Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Opozita në Serbi kërkon shkarkimin e ministres Paunoviq pas deklaratës për “spastrimin etnik” të Kosovës

The Geopost July 14, 2026 3 min read
Share the news

Lëvizja e Qytetarëve të Lirë (PSG), parti opozitare në Serbi, ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, pas deklaratës së saj se, po të ishte në vend të Slobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Në reagimin e saj, PSG e cilësoi këtë deklaratë si “shoviniste” dhe si një avokim të hapur të persekutimit etnik.

“Një person që justifikon dëbimin e njerëzve vetëm për shkak të përkatësisë së tyre kombëtare nuk mund të jetë pjesë e Qeverisë së Serbisë. Është veçanërisht shqetësuese që një mesazh i tillë vjen nga ministrja përgjegjëse për administratën shtetërore dhe vetëqeverisjen lokale, e cila duhet të garantojë barazinë e të gjithë qytetarëve para institucioneve dhe respektimin e Kushtetutës dhe ligjit”, thuhet në reagimin e partisë.

PSG vlerësoi gjithashtu se deklarata e Paunoviqit ngre dyshime për përgjegjësi penale sipas nenit 317 të Kodit Penal të Serbisë, i cili ndalon nxitjen e urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare. Partia i bëri thirrje Prokurorisë Publike kompetente të shqyrtojë nëse deklaratat e ministres përmbajnë elemente të kësaj vepre penale.

Snezhana Paunoviq është anëtare e Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) që nga viti 1992 dhe nënkryetare e saj që nga viti 2024. Ajo është deputete që nga viti 2013 dhe në dy mandate ka ushtruar detyrën e nënkryetares së Kuvendit të Serbisë.

Reagime edhe nga Kosova

Deklarata e ministres serbe ka nxitur reagime të ashpra edhe në Kosovë.

Ministri për Familjen dhe Vlerat e Luftës, Andin Hoti, tha se deklarata dëshmon se Serbia nuk është shkëputur ende nga ideologjia e regjimit të Slobodan Millosheviqit.

“Babai yt ideologjik, Millosheviqi, provoi të njëjtën gjë në Kosovë. Përfundoi para drejtësisë ndërkombëtare, ndërsa Serbia u largua nga Kosova me bisht ndër shalë. Përgjigjja e popullit të Kosovës, e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e botës demokratike dihet. Kosova mbeti e lirë. Millosheviqi përfundoi si kriminel lufte dhe sot han dhe. Të njëjtin fat do ta kishe edhe ti, dhe do ta kesh sa herë që tenton”, shkroi Hoti në Facebook.

Ai shtoi se çdo thirrje për spastrim etnik përbën kërcënim jo vetëm për Kosovën, por edhe dëshmi se Serbia vazhdon të mbajë gjallë ideologjinë që çoi në luftëra, masakra dhe krime kundër njerëzimit.

Ndërkohë, Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës (IKKL) tha se deklarata e Paunoviqit rikthen në vëmendje vazhdimësinë e një diskursi politik që lidhet me politikat përgjegjëse për luftën dhe spastrimin etnik në Kosovë.

Në reagimin e publikuar në Facebook, Instituti theksoi se krimet e kryera në Kosovë gjatë viteve 1998–1999 janë trajtuar nga gjykatat ndërkombëtare, ku një numër i udhëheqësve politikë, ushtarakë dhe policorë të regjimit të Millosheviqit janë shpallur fajtorë për krime lufte.

“Megjithatë, edhe sot, zyrtarë të lartë të shtetit serb vazhdojnë të përdorin retorikë që relativizon ose normalizon politika që prodhuan mijëra viktima, dëbime masive, dhunë seksuale dhe zhdukje me dhunë. Përballja me të kaluarën mbetet parakusht për ndërtimin e besimit dhe paqes së qëndrueshme në rajon”, thuhet në reagimin e IKKL-së.

The GeoPost

Tags: Kosova Lp Serbia

Continue Reading

Previous: Vdekja e Cvetkoviqit, rikthehet rasti i Milan Vukashinoviqit: Tetë muaj i plagosur dhe në paraburgim
Next: I arrestuar në Serbi me dokumente false të Kosovës: Kush është Vuk Vulleviq?

Kos: Jam e tronditur nga deklarata e ministres serbe për Kosovën, në Evropë nuk ka vend për një retorikë të tillë 2 min read
  • Ballkan

Kos: Jam e tronditur nga deklarata e ministres serbe për Kosovën, në Evropë nuk ka vend për një retorikë të tillë

The Geopost July 14, 2026
Kosova shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste për “spastrim etnik” 2 min read
  • Ballkan

Kosova shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste për “spastrim etnik”

The Geopost July 14, 2026
BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës 3 min read
  • Ballkan

BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës

The Geopost July 14, 2026
I arrestuar në Serbi me dokumente false të Kosovës: Kush është Vuk Vulleviq? 7 min read
  • Ballkan

I arrestuar në Serbi me dokumente false të Kosovës: Kush është Vuk Vulleviq?

The Geopost July 14, 2026
Vdekja e Cvetkoviqit, rikthehet rasti i Milan Vukashinoviqit: Tetë muaj i plagosur dhe në paraburgim 2 min read
  • Ballkan

Vdekja e Cvetkoviqit, rikthehet rasti i Milan Vukashinoviqit: Tetë muaj i plagosur dhe në paraburgim

The Geopost July 13, 2026
Deklarata skandaloze e ministres serbe: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën 1 min read
  • Ballkan

Deklarata skandaloze e ministres serbe: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

The Geopost July 13, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.