Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Ushtarë të rinj të FSK-së i bashkohen misionit ndërkombëtar në Gaz

The Geopost July 13, 2026 2 min read
Share the news

Në Gazë, një nga zonat më të rrezikshme dhe më të paqëndrueshme në botë, Kosova po hyn për herë të parë në një mision ndërkombëtar stabilizues, të mandatuar nga Kombet e Bashkuara.

Bordi i Paqes ka njoftuar se pjesëtarë të rinj të saj i janë bashkuar misionit ndërkombëtar në Gaza, duke mbështetur përpjekjet për siguri në këtë territor.

Përmes një njoftimi në rrrjetin social “X”, Bordi i Paqes bëri të ditur se anëtarët më të rinj të kontingjentit do të angazhohen në fusha të ndryshme, përfshirë logjistikën dhe çështjet civile.

“FSK mirëpret anëtarët më të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ekip. Ata do të mbështesin përpjekjet për siguri në Gaza në fusha si logjistika dhe çështjet civile”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Pjesëmarrja e FSK-së në misione ndërkombëtare konsiderohet pjesë e angazhimit të Kosovës për të kontribuar në operacionet e sigurisë dhe stabilitetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF) buron nga një plan 20-pikësh i presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës së Izraelit në Gazë.

Ajo parashihet si një forcë shumëkombëshe, që do të vendoset në këtë enklavë për të trajnuar policinë, për të ndihmuar në sigurimin e kufijve dhe ruajtjen e rendit, si dhe për të mbështetur çmilitarizimin e territorit nga Hamasi.

Ky grup palestinez, i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera, kontrollon Gazën që nga viti 2006 dhe e ndezi luftën me sulmin e tij masiv në territorin izraelit në tetor të vitit 2023.

Ai sinjalizon gatishmëri për të hequr dorë nga qeverisja e Gazës, por jo edhe nga armët, ndërsa Trump e mban të prerë qëndrimin e tij.

Përbërja e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese nuk është përcaktuar ende plotësisht, por, sipas Rezolutës 2803 të OKB-së, ajo pritet të veprojë në koordinim me Izraelin dhe Egjiptin, si dhe me një forcë policore palestineze të trajnuar rishtas.

The GeoPost

Tags: Bordi i Paqes FSK Gaza SHBA

Continue Reading

Previous: Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
Next: Schwarm: A po shpërthen lufta mes grupeve kriminale të lidhura me pushtetin e Vuçiqit në Serbi?

Dyshime se mund të ketë manipulime, Parlamenti Evropian emëron vëzhgues për zgjedhjet në Serbi 3 min read
  • Ballkan
  • News

Dyshime se mund të ketë manipulime, Parlamenti Evropian emëron vëzhgues për zgjedhjet në Serbi

The Geopost October 16, 2026
Dosja e përgjimeve: Vuçiq i lidhur me bosin e drogës, dha garanci edhe për lirimin e tij nga burgu 2 min read
  • Ballkan

Dosja e përgjimeve: Vuçiq i lidhur me bosin e drogës, dha garanci edhe për lirimin e tij nga burgu

The Geopost October 15, 2026
Eurodeputeti kroat: Asnjë politikë s’e ndryshon faktin historik që Kosova, Kroacia e Bosnja ishin viktima të agresionit serb 2 min read
  • Ballkan

Eurodeputeti kroat: Asnjë politikë s’e ndryshon faktin historik që Kosova, Kroacia e Bosnja ishin viktima të agresionit serb

The Geopost October 15, 2026
Lazar Radulloviq e quan Listën Serbe organizatë kriminale: Mund të më vrisni, por nuk mund të më frikësoni 2 min read
  • Ballkan

Lazar Radulloviq e quan Listën Serbe organizatë kriminale: Mund të më vrisni, por nuk mund të më frikësoni

The Geopost October 15, 2026
Lista zgjedhore e Serbisë në Kosovë rritet për mbi 20 mijë votues – parregullsi dhe emra të përsëritur 12 min read
  • Ballkan

Lista zgjedhore e Serbisë në Kosovë rritet për mbi 20 mijë votues – parregullsi dhe emra të përsëritur

The Geopost October 15, 2026
Samiti i BE-së në Bruksel: Ukraina, sanksionet ndaj Rusisë dhe zgjerimi në qendër të diskutimeve 10 min read
  • Ballkan

Samiti i BE-së në Bruksel: Ukraina, sanksionet ndaj Rusisë dhe zgjerimi në qendër të diskutimeve

The Geopost October 14, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.