Televizioni serb N1 ka raportuar se Milan Radoiçiq, i akuzuari kryesor për organizimin e sulmit terrorist në Banjskë, dhe biznesmeni i sanksionuar i SHBA-së, Zvonko Veselinoviq po ruhen nga njësitet elitare të Policisë së Serbisë.
Sipas raportimit të publikuar të hënën, kjo situatë vjen në një kohë kur autoritetet serbe po përballen me kritika pas një vrasjeje të ndodhur në lagjen Senjak të Beogradit dhe arrestimit të ish-shefit të Policisë së Beogradit.
“Pas vrasjes në Senjak dhe arrestimit të ish-shefit të policisë së Beogradit, presidenti i Serbisë premtoi se oficerët e policisë nuk do të ruanin më manjatët dhe kriminelët. Ndërkohë, mësuam se anëtarët e njësive më elitare të policisë serbe po ruajnë biznesmenët nga Kosova, Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq”, thuhet në raportimin e N1.
Sipas mediumit serb, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk ka dhënë përgjigje për këtë çështje, pavarësisht se, siç pretendohet, është pyetur për më shumë se një javë.
Milan Radoiçiq ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Ai dhe Zvonko Veselinoviq ndodhen prej vitesh në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të dyshimeve për përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion.
Raportimi i N1 ka ngritur pikëpyetje mbi përdorimin e njësive elitare të policisë për sigurimin e personave të sanksionuar dhe të lidhur me hetime për krim të organizuar, ndërsa autoritetet serbe deri më tani nuk kanë komentuar publikisht pretendimet e televizionit.
Derisa regjimi Vuçiqit duke përdorur pushtetin, vazhdon t’i mbrojë e ruaj kriminelët si Radoiçiq, akterët ndërkombëtarë, Bashkimi Evropian, NATO, dhe SHBA-ja vazhdimisht kanë kërkuar që ata t’i dorëzohen drejtësisë.
The GeoPost

Kamioni me ndihma humanitare prej mbi 300 mijë eurosh për Luginën e Preshevës kthehet në Suedi pas bllokimit në Serbi
PE ngre alarmin për Serbinë: Akuzohet si bazë e inteligjencës ruse dhe për armatim me raketa kineze
Parlamenti Evropian: Serbia duhet të zgjedhë mes rrugës evropiane dhe lidhjeve me Moskën e Pekinin
PE miraton raportin “kundër” Serbisë, kjo “akuzohet” edhe për dialogun me Kosovën
Mijëra njerëz u nisën në një Marsh Paqeje tre-ditor në kujtim të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës
Eurodeputetët me kritka të ashpra ndaj Serbisë: Nuk ka vend në BE për regjimin autokratik të Vuçiqit