Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Vdekja e Cvetkoviqit, rikthehet rasti i Milan Vukashinoviqit: Tetë muaj i plagosur dhe në paraburgim

The Geopost July 13, 2026 2 min read
Share the news

Vdekja e gazetarit serb Stefan Cvetkoviq, i njohur për hetimet e tij mbi vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, si dhe për pretendimet se nuk kishte marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor gjatë paraburgimit, ka rikthyer në vëmendje rastin e Milan Vukashinoviqit nga Leposaviqi, i cili prej tetë muajsh ndodhet në paraburgim në Serbi në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vukashinoviqi u plagos më 1 nëntor 2025 në fshatin Jellashcë të Leposaviqit, në rrethana që ende nuk janë sqaruar zyrtarisht.

Sipas familjes së tij, ai u rrëmbye nga persona të maskuar dhe të uniformuar, të cilët dyshohet se ishin pjesëtarë të Xhandarmërisë serbe, dhe më pas u dërgua në Serbi pa dijeninë e familjarëve.

Sipas raportimit të mediumit serb Nova.rs, motra e tij, Ivana Vukashinoviq, ka deklaruar se familja nuk pret zbardhjen e rastit derisa të ndryshojë pushteti në Serbi.

Ajo akuzon institucionet serbe se nuk kanë zhvilluar hetime efektive për plagosjen e vëllait të saj dhe se ai nuk ka marrë trajtimin e duhur mjekësor gjatë kohës që ndodhet në paraburgim.

Sipas familjes, Vukashinoviqi është i paralizuar dhe një plumb vazhdon të ndodhet në shtyllën e tij kurrizore.

Sipas dëshmisë së vetë Vukashinoviqit, ai ishte nisur për një takim në zonën e Leposaviqit kur automjeti i tij hasi në një pengesë të vendosur në rrugë. Më pas, persona të armatosur hapën zjarr ndaj tij. Edhe pse i plagosur disa herë nga pas, ai arriti të dilte nga automjeti.

Avokati i tij, Ivan Niniq, ka deklaruar se pas sulmit klienti i tij u mor nga persona të panjohur dhe u transportua në Serbinë qendrore, ndërsa familja pretendon se nuk ishte njoftuar për vendndodhjen e tij.

Në një reagim të publikuar më herët në platformën X, avokati Niniq njoftoi se kishte dorëzuar kallëzim penal në emër të nënës së Vukashinoviqit në Prokurorinë e Lartë Publike në Prokuplje.

“Meqenëse për pesë ditë askush nuk dha asnjë njoftim zyrtar lidhur me sulmin me armë ndaj Milan Vukashinoviqit, kam dorëzuar kallëzim penal për veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë kundër personave të panjohur – pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë, policisë ose grupit të Milan R.”, kishte shkruar ai.

Deri më tani, autoritetet serbe nuk kanë bërë publik ndonjë rezultat të hetimeve për plagosjen e Vukashinoviqit dhe nuk kanë identifikuar autorët e sulmit. Familja vazhdon të kërkojë zbardhjen e plotë të rastit dhe trajtim të përshtatshëm mjekësor për të.

Tags: Aleksandar Vuçiq Serbia

Continue Reading

Previous: Deklarata skandaloze e ministres serbe: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën
Next: Opozita në Serbi kërkon shkarkimin e ministres Paunoviq pas deklaratës për “spastrimin etnik” të Kosovës

Veselinoviq sulmon Vuçiqin për funeralin e Mlladiqit: Do të gjunjëzohet mbi varrin e kujtdo për përfitime politike 2 min read
  • Ballkan

Veselinoviq sulmon Vuçiqin për funeralin e Mlladiqit: Do të gjunjëzohet mbi varrin e kujtdo për përfitime politike

The Geopost September 2, 2026
Kongresmeni amerikan: Vuçiq është një kukull kineze, prodhimi i robotëve në Serbi kundër interesave amerikane 3 min read
  • Ballkan
  • News

Kongresmeni amerikan: Vuçiq është një kukull kineze, prodhimi i robotëve në Serbi kundër interesave amerikane

The Geopost September 2, 2026
Tetë kalime kufitare në gjashtë ditë, çfarë bënte shtetasi rus në Mal të Zi para vrasjes së trefishtë? 3 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Tetë kalime kufitare në gjashtë ditë, çfarë bënte shtetasi rus në Mal të Zi para vrasjes së trefishtë?

The Geopost September 1, 2026
Mali i Zi po i afrohet anëtarësimit në BE: Ekspertët paralajmërojnë se Serbia mund të tentojë destabilizimin për ta penguar procesin 6 min read
  • Ballkan

Mali i Zi po i afrohet anëtarësimit në BE: Ekspertët paralajmërojnë se Serbia mund të tentojë destabilizimin për ta penguar procesin

The Geopost September 1, 2026
Plenkoviq dënon mundësinë e funeralit shtetëror për Mladiqin: Serbia po i mbyll dyert e BE-së 2 min read
  • Ballkan
  • News

Plenkoviq dënon mundësinë e funeralit shtetëror për Mladiqin: Serbia po i mbyll dyert e BE-së

The Geopost September 1, 2026
Çanak: Ratko Mlladiqi nuk është hero, por kriminel lufte – Serbia po tenton ta glorifikojë 2 min read
  • Ballkan

Çanak: Ratko Mlladiqi nuk është hero, por kriminel lufte – Serbia po tenton ta glorifikojë

The Geopost August 31, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.