin Shqiptar”

The Geopost October 24, 2026
Qeveria: Mbi 1 miliard euro investime në ushtri në këtë mandat 1 min read
  • Ballkan
  • News

Qeveria: Mbi 1 miliard euro investime në ushtri në këtë mandat

The Geopost October 24, 2026
Skandal në Vjenë: KRIK zbulon rrjetin e lidhur me Vuçiqin që dyshohet se manipulon votuesit e diasporës serbe 4 min read
  • Ballkan
  • News

Skandal në Vjenë: KRIK zbulon rrjetin e lidhur me Vuçiqin që dyshohet se manipulon votuesit e diasporës serbe

The Geopost October 24, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.