Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Shesheli thotë atë që mendon Vuçiqi: Serbia vazhdon të përdorë retorikë kërcënuese dhe të mbajë gjallë idenë e agresionit ushtarak

The Geopost July 7, 2026 4 min read
Share the news

Profesori i asociuar i fizikës në Universitetin e Beogradit dhe ish-zëvendësministri i Shkencës në Serbi, Ivan Videnoviq, ka deklaruar se koncepti i “Botës Serbe” përfaqëson një rikthim ideologjik të projektit të “Serbisë së Madhe” të viteve 1990, ndërsa ka akuzuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për ndërtimin e një sistemi autokratik dhe për ruajtjen e ndikimit rus në Serbi.

Në një intervistë për agjencinë bullgare BGNES, Videnović tha se Serbia po kalon një periudhë të zgjatur paqëndrueshmërie politike dhe se regjimi aktual funksionon si një autokraci zgjedhore, ku zgjedhjet mbahen, por kushtet për konkurrencë të lirë politike janë shkatërruar.

Sipas tij, protestat masive që shpërthyen pas tragjedisë në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona, zbuluan nivelin e korrupsionit në vend dhe lidhjet e pushtetit me kontrata të dyshimta.

“Këto projekte nuk kalojnë nëpër procedurat normale të tenderimit, por u jepen kompanive të përzgjedhura që kanë lidhje me pushtetin. Për këtë arsye, pothuajse çdo projekt kushton dy deri në pesë herë më shumë sesa vlera e tij reale”, deklaroi ai.

Videnoviq vlerësoi se Serbia nuk ka zhvilluar zgjedhje realisht të lira që nga viti 2012 dhe se i gjithë sistemi politik është ndërtuar rreth kultit të personalitetit të presidentit Aleksandar Vuçiq.

“Sot në Serbi ekziston një shumicë e qartë qytetarësh që janë kundër regjimit. Problemi është se këto forca ende nuk kanë arritur të bashkohen dhe të veprojnë së bashku në kushte jashtëzakonisht të pafavorshme”, tha ai.

Profesori bëri krahasim me rënien e regjimit të Slobodan Millosheviqit, duke theksuar se edhe atëherë pushteti kontrollonte procesin zgjedhor. Ai shtoi se opozita duhet të fitojë fillimisht në kushte të padrejta përpara se të mund të reformohen institucionet.

Duke komentuar protestat studentore, Videnović tha se ato kanë arritur të mobilizojnë një pjesë të madhe të qytetarëve, por kritikoi mungesën e udhëheqësve të identifikueshëm.

Sipas tij, frika nga fushatat e shpifjes së mediave pranë pushtetit ka bërë që lëvizja të mbetet pa figurë përfaqësuese dhe pa një program të qartë politik.

“Kjo lëvizje amorfe komunikon kryesisht përmes rrjeteve sociale dhe ende nuk ka dalë nga politikat që dominojnë Serbinë prej rreth katër dekadash”, u shpreh ai.

Megjithatë, ai vlerësoi se studentët kanë arritur të zgjojnë votuesit pasivë dhe të afrojnë komunitetet ortodokse serbe dhe myslimane brenda vendit.

“Shesheli thotë atë që mendon Vuçiqi”

Një pjesë e rëndësishme e intervistës iu kushtua marrëdhënieve të Vuçiqit me liderin e Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel.

Videnoviq deklaroi se Sheshel shërben si zëdhënës jozyrtar i presidentit serb.

“Sot krimineli i dënuar i luftës, Sheshel, praktikisht vepron si zëdhënës i Vuçiqit, duke thënë atë që presidenti nuk mund t’ia lejojë vetes ta thotë bashkësisë ndërkombëtare. Sheshel thotë atë që mendon Vuçiqi”, deklaroi ai.

Profesori tha gjithashtu se koncepti i “Botës Serbe” është vazhdimësi e drejtpërdrejtë e projektit të “Serbisë sëMadhe”, duke argumentuar se në mediat pranë pushtetit Sllobodan Millosheviqi paraqitet si figurë pozitive, ndërsa ish-gjeneralët e dënuar nga Tribunali i Hagës shfaqen si analistë.

Serbia është qendër e propagandës ruse

Videnoviq u shpreh se Serbia është shndërruar në një nga qendrat kryesore të propagandës ruse në Evropë.

Ai tha se tre nga pesë televizionet kombëtare promovojnë narrativa pro-ruse, ndërsa Russia Today dhe Sputnik operojnë lirshëm në vend.

