Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën

The Geopost July 13, 2026 3 min read
Share the news

Pavarësisht gatishmërisë së Prishtinës zyrtare për zbatimin e marrëveshjeve, procesi i dialogut Kosovë-Serbi ka hyrë në një ngërç të plotë që nga takimi i fundit trepalësh i janarit. ish-diplomati Daniel Serwer vlerëson se fajtori kryesor për ngecjen është mungesa e vullnetit politik të Beogradit, duke kërkuar nga BE dhe SHBA që të rrisin presionin ndaj Serbisë dhe të zhbllokojnë rrugën integruese të Kosovës.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mbetet i bllokuar, ndërsa marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër ende nuk kanë gjetur zbatim. Edhe pse ndërkombëtarët kanë paralajmëruar përpjekje për ta riaktivizuar procesin gjatë këtij viti, deri më tani nuk ka pasur zhvillime konkrete. Ish-diplomati Serwer nënvizon se, pas afër një dekade pa përparim domethënës, është e vështirë të pritet ndryshim nëse mungon vullneti politik, veçanërisht nga Serbia.

“Do të ishte e vështirë të pritej përparim pas asaj që, në thelb, kanë qenë rreth dhjetë vjet pa ndonjë progres të vërtetë. Nuk jam adhurues i marrëveshjeve të arritura as në Bruksel dhe as në Ohër. Nuk mendoj se ato ishin marrëveshje të mirëfillta. Serbia në të vërtetë nuk u zotua kurrë seriozisht për zbatimin e tyre. Jo vetëm që nuk i nënshkroi, por as nuk mori ndonjë angazhim të qartë. Prandaj do të ishte e paarsyeshme të pritej përparim. A shpresoj për përparim? Sigurisht. Por Aleksandar Vuçiq e ka bërë shumë të qartë se nuk është fort i interesuar për këtë. Dhe, siç thuhet, duhen dy palë për të kërcyer tangon”, tha ai.

Serwer shton se Kosova duhet të vazhdojë të jetë palë konstruktive dhe të koordinohet ngushtë me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara për ta mbajtur gjallë procesin e dialogut. Sipas tij, Bashkimi Evropian tashmë ka filluar ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës, duke kuptuar se vendosja e masave ndëshkuese ndaj Prishtinës ishte një gabim, ndërsa Beogradi ka dëshmuar se nuk ka qenë konstruktiv në proces.

“Mendoj se deri në një masë Bashkimi Evropian tashmë e ka ndryshuar qasjen e tij. Besoj se evropianët e kanë kuptuar se kanë bërë një gabim kur vendosën masa ndaj Kosovës disa vjet më parë. Tani ato masa janë lehtësuar. Gjithashtu, mendoj se Bashkimi Evropian e ka kuptuar se Beogradi po tregohet vërtet shumë jokonstruktiv. Shpresoj gjithashtu që edhe SHBA-ja të mbajë një qasje më të ashpër ndaj Beogradit, sepse amerikanët e kanë trajtuar Beogradin me shumë butësi. Është e vërtetë se ata janë përpjekur ta largojnë ndikimin rus nga Serbia. Por në të vërtetë, ne nuk kemi qenë mjaftueshëm të ashpër ndaj Beogradit, qoftë për çështjet e korrupsionit, qoftë për dialogun që kemi zhvilluar. Mendoj se në të ardhmen duhet të kemi një qasje shumë më të vendosur ndaj Beogradit”, pohoi ai.

Duke iu referuar marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, Serwer vë në pah se Kosova ka forcuar pozitën ndërkombëtare përmes angazhimit në nismat për paqe, përfshirë pjesëmarrjen në Bordin e Paqes dhe dërgimin e trupave në Gazë, raporton televizioni publik.

Tags: Daniel Serwer Kosova Serbia SHBA

Continue Reading

Previous: Vdes gazetari serb Stefan Cvetkoviq, që hetoi vrasjen e Ivanoviqit – kishte denoncuar kërcënime ndaj vëllezërve Vuçiq
Next: Ushtarë të rinj të FSK-së i bashkohen misionit ndërkombëtar në Gaz

Margetiq për Vuçiqin: Para 34 vitesh dogji Sarajevën, sot vështron Serbinë në flakë 2 min read
  • Ballkan

Margetiq për Vuçiqin: Para 34 vitesh dogji Sarajevën, sot vështron Serbinë në flakë

The Geopost August 27, 2026
Anatomia e një operacioni të BIA-s: Si u tentua diskreditimi i Albin Kurtit përmes “Masave Aktive” të stilit sovjetik, duke përdorur një vend të tretë 4 min read
  • Ballkan
  • News

Anatomia e një operacioni të BIA-s: Si u tentua diskreditimi i Albin Kurtit përmes “Masave Aktive” të stilit sovjetik, duke përdorur një vend të tretë

The Geopost August 26, 2026
“Topi i zjarrtë nga Kosova” dhe teoritë e tjera: Si u përhap dezinformimi për zjarret në Serbi 8 min read
  • Ballkan

“Topi i zjarrtë nga Kosova” dhe teoritë e tjera: Si u përhap dezinformimi për zjarret në Serbi

The Geopost August 26, 2026
Thirrja që SHBA-ja ta njohë pavarësinë e Republikës Serbe, reagon Murphy: Çmenduria më e madhe e shkruar për Bosnjën 2 min read
  • Ballkan

Thirrja që SHBA-ja ta njohë pavarësinë e Republikës Serbe, reagon Murphy: Çmenduria më e madhe e shkruar për Bosnjën

The Geopost August 26, 2026
Wikoff: KFOR-i s’ka mandat për të përcaktuar nëse ura mbi Ibër hapet, vendimi u takon BE-së dhe Kosovës 4 min read
  • Ballkan

Wikoff: KFOR-i s’ka mandat për të përcaktuar nëse ura mbi Ibër hapet, vendimi u takon BE-së dhe Kosovës

The Geopost August 26, 2026
AKTAKUZA E PLOTË: Fatmir Sheholli zbatoi planin e përgatitur nga zyrtari i BIA-s me synim dëmtimin e interesave të Kosovës 6 min read
  • Ballkan
  • Siguri

AKTAKUZA E PLOTË: Fatmir Sheholli zbatoi planin e përgatitur nga zyrtari i BIA-s me synim dëmtimin e interesave të Kosovës

The Geopost August 26, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.