“Nuk ka forcë politike që mund t’i kundërvihet propagandës ruse. Edhe mediat e pavarura shpesh përpiqen të dëgjojnë ‘të dyja palët’, por pala ruse është shumë më e fuqishme dhe shumë më e zhurmshme”, deklaroi ai.

Sipas tij, Serbia nuk mund të ruajë njëkohësisht ndikimin rus dhe të pretendojë një perspektivë reale për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kritika ndaj Kishës Ortodokse Serbe

Profesori kritikoi ashpër edhe rolin e Kishës Ortodokse Serbe, duke e cilësuar atë si një organizatë me rol politik dhe ideologjik.

Sipas tij, sot Kisha Ortodokse Serbe ka marrë funksionin që dikur kishin strukturat ushtarake në promovimin e konceptit të “Botës Serbe”.

“Ajo vepron si mekanizëm për ruajtjen e kufijve ideologjikë të ‘Botës Serbe’ në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Mal të Zi”, tha ai.

Videnoviq tha se po promovon një qasje krejtësisht të re për politikën serbe.

“Ajo që po përpiqem të promovoj është një politikë krejtësisht e re, ku Serbia qëndron brenda kufijve të saj dhe nuk shkon përtej tyre. Është një politikë që vendet përreth e kanë miratuar tashmë”, deklaroi ai.

Ai shtoi se shumë shtete evropiane kanë pranuar ndryshimet historike të kufijve dhe nuk ndërtojnë më politika mbi pretendime territoriale.

Për Kosovën

Duke folur për Kosovën, Videnoviq tha se Serbia vazhdon të përdorë retorikë kërcënuese dhe të mbajë gjallë idenë e agresionit ushtarak, gjë që, sipas tij, reflektohet edhe në diskursin publik në Beograd.

Ai theksoi se gjatë 87 viteve të administrimit të Kosovës, Serbia nuk arriti t’i integrojë shqiptarët si qytetarë të barabartë, duke argumentuar se pavarësia ishte rezultat i natyrshëm i kësaj politike.

“Nëse Serbia e pranon realitetin ashtu siç është dhe heq dorë nga politika hegjemoniste dhe pretendimet për të drejta ‘natyrore’ mbi territore të tjera, ajo mund të zhvillohet shumë më me prosperitet dhe të bëhet një partner i besueshëm për fqinjët dhe për Evropën”, përfundoi Ivan Videnoviq.

The GeoPost

Continue Reading

Previous: Radoiçiqi dhe Veselinoviqi vazhdojnë të ruhen nga njësitet elitare të policisë serbe
Next: Kosova ngre aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të MUP-it serb për krime lufte në Vushtrri më 1999

Dokumentari që trazon narrativat serbe për luftërat e viteve ’90: Këtë serbët nuk duan ta dëgjojnë, as për Kosovën 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Dokumentari që trazon narrativat serbe për luftërat e viteve ’90: Këtë serbët nuk duan ta dëgjojnë, as për Kosovën

The Geopost July 7, 2026
Kosova ngre aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të MUP-it serb për krime lufte në Vushtrri më 1999 2 min read
  • Ballkan

Kosova ngre aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të MUP-it serb për krime lufte në Vushtrri më 1999

The Geopost July 7, 2026
Radoiçiqi dhe Veselinoviqi vazhdojnë të ruhen nga njësitet elitare të policisë serbe 2 min read
  • Ballkan
  • News

Radoiçiqi dhe Veselinoviqi vazhdojnë të ruhen nga njësitet elitare të policisë serbe

The Geopost July 7, 2026
Qyteti i Krushevcit në Serbi dënon posterët me gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve 2 min read
  • Ballkan

Qyteti i Krushevcit në Serbi dënon posterët me gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve

The Geopost July 7, 2026
Avokati i Popullit në Serbi kërkon hetim ndaj përgjegjësve për posterët kundër shqiptarëve në Krushevc 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Avokati i Popullit në Serbi kërkon hetim ndaj përgjegjësve për posterët kundër shqiptarëve në Krushevc

The Geopost July 7, 2026
Vuçiq jep miliona euro për të akuzuarin e Banjskës në ndërtimin e spitaleve, shtëpive dhe shkollave në Kosovë 13 min read
  • Ballkan

Vuçiq jep miliona euro për të akuzuarin e Banjskës në ndërtimin e spitaleve, shtëpive dhe shkollave në Kosovë

The Geopost July 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.